ILIRIADA PORTAL

Zgjedhjet, Shqipėria kalon provėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29062009

Mesazh 

Zgjedhjet, Shqipėria kalon provėn




Zgjedhjet, Shqipėria kalon provėn
Vlerėsimet e para pėr procesin elektoral. Rama e Berisha: Mbajtėm fjalėn, shkoi shumė i qetė. KQZ: Gjithēka normalisht, pati pak probleme sporadik


Si rrallėherė nė vitet e demokracisė, vetėm pak ēaste pas mbylljes sė procesit tė votimit, dy liderėt kryesorė dolėn nė njė vlerėsim tė pėrbashkėt. Sali Berisha dhe Edi Rama vlerėsuan pothuajse me tė njėjtat nota optimiste procesin elektoral, duke dashur t‘i japin njė mesazh tė qartė faktorit ndėrkombėtar. Ndryshe nga mė parė, selitė e partive nuk janė nxituar tė deklarojnė fitoren. Njė pakt ky qė, sipas burimeve politike, ėshtė imponuar nga faktori ndėrkombėtar i akredituar nė Tiranė. Teksa kutitė e votimit ishin mbyllur, kryetari i PD-sė foli me njė gjuhė racionale dhe heshti pėr rezultatin e zgjedhjeve, duke pritur verdiktin final tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. I pyetur se ēfarė do tė bėnte nėse kėto zgjedhje i fitojnė socialistėt, kreu i PD-sė, Berisha, u shpreh se "nėse mė takon mua t‘i telefonoj, unė do t‘i telefonoj". Lidhur me qėndrimin e kreut tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, qė pranoi se nė kėto zgjedhje u arritėn standardet dhe i pyetur nėse do ta pėrshėndeste qėndrimin e kreut tė LSI-sė, Berisha tha se "pėr ta pėrshėndetur, nuk e di a e meriton apo jo pėrshėndetjen time". Kreu i PD-sė tha se "ajo qė mua mė intereson ėshtė pjesėmarrja nė zgjedhje". Ai ftoi qytetarėt tė ndjekin rezultatin me maturi, pa krijuar idera tė triumfatorėve dhe humbėsve. Nė njė shifėr tė pėrafėrt, kreu i PD-sė theksoi se pjesėmarrja nė kėto zgjedhje ka qenė e lartė dhe ajo ėshtė 15 pėr qind mė e lartė sesa nė zgjedhjet e vitit 2005. "Kanė votuar fuqishėm Tirana, Durrėsi, Shkodra, Korēa, Elbasani, pra nė tėrėsi ėshtė treguar njė entuziazėm elektoral. Ju kėrkoj njerėzisht tė mos merrni pėrqindjen se pėr secilin prej jush ėshtė e qartė qė pėrqindja i referohet 3.1 milionė zgjedhėsve dhe tė paktėn, 1.2 milionė nuk janė nė Shqipėri", u shpreh Berisha. Sipas tij, zgjedhjet me pjesėmarrje tė gjerė janė zgjedhjet ku sovrani flet fuqishėm nė mėnyrė vibrante optimiste, entuziaste me zėrin e tij dhe kjo pra ėshtė meritė e ēdo qytetari shqiptar qė ka marrė pjesė nė votime. "Unė kam besim tė plotė, sė pari te komisionerėt, tė cilėt e menaxhuan me dinjitet procesin elektoral. Me shkallė tė lartė pėrgjegjėsie ligjore zbatuan ligjin dhe kanė meritė tė veēantė", u shpreh Berisha. Sipas tij, nė kėtė fushatė, ka pasur zero implikim tė forcave tė rendit nė procesin elektoral, madje shumė prej tyre mund tė kenė mbetur pa votuar pėr shkak tė detyrės, sepse janė transferuar nė rrethe tė ndryshme. "Nė kėto zgjedhje nuk ka tė humbur, kėto janė zgjedhje vetėm me tė fituar, sepse Shqipėria europiane ėshtė Shqipėria e tė gjithė qytetarėve shqiptarė", u shpreh Berisha. Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, tha se partia e tij ka raportuar vetėm njė pjesė tė vogėl tė problemeve tė hasura nė realitet, ndėrsa u shpreh i bindur se e ka fituar betejėn, megjithėse nuk e theksoi kėtė. "Dua tė theksoj se, pavarėsisht njė sėrė parregullsish dhe detajesh tė papėlqyeshme tė vėna re nė pjesė tė ndryshme tė territorit tė Shqipėrisė, nė tėrėsi u realizua objektivi i garantimit tė procesit, i garantimit tė qetėsisė dhe tė normalitetit demokratik pėr qytetarėt dhe qytetaret qė vėrshuan nė masė drejt kutisė sė fshehtė", tha Rama. Ai u shpreh i kėnaqur pėr faktin se "pėr kėtė pjesė tė parė tė procesit mbajtėm fjalėn e dhėnė qytetarėve dhe qytetareve, duke e mbrojtur procesin dhe duke qenė njė vlerė e shtuar nė tėrėsinė e masave tė marra, ku hiri i sė vėrtetės e kėrkon qė tė nėnvizoj se nuk mund tė themi, tė paktėn deri nė kėtė moment, qė Policia e Shtetit nuk ishte nė lartėsinė e detyrės dhe kjo sigurisht mė gėzon". Kryesocialisti theksoi shumė herė dje nė mbrėmje se procesi nuk ka pėrfunduar ende dhe se shqiptarėt kanė nevojė tė mbrojnė votėn e tyre pėr tė garantuar proces tė rregullt zgjedhor. Rama tha se synimi i partisė sė tij ėshtė tė ruajė dinjitetin e procesit, i cili gjithsesi nuk mund tė konsiderohet "europian" pasi nė asnjė vend tė kontinentit nuk del nevoja pėr tė ruajtur votėn. "Kemi ekspozuar vetėm njė pjesė shumė tė vogėl, tė shumė e shumė detajeve, por jemi pėrpjekur gjatė gjithė ditės qė tė ruajmė atė qė ėshtė mė e rėndėsishmja, integritetin e kėtij akti tė madh, qė sot shqiptarėt bėnė, duke shkuar nė votim si asnjėherė mė parė dhe tė ruajnė dinjitetin e njė procesi, i cili nė asnjė mėnyrė nuk mund tė thuhet se ėshtė njė proces qė ėshtė tėrėsisht i ngjashėm me proceset zgjedhore me Europėn, ku duam tė integrohemi, ku nuk ekzistojnė probleme si kėto", theksoi Rama.





Shifrat


Kreu i KQZ-sė, Arben Ristani, paraqiti nivelin e pjesėmarrjes dhe konfirmoi nisjen e procesit tė numėrimit


Deklarata e KQZ: Nė zgjedhje

morėn pjesė afro 46% e shqiptarėve


Aurora Thomollari


Pjesėmarrja e zgjedhėsve shqiptarė mė 28 qershor shkon deri nė 46%. Nga burime zyrtare tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve konfirmohet se deri dje nė orėt e vona tė natės, nga tė dhėnat e mbėrritura tė pėrpunuara nė mėnyrė jopėrfundimtare, pjesėmarrja e zgjedhėsve shkon nė 46%, njė shifėr kjo qė duket se ėshtė konsideruar e kėnaqshme edhe nga subjektet politike.

Nga tė njėjtat burime mėsohet se nė Gjirokastėr pjesėmarrja ka shėnuar 53%, nė Lezhė 48%, nė Qarkun e Shkodrės votuan 42% e qytetarėve, 48% ka qenė pjesėmarrja nė Qarkun e Fierit. Nė Qarkun e Tiranės ėshtė shėnuar njė pjesėmarrje prej 50%, nė Qarkun e Vlorės votuan 36% e qytetarėve, ndėrkohė nė Dibėr, pjesėmarrja ishte 43%, kurse nė Qarkun e Beratit votuan 46%, ndėrsa nė Qarkun e Kukėsit pjesėmarrja ishte 53%. Sakaq, kutitė e votimit u mbyllėn dje nė orėn 19:00. Rreth orės, 21:30, kreu i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve zhvilloi njė tjetėr komunikim me mediat duke vlerėsuar me notėn dhjetė procesin zgjedhor, ndėrsa theksoi se procesi i numėrimit tė votave do tė niste pas orės 23:00. Ai konfirmoi se ndėrkohė nė tė gjithė Shqipėrinė po mblidheshin kutitė e votimit nė grupet e numėrimit tė votave. Ristani prezantoi sistemin e monitorimit tė numėrimit tė votave me kamera, pėrmes tė cilave kėtė herė mund tė japė rezultatin zgjedhor nė njė kohė mė tė shpejtė se nė ēdo proces zgjedhor. "Procesi i numėrimit ėshtė procesi mė i vėshtirė, por dhe mė interesanti pėr mėnyrėn sesi ėshtė pėrgatitur. Do kemi mundėsinė qė gjithė ky ambient tė shndėrrohet nė njė ambient tė kėndshėm pėr ju, pasi nėpėrmjet ekraneve do shihni si numėrohen votat ‘live‘. Procesi i gjatė do tė marrė gjithė natėn, do jetė proces shumė transparent dhe shumė interesant pėr t‘u ndjekur. Monitorėt do ndihmojnė pėr tė dhėnė rezultatet", u shpreh Ristani. Ndėrkaq, kreu i KQZ rikonfirmoi edhe njė herė se nė tri qendra nuk u zhvillua fare votimi dhe pėr pasojė nuk mund tė prodhojnė rezultat. Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Leonard Olli, deklaroi se "procesi zgjedhor nė tė gjithė vendin u zhvillua i qetė dhe konform tė gjitha standardeve".
Duke iu referuar informacioneve zyrtare, Olli tha se nė procesin e djeshėm zgjedhėsit kanė votuar qetėsisht dhe brenda kuadrit tė rregullt ligjor. Nė deklaratėn e tij, zėdhėnėsi pėrshėndeti edhe pjesėmarrjen e lartė tė votuesve nė kėto zgjedhje dhe zhvillimin konform standardeve tė procesit nė tė gjithė Shqipėrinė. Sipas tij, monitorimi me kamera do tė mundėsojė njė proces tė shpejtė dhe tė saktė tė rezultateve.

Atmosfera


Kryeqytetasit festojnė,

selia e demokratėve hesht


Selia e demokratėve ka qėndruar nė heshtje pas konferencės sė fundit tė kryetarit tė PD-sė, Sali Berisha, nė orėn 19:20. Ndryshe nga kampi blu, ku tė gjithė ishin porositur tė ruanin gjakftohtėsinė nga rezultatet e sondazheve dhe tė prisnin verdiktin final tė KQZ, meqenėse votat do tė numėroheshin nė prezencėn e kamerave, nė rrugėt e Tiranės u shfaq njė atmosferė tjetėr. Simpatizantė tė Partisė Demokratike kanė dalė nė rrugėt e kryeqytetit pėr tė festuar para kohe "fitoren", megjithėse ende zyrtarisht nuk ishte shpallur asnjė rezultat. Nė selinė e demokratėve mbizotėronte qetėsia, ku pėrveē kandidatėve tė Qarkut tė Tiranės, pėrreth godinės ishin vendosur edhe militantėt dhe mbėshtetėsit e Partisė Demokratike nė lokalet pėrreth selisė.


Kreu i Partisė Socialiste kundėrshtoi mbrėmė rezultatet e "exit poll"-eve tė publikuara nė media


Rama: Kemi sondazhet tona,

rezultojmė plotėsisht fitues


Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, kundėrshtoi dje nė mbrėmje rezultatin e shpallur nga "exit poll"-et, duke bėrė tė qartė se sondazhet e zhvilluara nga Partia Socialiste thonė tė kundėrtėn e tyre. "Ne kemi sondazhet tona, qė kemi kryer brenda partisė pėr muaj tė tėrė, dhe thonė tė kundėrtėn e asaj qė thonė ‘exit poll‘-et", deklaroi kryesocialisti. Nė daljen e dytė tė tij, Rama vlerėsoi se bėhet fjalė pėr njė moment historik, ndėrsa kėrkoi vėmendjen e medias pėr te kutitė e votimit tė cilat janė duke u mbledhur nė tė gjithė vendin drejt grupeve tė numėrimit tė votave. "Ky ėshtė njė moment historik, ku populli shqiptar po kėrkon tė marrė vesh vendimin pėr zgjedhjet e djeshme", theksoi Rama. Ai shtoi se procesi vazhdon dhe askush nuk mund tė krijojė njė situatė tė pafavorshme, duke nisur festimet pa u numėruar zyrtarisht votat.
Kreu socialist theksoi se ėshtė me interes pėrfundimi i fazės sė dytė, asaj tė transportimit tė plotė tė kutive tė votimit. "Lutemi qė tė garantojmė procesin e numėrimit, pasi ėshtė shumė e rėndėsishme ajo ēka nė kėto momente ėshtė pikėpyetje pėr ne dhe pėr njė popull tė tėrė, ėshtė kalimi i njė provimi tė madh, dhe ky provim i madh nuk mund tė manipulohet pėr shkak tė kėtyre shfaqjeve tė demokracisė me eksperimente tė gabuara, nė kohėn e gabuar dhe vendin e gabuar", u shpreh Rama. Unė nuk jam kėtu, vijoi ai, pėr tė komentuar "exit poll"-et, por pėr tė thėnė qė s‘vlejnė. "Ajo qė vlen ėshtė ajo qė del nga kutia e fshehtė. Shqipėria nuk ėshtė vend pėr zhvillimin e "exit poll"-eve. Rezultati i tyre sot nuk vlen", u shpreh Rama. Kryesocialisti bėri thirrje, sidomos pėr njerėzit qė janė tė angazhuar nė shoqėrimin e kutive tė votimit, e mandej tė numėrimit tė votave. Mė parė, zėdhėnėsja e PS-sė, Armela Imeraj, vlerėsoi se njerėzit mund t‘i konsiderojnė "exit poll"-et si njė zbavitje. "Jemi tė detyruar tė riflasim pėr sondazhet. Ky ėshtė eksperimenti i gabuar nė vendin e gabuar. Mjaftojnė 20% e njerėzve qė s‘pėrgjigjen pėr tė pėrmbysur kėto rezultate", deklaroi ajo. Duke i cilėsuar rezultatet e sondazheve si "qesharake", zėdhėnėsja ėshtė shprehur se PS nuk mund tė bėjė komente tė tjera pėr shkak se nė kėto momente procesi ka nevojė pėr qetėsi.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17480
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zgjedhjet, Shqipėria kalon provėn :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 1:16 pm nga ADMIN

Reagimi


PD porosit komisionerėt:

Duhet tė ruani votat


Demokratėt e pėrqendrojnė vėmendjen te numėrimi i votave. Sytė e pėrfaqėsuesve tė Partisė Demokratike ishin pėrqendruar dje nė transportimin e kutive tė votimit, ashtu siē ishin porositur nga Partia Demokratike. Numėrimi i votave do tė bėhet nė praninė e kamerave pas grumbullimit tė kutive tė votimit dhe komisionerėt janė sugjeruar "t‘i hapin sytė katėr" pėr kėtė proces. Komisionerėt janė kėshilluar nga demokratėt tė tregohen tė vėmendshėm nė kėtė proces dhe tė mblidhen pranė qendrave tė numėrimit tė votave. Numėrimi i fletėvotimeve dhe transportimi i tyre ka qenė nė fokusin e vėmendjes sė Partisė Demokratike, e cila u ka kėrkuar komisionerėve tė tyre tė tregohen tė kujdesshėm.




Kompania prestigjioze publikoi mbrėmė rezultatet e sondazhit tė kryer pas mbylljes sė kutive tė votimit


"Exit poll" nga "Zogby International":

PD 69 mandate, PS 55, por 12 tė diskutueshėm


Kompania "Zogby International" publikoi rezultatet e "exit poll" tė kryera pas votimit tė djeshėm nė 12 qarqe tė vendit. Kėshtu, sipas kėtyre rezultateve, nėse do tė merreshin parasysh kėto tė dhėna, atėherė nė Parlamentin e ardhshėm do tė kishim 69 vende tė koalicionit tė Partisė Demokratike, 55 tė koalicionit tė Partisė Socialiste, 4 tė LSI-sė dhe 12 tė papėrcaktuara. Marzhi i gabimit nė kėtė sondazh ėshtė 3.2 pėr qind. Drejtuesi i kėtij "exit poll" ka bėrė tė ditur edhe metodologjinė e ndjekur pėr realizimin e tij. Sipas tij, sondazhi ėshtė kryer nė 12 qarqe nė tė gjithė Shqipėrinė, ku ata kanė intervistuar 1000 mijė votues, ku janė pėrzgjedhur 25 deri nė 30 qendra votimi nė mėnyrė rastėsore pėr ēdo qark. Ky "exit poll" ėshtė bėrė nė gati 400 qendra votimi nė tė gjithė vendin, ku janė pyetur dy votues nė ēdo vend dhe puna ėshtė mbikėqyrur nga supervizorė nė ēdo vend. Janė pėrfshirė mė shumė se 1000 veta nė kėtė proces dhe votuesit janė pyetur kur kishin mbaruar votimin jashtė qendrave tė votimit. Ėshtė improvizuar njė kuti votimi dhe tė pyeturve u ėshtė kėrkuar ta hedhin votėn e improvizuar nė to. Sipas "exit poll", nė Qarkun e Kukėsit PS ka 21 pėr qind, PD 67 pėr qind, LSI 3 pėr qind, PR 3 pėr qind. E pėrkthyer nė mandate: koalicioni i PS-sė 1, koalicioni i PD-sė 2, LSI-sė 0, tė papėrcaktuara 1. Nė Qarkun e Dibrės, PS 30 pėr qind, PD 54 pėr qind, LSI 3 pėr qind, PLL, PR 2 pėr qind. Nė mandate, koalicioni PS 2, koalicioni PD 3, LSI asnjė, i diskutueshėm 1. Pėr Qarkun e Shkodrės, PS 30 pėr qind, PD 54 pėr qind, PR 3 pėr qind, tė ndryshme 1 pėr qind. Nė mandate, koalicioni i PS-sė 4, koalicioni i PD-sė 6, koalicioni i LSI-sė asnjė, i diskutueshėm 1. Pėr Qarkun e Lezhės, PD 57 pėr qind, PS 28 pėr qind, LSI 3 pėr qind, PAA, PSD 2 pėr qind. Nė mandate, koalicioni i PS-sė 2, koalicioni i PD-sė 4, LSI asnjė, i diskutueshėm 1. Pėr Qarkun e Tiranės, PD 49 pėr qind, PS 35 pėr qind, LSI 5 pėr qind, tė ndryshme 1 pėr qind. Nė mandate, koalicioni i PS-sė 13, koalicioni i PD-sė 17, LSI 1, tė papėrcaktuara 1. Pėr Qarkun e Durrėsit, PD 49 pėr qind, PS 35 pėr qind, LSI 6 pėr qind, PR 2 pėr qind. Nė mandate, koalicioni i PS-sė 5, koalicioni i PD-sė 7, LSI asnjė, i diskutueshėm 1. Pėr Qarkun e Elbasanit, PD 44 pėr qind, PS 38 pėr qind, LSI 4 pėr qind, G99, PR, PDK 2 pėr qind. Nė mandate, koalicioni i PS-sė 6, koalicioni i PD-sė 7, LSI asnjė, i diskutueshėm 1. Pėr Qarkun e Korēės, PD 49 pėr qind, PS 38 pėr qind, LSI 4 pėr qind, PR 2 pėr qind. Nė mandate, PS 5, PD 6, LSI asnjė, i diskutueshėm 1. Pėr Qarkun e Beratit, PS 43 pėr qind, PD 29 pėr qind, LSI 14 pėr qind, G99 6 pėr qind. Nė mandate, koalicion i PS-sė 3, koalicioni i PD-sė 3, koalicioni i LSI-sė 1, i diskutueshėm 1. Pėr Qarkun e Fierit, PD 36 pėr qind, PS 44 pėr qind, LSI 7 pėr qind, G99, PDI 2 pėr qind. Nė mandate, koalicioni i PS-sė 7, PD-sė 7, LSI-sė 1,

i diskutueshėm 1. Pėr Qarkun e Vlorės, PS 42 pėr qind, PD 34 pėr qind, LSI 3 pėr qind, PBDNJ 11 pėr qind. Nė mandate, PS 7, PD 4,

LSI asnjė, i diskutueshėm 2. Pėr Qarkun e Gjirokastrės, PD 37 pėr qind, PS 45 pėr qind, LSI 3 pėr qind, PBDNJ 6 pėr qind. Nė mandate, koalicioni i PS-sė 2, koalicioni i PD-sė 2, koalicioni i LSI-sė asnjė, i diskutueshėm 1.




Tė dhėnat e "exit poll" nga "Zogby International"


Qarku Kukės


PS 21 pėr qind

PD 67 pėr qind

LSI 3 pėr qind

PR 3 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 1

Koalicioni i PD 2

LSI 0

Tė papėrcaktuara 1


Qarku Dibėr


PS 30 pėr qind

PD 54 pėr qind

LSI 3 pėr qind

PLL, PR 2 pėr qind


Mandatet

Koalicioni PS 2

Koalicioni PD 3

LSI asnjė

I diskutueshėm 1

Qarku Shkodėr


PS 30 pėr qind

PD 54 pėr qind

PR 3 pėr qind

Tė ndryshme 1 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 4

Koalicioni i PD 7

Koalicioni i LSI 0

I diskutueshėm 0


Qarku Lezhė


PD 57 pėr qind

PS 28 pėr qind

LSI 3 pėr qind

PAA, PSD 2 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 2

Koalicioni i PD 4

LSI 0

I diskutueshėm 1


Qarku Tiranė


PD 49 pėr qind

PS 35 pėr qind

LSI 5 pėr qind

Tė ndryshme 1 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 13

Koalicioni i PD 17

LSI 1

Tė papėrcaktuara 1


Qarku Durrės


PD 49 pėr qind

PS 35 pėr qind

LSI 6 pėr qind

PR 2 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 3

Koalicioni i PD 7

LSI 1

I diskutueshėm 1


Qarku Elbasan


PD 44 pėr qind

PS 38 pėr qind

LSI 4 pėr qind

G99, PR, PDK 2 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 6

Koalicioni i PD 7

LSI 0

I diskutueshėm 1


Qarku Korēė


PD 49 pėr qind

PS 38 pėr qind

LSI 4 pėr qind

PR 2 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 5

Koalicioni i PD 6

LSI 0

I diskutueshėm 1


Qarku Berat


PS 43 pėr qind

PD 29 pėr qind

LSI 14 pėr qind

G99 6 pėr qind


Mandatet

Koalicion i PS 3

Koalicioni i PD 3

Koalicioni i LSI 1

I diskutueshėm 1


Qarku Fier


PD 36 pėr qind

PS 44 pėr qind

LSI 7 pėr qind

G99, PDI 2 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 7

Koalicioni i PD 7

Koalicioni i LSI 1

I diskutueshėm 1


Qarku Vlorė


PS 42 pėr qind

PD 34 pėr qind

LSI 3 pėr qind

PBDNJ 11 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 6

Koalicioni i PD 4

Koalicioni i LSI 0

I diskutueshėm 2


Qarku Gjirokastėr


PD 37 pėr qind

PS 45 pėr qind

LSI 3 pėr qind

PBDNJ 6 pėr qind


Mandatet

Koalicioni i PS 2

Koalicioni i PD 2

Koalicioni i LSI 0

I diskutueshėm 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 2:17 pm nga gerrard

Ajo qe eshte duke dalur nga keto votime eshte se, zgjedhjet kane qene te nje niveli te mire pa probleme te veēanta. Qeveria aktuale ka arritur te permirsoje kualitetin e zgjedhjeve te 4 viteve me pare, dhe pot e shikojme ne 12 vitet e fundit Shqiperia ē'do legjislature ka pasur permirsime. Eshte merite e plote e qeverise se zotit Berisha qe keto zgjedhje jane duke shkuar mire.
Ndersa ata qe kane dalur te humbur jane kompanite e sondazheve qe pamvarsisht nga miliona eurot e marra nga partite politike shqiptare dhe shteti shqiptar kane patur nje fallimentim total. Deklaruan qe PD-ja ka fituar bindeshem bile me nje maxhorance absolute, diku rreth 69 deputet nga 71 te nevjoshm per te formuar qeverine e re. Jo vetem qe nuk ndodhi kjo por kemi nje barazim absolut me tendence nga Partia Socialiste.
Une dje bera thirrje per qetesi, paralajmerova te gjithe qe mos te genjehen nga euforia e sondazheve, me sa pashe jo te gjithe e kane lexuar komentet e mia.
Sidoqofte le te presim, gjithēka mund te ndodhin. Nga ajo qe une parashikoj rrezikojme te kemi nje barazim dhe mos te kemi nje maxhorance, qe do te thote nje qeverisje te perbashket PD-PS, pra ne "grosse kualition" si ne Gjermani. Te shohim!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 2:55 pm nga emigranti

Faktikisht ne oren 11-12 patem nje lloj barazimi, mirpo rrezultatet e ores 1 e 30 minuta PD ka nje ngritje dhe nga 66 deputete eshte ngritur ne 68 plus partite e kualicionit 71 deputete. Kemi parasysh qe kjo eshte vetem 1 e treta e numerimit e votave.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 3:01 pm nga ad

Vetem se duhet patur parasysh qe ndersa percaktimi i votes ne veri nuk ka tendenca per te ndryshuar ne jug po ndodh e kunderta. keshtu p.sh ne Korēe kemi nje tendece te levizjes se votes djathtas.
Ne qender po ashtu, si ne Tirane ku ne mengjes kryesonte PS ndersa tani kemi nje barazim mes dy subjekteve kryesore, ne durres po ashtu kemi rreshqitje te theksuar te votes djathtas. Gjithsesi mendoj se vetem pasi te jene numeruar 50% e votave atehere mund te kemi nje ngurtesim te votes. Sidoqofte mesaduket ne nje pike kompanite e sondazheve nuk kane gabuar, kur kane parashikuar se LSI do te jete percaktuese e ketyre zgjedhjeve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 3:02 pm nga gerrard

Ne 13.30; PS-41.22 PD-39.4 LSI-4.95 ndersa PR dhe PSD 2% qe nuk kane asnje vlere, nese zgjedhjet do te perfundonin ne kyte moment fituesja do te ishte PS-ja, por me nje veshtirsi per te krijuar qeveri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 3:05 pm nga gerrard

Te gjithe kemi qene te sigurt qe LSI do te vendose rezultatin, sondazhet kane falimentuar. Nuk e di si ndihen te gjithe ata njerz qe mbreme kane festuar........une nuk e di se kush do te humbe, por me sa shikoj nuk do te kemi fitues.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 3:08 pm nga ad

Besoj se do kemi nje risi persa i perket formacionit te mazhorances ne keto zgjedhje, sepse nje perseritje e zgjedhjeve do te krijonte shum probleme. Te shohim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 3:12 pm nga gerrard

Nuk mund te kete perseritje te zgjedhjeve, e vetmja rruge eshte "grosse kualition".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 3:42 pm nga gerrard

Sikur zgjedhjet te mbaronin ne kyte moment do te kishim si me poshte:
PS - 69 mandate
PD - 63 mandate
LSI - 4 mandate

Perqindje e partive:
PS - 41.06%
PD - 39.51 %
LSI - 4.94%

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 3:49 pm nga ad

I ke marre gabim te dhenat
ne kte moment kemi

PD -70 deputet
PS - 63 deputet
LSI - 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 4:58 pm nga ADMIN

Motra dhe Vellezer ,e verteta eshte se populli po fiton respektin e te gjithe botes,jemi nje popull i mrrekullueshem ,dhe kemi ne zemer dhe ne shpirte lirine dhe demokracine ,e vetmja rruge per integrim ne realitetin e lirise eshte demokracia ,epo te shpresojme se e kemi fituar ate me djerse dhe sinqeritet,edhe nje here gezuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 11:00 pm nga lidabica

Teuta shkruajti:I ke marre gabim te dhenat
ne kte moment kemi

PD -70 deputet
PS - 63 deputet
LSI - 3
Very Happy cheers bounce cheers bounce

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 11:03 pm nga nardlushnja

Mos u nxitoni.Eshte shpejt akoma

me ben pershtypje vonesa e rezultateve.
Ne greqi kur ka zgjedhje rezultatet perfundimtare dalin brenda pak oreve,p.sh ne qofte se votimet mbarojne ne ora 19 00 rezultatet dalin e shumta deri ne oren 24 00 me 1 00

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi