ILIRIADA PORTAL

Qetsori rrėfehet: Pėrse vendosa tė braktis garėn pėr deputet, PDK mė shfrytėzoi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22062009

Mesazh 

Qetsori rrėfehet: Pėrse vendosa tė braktis garėn pėr deputet, PDK mė shfrytėzoi




Klotilda Harka

“Kėtu rrugėt tona ndahen...”, ka qenė njė pjesė e mesazhit telefonik qė Qetsor Ferunaj i ka dėrguar tė shtunėn nė mėngjes kryetarit tė PDK-sė, Nard Ndoka. Fituesi i “Big Brother 2”, i dyti nė listat pėr deputetė tė demokristianėve pėr Qarkun e Vlorės, ka vendosur tė tėrhiqet nė kulmin e fushatės politike pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Njė ditė pasi gazeta “Panorama” publikoi lajmin qė Qetsori braktisi PDK-nė dhe lė nė mes fushatėn pėr zgjedhjet e 28 qershorit, ai jep kėtė intervistė ekskluzive. 33-vjeēari nga Dukati zbardh tė vėrtetėn e marrėdhėnieve me Nard Ndokėn, si u detyrua ta hidhte firmėn brenda 24 orėve dhe fushata qė e gjeti tė papėrgatitur pas daljes nga spektakli.
Vendosni tė hiqni dorė nga kandidatura nė listėn e deputetėve tė PDK-sė pak ditė para zgjedhjeve tė 28 qershorit. Cila ėshtė arsyeja?
Unė s’e kam pasur asnjėherė nė mendje tė bėhem deputet. Me kėtė situatė u pėrballa dhe prezantova vetėm pas daljes sime nga “Big Brother 2”.
Nė cilėn mėnyrė u prezantove?
Pikėrisht ditėn qė dola nga “reality show”, familjarėt mė tregojnė gazetėn “Panorama” ku kishte dalė fotografia ime si kandidat pėr deputet i Partisė Demokristiane pėr Qarkun e Vlorės. Unė kisha punuar me demokristianėt nė zgjedhjet lokale 2007, pasi politika qė unė kam bėrė ka qenė e fokusuar nė politikat e vogla.
Mė konkretisht cili ka qenė kontributi juaj pėr Partinė Demokristiane?
Atėherė PDK-ja ishte nė koalicion me Partinė Demokratike pėr kryetarin e Bashkisė sė Orikumit. Kam punuar bashkė me kryetarin e PDK-sė nė Orikum, mikun tim Nako Mjalti dhe me punėn tonė arritėm tė ēonim dy kėshilltarė tė PDK-sė nė kėtė bashki. Edhe atėherė isha i dyti nė listėn e PDK-sė.
Anėtarėt e PDK-sė janė kryesisht besimtarė katolikė. A ėshtė njė minus ky pėr ju?
E vėrteta ėshtė qė nuk jam katolik, por mendoj qė besimi fetar nuk ėshtė njė pengesė pėr t’u bėrė pjesė e PDK-sė.
Kthehemi te kontributi juaj nė kėtė parti, sa i angazhuar keni qenė pas zgjedhjeve lokale 2007, dhe deri ditėn qė mėsuat se ishit nė listėn e kandidatėve pėr deputetė?
Kam qenė i pranishėm nė disa takime me kryetarin Nard Ndoka, isha nė festėn e krijimit tė PDK-sė para se tė hyja nė BB2, dhe po ashtu kam marrė pjesė nė disa takime politike tė rangjeve tė ndryshme.
Jeni takuar privatisht me Nard Ndokėn, keni njė opinion personal pėr tė?
Jo. Gjithmonė takimet me Ndokėn kanė qenė nė nivel bisedimesh nė grup. Por kam pasur pėrshtypje tė mira, kam folur dhe brenda shtėpisė BB me superlativa. Ndoshta bisedat qė kam bėrė aty brenda i kanė shtyrė demokristianėt tė pėrdorin imazhin tim pėr tė mė vendosur nė listat pėr deputet nė Qarkun e Vlorės.
Ēfarė keni parasysh kur thoni “pėrdorim imazhi”?
E shikoj “pėrdorimin e imazhit” pėr motivin e parė qė isha i dyti nė garėn pėr deputet. Dhe e shikoj po ashtu si shfrytėzim tė imazhit tim kėtė lėvizje tė PDK-sė nisur nga fakti qė s’dija asgjė pėr vendosjen e emrit tim nė listat pėr zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009. Kontaktin e parė e mora direkt pasi dola nga spektakli “BB2”, ku u shpalla fitues dhe tashmė kisha fituar njė famė. Fakti qė isha bėrė i njohur ishte nė interes tė PDK-sė.
Dhe si reaguat, si e pritėt?
Pas njė stėrlodhje psikologjike tė 100 ditėve tė kaluara nė reality shoė, e ndieja tė domosdoshme tė qetėsohesha. Nė fakt ndodhi e kundėrta, dola nga njė spektakėl i lodhur dhe u gjenda pėrballė njė realiteti politik impenjativ. Isha konfuz dhe nuk kuptoja se ēfarė po ndodhte realisht. Duke pasur parasysh ngutjen pėr tė hedhur firmėn brenda vetėm 24 orėve pas daljes nga spektakli, (pasi duheshin dorėzuar listat nė KQZ), kam nxjerrė konkluzionin se nė fakt mė ishte dashur kohė pėr tė reflektuar. Pra ishte njė veprim i nxituar.
Mund ta quajmė kėtė tėrheqje nga ana juaj frikė se do dilje humbės pas fitores nė BB?
Jo, realisht gjatė kėtyre ditėve nuk po mė shqetėsonte fakti pse isha i dyti nė listė, por mė trembte fitorja, dhe nėse do bėhesha deputet...
Fitorja?! Pse ku e gjenit kėtė siguri, dhe si i kishit bėrė llogaritė pėr tė fituar, kur dihet qė Vlora ėshtė njė bastion i majtė?
Duke parė vlerėsimet qė publiku ka dhėnė pėr mua nė BB, edhe pse mund tė ishin tė pozicionuar politikisht, besoj se do mė mbėshtesnin pėr njė fitore tė dytė edhe nė politikė. Askush nuk mė njeh aq mirė sa fansat e mi. Mendoj se njerėzit dinė tė vlerėsojnė personin, por nė kėtė rast nuk jam gati pėr njė pėrgjegjėsi tė tillė, pasi e quaj pėrgjegjėsi tė jesh deputet. Supozojmė se do fitoja, por a do tė jem i aftė ta bėj detyrėn e deputetit lind pyetja? Mendoj se nuk jam gati, kjo ėshtė arsyeja e tėrheqjes sime, qė mė bėri tė marr vendime me mė shumė maturi.
Nė ēfarė mėnyre ia bėtė tė ditur Ndokės vendimin tuaj pėr t’u tėrhequr?
Me njė mesazh telefonik tė shtunėn nė mėngjes.
Nuk duket normale, sidomos kur bėhet fjalė pėr kandidaturė deputeti, pėrgjegjėsi e madhe siē e thatė mė sipėr apo jo?! Pėrse nuk i kėrkuat takim nė zyrė?
Unė nuk i detyrohem askujt nė lėvizjet e mia politike, pėrkundrazi politika mė detyrohet mua. Nuk mė detyron askush ta them diēka ashtu si dua. Pėr mua mėnyra e tė thėnit s’ka asnjė lloj vlere.
Na lė tė kuptojmė qė paska ekzistuar njė hendek mes jush dhe kryetarit sė PDK-sė, Ndokės?
Realisht Ndoka ka qenė i zėnė me punė kėtė kohė, si dhe kėto ditė i preokupuar me vrasjen qė ndodhi nė Shkodėr. Unė nuk bėj lėvizje nė jetė pėr qejfmbetje.
A keni bėrė njė fushatė konkrete, dhe a u ka dhėnė Ndoka ndonjė direktivė orientuese?
Jo, nuk kam marrė porosi nga ai, dhe pothuaj nuk kam bėrė fushatė.
Nėse bėni njė analizė tė kėtyre ditėve, ēfarė keni humbur dhe ēfarė keni fituar?
Kam humbur nga imazhi im. Shumė fansa dhe njerėz qė mė duan janė mėrzitur nga pozicionimi im me demokristianėt. Pasi mendoj se mė shikonin tė angazhuar nė njė parti tjetėr.
Ju vetė ku pozicionoheni, nė cilėn nga partitė e mėdha?
Mė duhet dhe dy ditė kohė tė jap njė pėrgjigje tė saktė pėr kėtė.
I keni lexuar programet e partive politike pėr kėto zgjedhje, dhe nėse po, cili program tė duket mė i miri?
Kam lexuar programet e PDK-sė, PD-sė dhe PS-sė. Nė vija tė pėrgjithshme kam njė ide dhe mund tė them qė tė gjitha mėshojnė tek ēėshtje ndryshimesh tė rėndėsishme, por baza ėshtė e njėjtė tek tė tre programet.
A keni njė parashikim tuajin se cila parti do tė fitojė mė 28 qershor?
Duke parė situatėn, mendoj se Partia Demokratike fiton.
Personalisht keni hequr dorė nga politika apo vetėm nga PDK-ja dhe kėto zgjedhje?
Jo, nuk kam hequr dorė nga politika, por besoj kur tė mbaroj shkollėn pėr Shkenca Politike, qė nis kėtė vit akademik nė Vlorė, do jem mė i pėrgatitur pėr zgjedhjet e ardhshme.


Ndoka: Respektojmė vendimin e Qetsorit
Kryetari i Partisė Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar largimin e Qetsorit nga gara pėr deputet si njė vendim personal tė tij, i cili do tė respektohet. I ndodhur prej tri ditėsh nė Shkodėr, pas vrasjes sė kryetarit tė degės sė Malėsisė sė Madhe tė PDK-sė, Ndoka ka vlerėsuar pozitivisht figurėn e personazhit qė fitoi “Big Brother”. “Qetsori ishte njė kandidat me vlera dhe njė personazh qė kishte popullaritet nė qarkun e Vlorės. Por tani qė ai ka marrė vendimin pėr tė lėnė garėn pėr deputet, ne e respektojmė vendimin e tij”, tha Ndoka i kontaktuar nga gazeta. Fituesi i edicionit tė dytė tė “Big Brother” nėnshkroi njė marrėveshje me Partinė Demokristiane sapo doli nga spektakli, duke pranuar tė kandidojė nėn siglėn e kėsaj partie nė qarkun e Vlorės. Ai ishte i dyti nė listė, por marrėveshja me PDK-nė parashikonte qė nėse kjo forcė arrinte pragun pėr tė marrė deputet dhe nėse Qetsori do tė merrte mė shumė vota se kandidatėt e tjerė nė listė, ai do tė fitonte edhe mandatin e deputetit.
Panorama
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24471
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi