ILIRIADA PORTAL

"Jo vizave per Ballkanin Perendimor"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16062009

Mesazh 

"Jo vizave per Ballkanin Perendimor"




LUKSEMBURG - Ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, riafirmuan dje mbeshtetjen per heqjen e vizave per vendet e Ballkanit Perendimor. Ata i rekomanduan Komisionit Evropian heqjen e vizave per vendet e Ballkanit, te cilat kane plotesuar kushtet ne kete fushe. Por nga ky takim nuk u pa ndonje vendim konkret, pervec nje rekomandimi.

Cekia si kryesuese me BE-ne i beri thirrje dje KE-se qe sa me shpejt te propozoje regjim pa viza per vendet e Ballkanit, qe plotesojne kushtet. Por do te jete veshtire qe te miratohet gjate kesaj vere nje vendim pozitiv nga ana e vendeve anetare, para se ne Gjermani te mbahen zgjedhjet parlamentare. Eurokomisioneri per zgjerim Oli Ren para takimit te ministrave te jashtem te 27 vendeve anetare deklaroi se "ka ardhur momenti historik qe problemi i vizave te zgjidhet para Keshillit te BE-se".

Deklarata e plote

"Keshilli i Ministrave te BE, shpalli perseri mbeshtetjen e tij per dialogun e liberalizimit te vizave me Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen, FYROM-in, Malin e Zi dhe Serbine, bazuar mbi udherrefyesin qe permban referenca te qarta dhe realiste sipas vleresimit vend pas vendi", - thuhet ne deklaraten e mbledhjes. Keshilli kujton qe "vendet e interesuara duhet te vazhdojne te fokusohen ne implementimin e plote te ketyre referencave". Ne kete pike, Keshilli thote se "mirepret raportet me vleresimet e perditesuara te prezantuara nga Komisioni Evropian ne progresin e dialogut te liberalizimit te vizave ne keto vende. Raporti reflekton progresin e bere nga keto vende ne mbledhjen e referencave te nxjerra nga udherrefyesi i liberalizimit te vizave. Ne kete kontekst, Keshilli "inkurajon Komisionin Evropian te prezantoje sa me shpejt te jete e mundur nje propozim legjislativ qe do te amendoje Reg 539/2001, per te aplikuar si shtete anetare ne menyre te qe te arrijne regjimin e vizave te lira, ne rastin me te mire ne fund te 2009-es, me ato vendet te cilat i kane permbushur te gjitha referencat". Duke pranuar rendesine e liberalizimit te vizave per Ballkanin Verior, Keshilli thekson "rendesine e te gjitha vendeve te interesuara per viza te lira ne baze te merites se tyre". Per me teper Keshilli "mirepret progresin e arritur dhe ben thirrje vendeve te rajonit per pershpejtim te metejshem dhe implementimin e reformave per te permbushur kriteret e nevojshme".

S'ka vendim

Pas takimit nuk u tha konkretisht se cilat vende perfitojne. Zevendes kryeministri i Serbise, Bozidar Xhelic, u tha gazetareve se zyrtare te Komisionit Evropian i kane konfirmuar atij se propozimi per liberalizim te vizave do te behej per tri shtete deri ne fund te ketij viti.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi