ILIRIADA PORTAL

Europa u beson konservatorėve pėr menaxhimin e krizės ekonomike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08062009

Mesazh 

Europa u beson konservatorėve pėr menaxhimin e krizės ekonomike




Nga Paul Taylor
Votuesit evropianė u besojnė konservatorėve tė djathtė mė shumė se tė majtės pėr menaxhimin dhe pėrballimin e krizės mė tė rėndė ekonomiko-financiare qė ka pėrfshirė kontinentin qė pas Luftės II Botėrore.

Ky ishte mesazhi kryesor i zgjedhjeve pėr Parlamentin Evropian qė pėrfunduan me rezultate tė fuqishme pėr konservatorėt nė pushtet nė Gjermani, Francė, Itali dhe Poloni, por humbje tė mėdha pėr socialistėt nė pushtet nė Britaninė e Madhe, Spanjė dhe Hungari.

Votimi mund tė zbusė presionet politike ndaj programeve tė mėdha tė shpenzimeve pėr rimėkėmbjen ekonomike, por duket se nuk do tė ngadalėsojė reformat pėr rregulla financiare mė strikte, qė pritet tė jenė kauza kryesore e legjislaturės sė re tė Parlamentit Evropian.

Zgjedhjet mbarė-evropiane do tė ndihmojnė gjithashtu edhe konservatorin Hose Manuel Barroso tė sigurojė njė mandat tė dytė pesėvjeēar nė krye tė Komisionit Evropian, me njė mandat pėr forcimin e mbikėqyrjes mbi tė gjitha tregjet dhe institucionet financiare.

Rezultatet e fuqishme tė partive tė gjelbėrta janė njė mesazh i qartė se ligjet pėr luftėn kundėr ndryshimit tė klimės dhe promovimin e energjisė sė pastėr do tė jenė prioritare nė axhendėn e asamblesė sė re.

Nė Gjermani, qė mė 27 shtator zhvillon zgjedhjet kombėtare mė tė rėndėsishme nė Evropė, Kristian Demokratėt e kancelares Angela Merkel rezultuan me shanse tė mėdha pėr tė triumfuar ndaj partnerėve aktualė Social Democratė nė "koaliconin e madh", dhe pėr tė formuar njė koalicion tė ardhshėm tė qendrės sė djathtė me liberalėt e partisė Demokratėt e Lirė.

Disfata e sė majtės pothuajse nė tė gjithė kontinentin, pėrveē Greqisė dhe Sllovakisė, ishte njė nga zhvillimet dhe rezultatet mė tė rėndėsishme tė kėtyre zgjedhjeve. Lideri i Socialistėve evropianė, Martin Schultz e konsideroi humbjen si "njė mbrėmje e trishtuar pėr socialdemokracinė nė Evropė". Ndėrkohė ambientalistėt ishin pėrfituesit mė tė mėdhenj tė kėtyre zgjedhjeve nė Francė dhe Gjermani. Por nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė bllokut, votuesit qė pėrfaqėsojnė klasėn punėtore bojkotuan zgjedhjet, ose preferuan tė djathtėn ekstreme, tė majtėn ekstreme apo nacionalistėt anti-evropianė.

Nė Britaninė e Madhe, Laburistėt e kryeministrit Gordon Broėn pėsuan njė disfatė tė rėndė duke u renditur si forca e tretė politike. Nė Irlandė, shanset pėr ratifikimin e Traktatit tė Lisbonės nė njė referendum tė dytė kėtė vit duket se janė mė tė larta pasi lideri, i cili financoi dhe kryesoi fushatėn e "jo-sė" sė vitit tė kaluar, dėshtoi nė tentativėn e tij pėr tė siguruar njė vend nė Parlamentin Evropian.

Por njė largim i madh i elektoratit irlandez nga partia "Fiana Fail" e kryeministrit Brian Coėen pas skandaleve bankare, nėnkupton se qeveria do tė jetė e dobėt dhe jo popullore nė nxitjen e zgjedhėsve pėr tė aprovuar dokumentin e rėndėsishėm evropian nė njė referendum tė dytė kėtė vit.

Pjesėmarrja e pėrgjithshme nė zgjedhje ishte nė njė shifėr tė ulėt rekord prej afro 43 pėr qind, pėr shkak tė apatisė sė elektoratit tė amplifikuar edhe nga kriza ekonomike. Edhe pse pjesėmarrja ishte pak mė e ulėt nga 45.5 pėr qind qė ishte nė vitin 2004, ajo tregon se votuesit e kanė tė vėshtirė identifikimin me Parlamentin Evropian.

Trendi konservator "mund tė duket paradoksal", pasi sondazhet tregojnė qė votuesit kėrkojnė njė rol mė tė fuqishėm tė shtetit nė rimėkėmbjen e ekonomisė dhe rregullimin e financave. Por konservatorėt si Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy kanė arritur tė "ta pushtojnė" kėtė territor duke rezultuar mė bindės se e majta.

55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Europa u beson konservatorėve pėr menaxhimin e krizės ekonomike :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Jun 08, 2009 3:18 pm nga Drini

E majta kudo ku ka qeverisur ka mbjell vetem korrupsion. Me behet qefi qe kto zgjedhje i dhan nje grusht derrrmues ne te gjithe europen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 08, 2009 3:34 pm nga bulqizaku

na demukrat e Belgjiks per vete fitum, teshtej e keni llafin ju aqe nshqipnej cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jun 09, 2009 12:30 pm nga lidabica

Ishalla edhe ne o bulqizak,vazhdojme djathtas Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jun 09, 2009 9:37 pm nga gerrard

Ne zgjedhjet per parlamentin europian dy gjera kane spikatur, se pari qe euroskeptiket jane ne rritje, dhe se dyti qe partite e djathta dhe ksenofobe jane gjithmone dhe me te forta. Dhe keta dy faktor kane nje emerues te perbashket, qe Europa ne kyte menyre se si eshte e ndertuar nuk funksionon.
Nese nga njera ane kemi nje triumf te partive te djathta dhe te qendres, nga ana tjeter kemi nje disfate totale te partive socialiste, bile ne disa raste me shifra historike. Ne rastin e Britanise se Madhe kemi nje humbje me te vertete historike, qe zbret Laburistet ne vendin e trete te partive me te medha, ne favor te Konservatoreve dhe Liberalve, mendoni qe nje gje e tille nuk ndodhte qe nga viti 1868.
Shkaqet qe forcat e majta kane pesuar nje disfate kaq e madhe ose me mire te themi qe disa forca ksenefobe jane forcuar kaq shume jane te ndryshem. Natyrisht qe nje nga shkaqet eshte kriza e rende ekonomike, dhe kjo krize ne menyre automatike shenderrohet ne nje minus kunder Europes pamvarsisht nga fajet apo meritat e Europes. Shumica e partive ksenofobe si ajo ne Holande qe eshte mendoni, partia e dyte ne vend, jane parti antieuropiane, duke ja veshur Europes edhe fajet e krizes ekonomike, si te mos mjaftonin dobesite e tjera te Europes.
Shkaku i dyte dhe jo me pak i rendesishem qe partite ksenofebe kane kaq sukses nga viti ne vit eshte emigracioni, keto parti jane duke ndertuar fatin e tyre me pretekstin e emigracionit, duke e bere kyte faktor nje kale beteje. Duke perfituar edhe nga problemet qe emigracioni sjell ne Europe kryesisht ai islamik, keto forca politike do te jene gjithmone dhe me te forta. Do te jene me te forta sepse njerzit i shikojne si e vetmja shprese qe u ka mbetur kunder te huajve qe kane mbushur rruget e Europes, ku keta te fundit ē'do dite dhe me shume konsiderohen pushtues se sa emigrant.
Pastaj kemi nje situate tjeter qe eshte shume paradoksale, kemi pasur keto dite zgjedhjet per ne parlamentin europian, dhe eshte bere fushate elektorale per me shume se nje muaj, eshte folur per ē'do gje, por per Europen JO. Partite me te medha te vendeve te BE-se shkojne ne parlamentin europian per problemet e brendeshme te vendeve te tyre respektive, duke bere premtime madheshtore por pa permendur pothuajse asnjehere Europen, duke te dhene idene se Europa eshte me shume nje pretekst apo nje oporunitet se sa nje objektiv.
Dhe Europa keshtu siē eshte ndertuar nuk funksionon, eshte kthyer ne nje gjigand burrokratik qe u sherben me shume qeverive te ndryshme si nje ombrelle, ne vend qe te jete nje destinacion i perbashket. Nese kyte vit nuk miratohet traktati i Lizbones Europa rrezikon te mbetet nje enderr e bukur ne sirtaret e zyrave burrokratike te Brukselit. Nuk mund te funksionoje nje Bashkim kaq i madh shtetesh kur keto shtete nuk kane nje politike te perbashket, dhe per te marre nje vendim duhet te kaloje per 27 parlamente dhe pastaj te miratohet nga te gjithe sebashku.
Ne te kunderten me Ameriken qe ka nje President, nje Sekretere Shtetit dhe nje Sekretare Mbrojtje, qe flasin dhe vendosin, Europa ka me qindra zera te ndryshem, dhu kur Presidenti amerikan deshiron te kerkoje nje opinion apo te marrre nje mendim, duhet te shkoje ne Berlin Paris dhe Londer, ne vend qe te shkonte vetem ne Bruksel.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi