ILIRIADA PORTAL

Berisha: Socialiste, votoni per PD

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15062009

Mesazh 

Berisha: Socialiste, votoni per PD




Kryeministri Berisha u ben thirrje socialisteve te votojne per Partine Demokratike, per realizimin e projektit qeverises te tij ne kete katervjecar. Nje ftese e tille eshte bere qe nga qyteti minator i Perrenjasit, teksa ka premtuar dhe uljen e moshes se pensionit me 5 vjet. "Ketu, ne emrin tuaj, ju drejtoj nje thirrje vellazerore socialisteve te Perrenjasit, Librazhdit dhe mbare Shqiperise, le te bashkohen me ne. Le te bashkohen, sepse ky projekt i ketij 4-vjecari nuk eshte projekt partiak, por eshte endrra e cdo shqiptari per te pare veten, femijet e tyre, vendin e tyre ne Evrope, eshte projekti evropian, se e meritojne te gjithe shqiptaret pavaresisht nga bindjet e tyre politike. Pyeteni veten se te kush besoni me shume per realizimin e ketij projekti. Ne i dhame provat tone, ne e anetaresuam Shqiperine ne NATO dhe e sollem Shqiperine si nje vend qe aplikoi per anetaresimin ne Bashkimin Evropian", ka qene deklarata e Berishes. Sipas tij, Evropa sot eshte me blu se kurre ne historine e saj, miqte e Partise Demokratike dhe te Sali Berishes ne Bruksel, ne Berlin, ne Paris, ne Rome dhe kudo jane nje garanci e madhe per projektin evropian. "Le te bashkohemi bashke, sepse kryetari juaj nuk ka marre persiper te udheheq ju, kryetari juaj ju kerkon voten por per vete fshihet dhe nuk e ve emrin ne liste", beri thirrje Berisha. Njeheresh ai nuk ka munguar qe te sulmoje kryetarin socialist Rama. Ai tha se dy jave rresht i kishte kerkuar qe te mbledhin Parlamentin, kerkese qe sipas Berishes, eshte bere per te nderuar socialistet, nuk e beri per ate. Por ai nuk pranoi. "Ne qofte se ju do te votoni per ne, une ju garantoje se do te votoni para se gjithash per rrogat dhe pensionet tuaja, per sherbimin shendetesor modern, per arsimimin evropian te femijeve tuaj, per levizjen e lire pa viza qe ne vitin e pare te mandatit tone te dyte", eshte shprehur lideri i mazhorances. Per te cilin, vota per demokratet eshte vote per infrastrukturen evropiane moderne te Perrenjasit, Librazhdit dhe mbare Shqiperise. Do te votoni per projektet e te gjithe fermereve te Perrenjasit, Librazhdit dhe mbare Shqiperise te financuara nga qeveria. Teksa ka bere thirrje per te votuar numrin 10, PD-ne, Berisha nuk ka munguar te premtoje dhe per uljen e moshes se pensionit te minatoreve. Duke qene i vetedijshem per problemet madhore te krijuara nga renia e sistemit minerar, Berisha ka deklaruar se vjen ne Perrenjas dhe premton dy gjera kryesore, rritje pensioni dhe uljen e moshes se pensionit. "Une vij prape ketu qe t'iu premtoj dy gjera minatoreve te Perrenjasit dhe te mbare Shqiperise: Sali Berisha do te uli me pese vjet moshen e pensionit te tyre. Une jam gati dhe kerkoj mirekuptimin tuaj per kete: me kerkoni rritje pensionesh por jo statuse, sepse statuset nuk shkojne me pensionet dhe une do t'jua rris pensionet tuaja. Por reforma evropiane e pensioneve nuk lejon statuset brenda saj, lejon rritje pensionesh dhe ne do t'ua rrisim ato, lejohet ulja e moshes dhe une do te ul moshen e pensionit", deklaroi Berisha. Ai pohoi se u kishte premtuar fermereve shqiptare se do te dyfishoje pensionet e tyre dhe e kishte mbajtur fjalen. "Une ju premtoj fermereve te Perrenjasit dhe te mbare Shqiperise se ne kater vite qe vijne pensionet e tyre do te barazohen me ato te qytetit", tha Berisha. S.P
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha: Socialiste, votoni per PD :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Jun 15, 2009 11:20 am nga lidabica

Do bejne mire socialistet te hapin syte dhe te shohin perpara dhe t'i lene cic-micet dhe akuzat pa argument te kreut te tyre te pa tru dhe pastaj le te votojne per partine qe ju jep mireqenie dhe vetem mireqenie,PARTINE DEMOKRATIKE Very Happy cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi