ILIRIADA PORTAL

Vota pėr Kombin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26062009

Mesazh 

Vota pėr Kombin




Agron TUFA
Tė absolutizosh vlerat e njė force politike - tė sė majtės apo tė sė djathtės - do tė thotė ta perceptosh e pėrjetosh botėn vetėm majtas ose vetėm djathtas. Nė tė dyja rastet ekstremale kjo i ngjet atij tė sėmuri qė e rrėmben paraliza e hipofizės sė trurit nga njėra anė. Nė fakt duhej njė ekuilibėr, sikundėr thotė populli pėr duart: “e majta lan tė djathtėn dhe tė dyja sė bashku - fytyrėn”. E kemi thėnė gjetkė, se tek ne, edhe nėse lajnė diēka kėto duar tė majta e tė djathta partish, ajo qė lajnė ėshtė diēka shumė mė prozaike se fytyra! Por nuk do tė abstragojmė shumė nė teori, se si ėshtė apo si duhet tė jetė alternativa e majtė/ e djathtė. Jemi kėtu dhe tani, nė njė terren konkret, qė ėshtė Shqipėria. Dhe hesapet duhet t’i bėjmė sipas vendit dhe kuvendit, d.m.th., sipas pėrvojės sonė konkrete historike.

Kam qenė nė jo pak raste kritizer i sė djathtės, duke qenė me gjithė qenien, shpirtin, ndjeshmėrinė dhe formimin tim kulturor e etik brenda sistemit tė vlerave tė sė djathtės, e cila nuk duhet mjegulluar e mistifikuar shumė, pasi boshti i saj i vlerave tė saj qė nga lashtėsia ka qenė gjithėherė i njėjtė: Zoti-Familja-Atdheu (besimi-tradita-prona), etika e suksesit individual, ligji dhe drejtėsia, nderi dhe mėshira pėr mė tė dobėtin. Mund tė vazhdohej mė tutje kjo paradigmė vlerash, por nė thelb, ky ėshtė fundamenti. Dhe ėshtė pikėrisht ky fundament (bazė apo themel), krejtėsisht i tronditur, i shkundulluar sistematikisht nė shoqėrinė shqiptare pėrgjatė njė gjysėm shekulli.

Me rrėzimin formal tė komunizmit stalinist shqiptar, ne aspak nuk i lamė hesapet me komunizmin, me shpėlarjen e truve, dhe akoma mė keq - ne nuk i qėruam hesapet me trashėgiminė famėkeqe tė komunizmit, pasi pati trashėgimtarė tė drejtpėrdrejtė tė po atyre fytyrave, tė po atyre metodave, tė po asaj ndjeshmėrie, tė po atyre miteve, tė po atij solidariteti – krejtėsisht tė pandjeshėm ndaj plagėve tė shkaktuara prej linjės sė gjyshėrve dhe baballarėve tė tyre. Trashėgimtarėt e rinj, nėn terma e slogane tė kohės sė re, vijnė prej njė gjenealogjie, e cila ka vazhduar tė qėndrojė krejtėsisht indiferente pėr plagėt e thella qė i shkaktuan kėtij kombi, sa qė ėshtė paradoksale t’i shohėsh tė majtėt shqiptarė nė njė dritė tė re, a thua se u ka zbritė befas ndonjė frymėzim i shenjtė. E pėrsėris: jemi nė Shqipėri dhe nuk duhet harruar se ēfarė ėshtė bėrė nė kėtė vend, kush e ka bėrė dhe kush ėshtė trashėgues i kėtyre bėmave. E majta ėshtė njė sheqerosje me “pak krem e vanilje” i pinjojve, qė pėr gjyshėr e baballarė kanė vampirėt e historisė tonė.

Mė e keqja ėshtė se kjo e ashtuquajtur e majtė shqiptare, i pati shanset, erdhi nė pushtet nėpėrmjet njė revolucioni bolshevik gjakatar mė 1997, qeverisi me njė egėrsi tė pashoqe e diskriminuese, i mveshi vendit tonė namin mė tė zi tė varfėrisė, trafikantėve, bandave kriminale, korrupsionit, manipulimit tė zgjedhjeve dhe blerjes masive tė shtypit. Ishte kjo e majtė qė pėr tetė vjet rresht lulėzoi kulturėn mercenare tė shėrbimit propagandistik, gėnjeshtrės dhe formave tė dhunshme tė atentateve dhe ekzekutimeve politike.

Pas thyerjes sė “pashallėkut tė kuq” tetėvjeēar me 2 korrik 2005, ėshtė kjo e majtė e cila nė dualitet midis zgjedhjes sė modelit politiko-militantist dhe depėrtimit kriminalo-mafioz, pėrfundoi sot, nė prag tė zgjedhjeve, me triumfin e modelit tė dytė. Gjithsesi formatimi i sė majtės sė sotme, ėshtė njė aliazh, njė pėrzierje aq e makthshme e tė dy modeleve, sa nėse flasim pėr evoluim e modernizim tė sė majtės shqiptare, kjo ka ndodhur vetėmse nė cilėsinė e alkimisė sė perversionit.

A e absulotizoj situatėn e sė majtės duke e formuluar kėshtu mendimin tim pėr tė?

Jo! Edhe nėse ka elementė tė rrallė (e patjetėr qė ka) ėshtė interesante se si pėson deformim dhe erret arsyeja e tyre kur i bashkėngjiten korit politik, duke tradhtuar (shpėrfaqur) padashje origjinėn dhe identitetin e tyre tė vėrtetė. Le t’u drejtohemi qėndrimeve tė tyre kategorikisht mohuese pėr pronėn, pėr tė burgosurit politikė, pėr dosjet dhe spiunėt apo, le tė marrim nė shqyrtim xhelozinė dhe cinizmin e sė majtės shqiptare - fabrikimin e lajmit pėr vjedhjen e orės sė presidentit Bush, sulmin ndaj autostradės Durrės-Kukės, demonstrimin e xhelozisė pėr hyrjen e Shqipėrisė nė NATO, zellin dhe pėrpjekjet e mediave tė majta pėr tė nxirė brenda e jashtė vendit ēdo aspekt tė suksesit tė qeverisė (aty ku suksesi ėshtė i pamohueshėm).

Bota shqiptare brenda dhe jashtė kufijve tė shtetit tonė ėshtė nė zgjim, nė vitalitet forcash dhe tek e djathta gjen kurajėn, stimulin dhe dėshirėn pėr t’u faktorizuar; gjen mirėbesim, tė cilin nuk e ka pasur e nuk mund ta ketė kurrė ndaj sė majtės, qė edhe sot vazhdon tė mbetet po aq kriminale.

Nga zgjedhjet na ndajnė 4 ditė. Qė nga 3 korriku i vitit 2005 shqiptarėt do ta kenė marrė veten, nuk do tė kenė mė drojė dhe do tė dinė si t’i ndėshkojnė trashėguesit e komunizmės shqiptare me modelin e tyre tė sotėm kriminalo-mafioz. Sė paku kampi i kuq nuk do t’i ketė shumė prej hienave dhe fantazmave tė pėrzieshme, tė vjetra e tė reja, kėpusha e ushujza si Gjinushėt, Milot, Veliajt etj.

Nėse ka pėrēarje nė kampin e majtė, kjo ka ardhur thjesht nga babėzia e grykėsia, nga triumfi i modelit mafioz, uzurpimi i ndėrtimeve dhe i fondeve, gjė tė cilėn ata vetė, tė majtėt, duhet ta zgjidhin nė luftėn e njohur brenda llojit. Ndėrkaq Shqipėria duhet tė votojė, pa mbetur peng i tyre. Shqipėria duhet tė votojė pėr t’i dhėnė kurajė pėrmbushjes sė misionit historik tė sė djathtės. Mision qė pėr shkaqe tė ndryshme tė zhvillimeve tė ashpra politike pas nėntėdhjetės – u vonua, por tash ėshtė e pafalshme tė mos realizohet, nė njė vend si i yni, qė po ngrihet ngadalė nė kėmbė prej njė paralizė tė kuqe gjysmėshekullore.

Viti 2005 tregoi se e djathta, pa sfondin e rėnduar manipulativ, e mundi tė majtėn. Viti 2009, duhet tė dėshmojė bindshėm, se e djathta e mund thellėsisht tė majtėn, ēka do tė thotė, se edhe nė Shqipėri, Ndėrgjegjja ka filluar tė triumfojė mbi Hipokrizinė.
start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22843
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Vota pėr Kombin :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Jun 26, 2009 4:59 pm nga ADMIN

Shume i bukur ky artikull ,por fatkeqsisht ne kete rast dora e majte eshte mesuar per dekada te jete dembele ,dhe nuk ka deshire qe ti ndihmoje dores te djathte qe te lajne te dyja sebashku fetyren ,por perkundrazi e djathta mundohet ta laje fetyren dhe e majta mundohet ti hellinn pluhur fetyres Evil or Very Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi