ILIRIADA PORTAL

"Rama po fut trafikante ne Kuvend"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12062009

Mesazh 

"Rama po fut trafikante ne Kuvend"




Fatjona Mejdini
Sulme te forta te kryetarit te mazhorances, Berisha ne drejtim te liderit socialist Rama, teksa ka perifrazuar tere takimin e kryesocialistit dy dite me pare ne kryeqendren e Veriut, ne Shkoder. Madje ai nuk ka ngurruar te sulmoje dhe listen e kandidateve ne Shkoder, duke e akuzuar Ramen se po fut ne Kuvend kryetrafikante. Keshtu, kryeministri Berisha e akuzoi dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se u kerkonte qytetareve te Shkodres te votonin kryetrafikantet ne listen e tij, te paraqitur ne kete qytet dy dite me pare. Duke ju referuar takimit te pak diteve me pare te Rames ne Shkoder, kryeministri Berisha deklaroi se kryetari i PS-se kishte mashtruar qytetaret me citime te marra nga poetet shkodrane, duke u perpjekur te fshehe problemet me listen e tij. "Zoti Rama, ti i recitove Shkodres Hil Mosin dhe i servire Shkodres Tom Doshin. Ti recitove pater Gjergjin dhe Luigj Gurakuqin, do cosh ne parlament kryetrafikantin. Nuk ke te ardhme. Ky eshte paralajmerimi im serioz", deklaroi kreu i qeverise nga sheshi qendror i Shkodres. Nga ana tjeter kryetari i PD-se, Berisha deklaroi se Rama e urrente ate per faktin se ne zgjedhjet e ardhshme ai perseriste fitoren e korrur ne vitin 1992 ndaj eterve te tij. "Ti me urren, por me nderon, sepse e verteta eshte qe ate qe u bera eterve ne '92 bashke me ju, ia beme bijve ne 2005, se tani po ngrihen eter e bij dhe serish do ia bejme ne 2009. Ky eshte zotimi im per ty, zoti Rama. Ndaj me urre sa te duash, se ky fat te pret", deklaroi Berisha. Ai e ftoi edhe njehere Ramen qe te behej pjese e listes per deputet te Partise Socialiste, sepse kjo ne radhe te pare ishte nje kerkese e qytetareve. Por nga ana tjeter, lideri demokrat e cilesoi takimin e djeshem me demokratet ne Shkoder si me te vecantet nga te gjithe ata qe ka bere me pare ne kete qytet. Sipas Berishes, ky takim behej i vecante per shkak se qytetaret e dinin se do te votonin kete here per te ardhmen e tyre evropiane. "Kam ardhur ketu me qindra here, por ky eshte takimi me madheshtor qe ne zhvillojme ne kete shesh. Ju sot nuk keni dale per Sali Berishen se ai eshte miku juaj, keni dale per Evropen, per Shkodren evropiane, per Shqiperine evropiane, per vokacionin tuaj, per besimin tuaj", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Ne kete kuader kryeministri Berisha deklaroi se ne kater vitet e ardhshme investimet per kete qytet do te 10- fishohen. Sipas Berishes, me 18 qershor inaugurohet rruga Shkoder-Hani i Hotit, se shpejti do inaugurohet edhe rruget Velipoje-Ulqin, Koman-Fierze, Bypassi i Shkodres dhe unaza e liqenit. "Shkodra do te shnderrohet ne nje metropol te fuqishem, ne madheshtine e shpirtit te saj. Shkodra do kete infrastrukturen rrugore te qytetit, te qarkut, kombetare dhe nderkombetare, nga me te rejat e modernet te Evropes", premtoi kryeministri Berisha, duke theksuar se gjate ketyre kater viteve ne kete qark jane bere me qindra investime. Po keshtu kryeministri Berisha deklaroi se Shkodra do jete nje nga epiqendrat kryesore turistike te Shqiperise dhe Ballkanit dhe epiqender kryesore e vendit per dijen e shkencen.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

"Rama po fut trafikante ne Kuvend" :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Jun 12, 2009 7:22 pm nga nardlushnja

ne shqiperi politika eshte bere art i baltologjise.Kush e kush te hedhe me shume balte shoku skokut.

Zoti berisha ,ndofta keni te drejte per kryetrafikantin,por si ka mundesi qe pas pretendimit se keni sulmuar trafikun dhe korrupsionin e keni lene te lire kete person????Pse nuk e keni futur ne burg????Te pakten dorezoni faktet prane prokurorise apo gjykates.
Me qenese ju nuk mund te me pergjigjeni le ta bej ndonje ndonje gur shahu tjeter

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Jun 12, 2009 10:44 pm nga lidabica

me siguri do te denohen te gjithe keta qe shkelin ligjin,kushdo qofte ai.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Jun 13, 2009 11:21 am nga bulqizaku

na boni qato rrug se me nejt tu numru kush ka ma shum trafikanta allaj nuk jeni fort larg ka njani qetri or sal

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi