ILIRIADA PORTAL

PD, Kandidatėt: Sfida, jo konfirmim i mandatit, por fitore e thellė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11062009

Mesazh 

PD, Kandidatėt: Sfida, jo konfirmim i mandatit, por fitore e thellė




VALENTINA MADANI
Kandidatėt e PD-sė nė 12 qarqet e vendit kanė njė synim tė qartė, jo vetėm konfirmimin e mandatit qeverisės, por arritjen e njė fitoreje tė thellė nė zgjedhjet e 28 qershorit. Dy prej kandidatėve demokratė qė janė dhe pjesė e kabinetit qeveritar, ministrat Sokol Olldashi dhe Gazmend Oketa, kanė bindjen e plotė se programi ambicioz i PD-sė ėshtė rruga drejt fitores, gjithnjė e mbėshtetur nė arritjet e qeverisė pėrgjatė kėtij mandati qė po lėmė pas. Pikėrisht, kėto mesazhe po pėrcjellin kandidatėt demokratė jo vetėm tek elektorati i djathtė, por edhe tek zgjedhėsit e majtė qė, gjithsesi, duan t’i bashkėngjiten ndryshimit qė nisi mė 3 korrik 2005. Ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa, qė konkurron nė qarkun e Durrėsit, gjatė takimit elektoral nė lagjen nr. 5 tė kėtij qyteti, kėrkoi nga votuesit qė tė vazhdojnė tė besojnė PD-nė ashtu siē i besuan asaj Shqipėrinė nė vitin 2005, sepse nė kėtA 4 vjet qeverisja demokratike i ėshtė pėrkushtuar ndryshimit rrėnjėsor tė vendit. Sipas Oketės, kabineti qeverisės e quan “sfidėn e ndryshimit” si njė fat tė mirė. Ka qenė njė punė shumė e madhe, pasi ky kabinet ka ndėrmarrė reforma shumė tė thella nė Shqipėri. Duke u ndalur tek arritjet e qeverisė, Oketa vuri nė dukje se sistemi fiskal me taksa tė ulėta mundėsoi hapjen e mė shumė vendeve tė punės dhe nėpėrmjet taksave tė ulėta u rritėn tė ardhurat nė buxhet dhe u bė e mundur rritja e pagave e pensioneve. “Edhe pse kundėrshtarėt tanė politikė deklarojnė se korrupsioni nuk ėshtė luftuar, fakti qė buxheti i shtetit ėshtė dyfishuar, fakti qė investimet janė shumėfishuar nė infrastrukturė, shkolla, shėndetėsi, bujqėsi, tregon qartė se lufta kundėr korrupsionit ka qenė efikase”, - deklaroi z. Gazmend Oketa. Ministri i Mbrojtjes vlerėsoi arritjen historike tė qeverisė, ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės. Sipas tij, kjo rrugė nuk lidh thjesht Shqipėrinė me Kosovėn,qė i sjell turizmit nė Durrės shumė pėrfitime, por do tė sjellė dhe rreth 60 milionė euro tė ardhura nė vit, njė rrugė qė do t’i japė frymėmarrje sistemimit tė tė gjithė zonės ku ajo kalon”. “Kėto zgjedhje nuk i shoh si njė sfidė vetėm tė Gazmend Oketės apo edhe tė 13 deputetėve tė qarkut tė Durrėsit, por si njė sfidė tė pėrbashkėt pėr tė rikonfirmuar qeverisjen aktuale dhe pėr tė bėrė tė mundur realizimin e ėndrrės sė shqiptarėve ‘E duam Shqipėrinė si gjithė Europa’”- deklaroi z. Gazmend Oketa. Nga ana tjetėr edhe ministri i Punėve Publike dhe Transporteve, kandidat nė qarkun e Fierit, z. Sokol Olldashi, garanton qytetarėt e zonės se arritjet e gjithanshme nuk do tė ndalen dhe se deviza e PD-sė ėshtė “Pėrpara dhe shumė shpejt”. Gjatė njė takimi elektoral me banorėt e fshatit Topojė, Olldashi pohoi: “Ju meritoni shumė mė tepėr nga ē’kemi bėrė dhe tė jeni tė bindur se ritmet tona tė zhvillimit do tė jenė shumė mė tė shpejta, me investime 2-4 herė mė tė larta". Deputeti i PD-sė prezantoi programin e qeverisė pėr mandatin e dytė, ku pėrfshihen investimet nė infrastrukturė, arsim, shėndetėsi, bujqėsi, industri, agrobiznes dhe nė ēdo sektor tė jetės.

"Ne duhet tė marrim pėrsipėr dhe tė vazhdojmė ndryshimin e madh pėr ta bėrė Shqipėrinė evropiane. Pavarėsisht bindjeve politike, qėllimi ynė i pėrbashkėt ėshtė tė ecim sa mė shpejt pėrpara, tė thellojmė fitoret dhe realizimet e qeverisjes 4-vjeēare, tė shkojmė sa mė shpejtė drejt familjes evropiane, duke kapur standardet e saj. Punėt qė kemi nisur, t'i pėrshpejtojmė dhe thellojmė. Brenda vitit tė parė tė mandatit tė dytė qeverisės ju dhe ēdo shqiptar do tė lėvizė i lirė nė botėn e lirė", - u shpreh Olldashi.

Standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

PD, Kandidatėt: Sfida, jo konfirmim i mandatit, por fitore e thellė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Jun 11, 2009 1:35 pm nga lidabica

Dhe do t'ja japim kete pergjegjesi ,jo te vogel,ne mandatin e ardheshem,per te permbushur te gjitha premtimet dhe qe Shqiperia te jete me te drejta te plota ne gjirin evropian Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi