ILIRIADA PORTAL

Nisin incidentet, frikė pėr manipulime

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30062009

Mesazh 

Nisin incidentet, frikė pėr manipulime




Nisin incidentet, frikė pėr manipulime
ZGJEDHJET 2009/ Pėrmbysen parashikimet e "exit poll"-eve. Numėrohen mė shumė se gjysma e kutive. PS "fiton" terren. Rivalitet i fortė nė disa qarqe


Pėrmbysen "exit poll"-et, PS fiton terren


Numėrohen 2597 nga 4753 kuti votimi. PD 69 mandate, por PS dhe LSI 71


Partia Socialiste ka pėrmbysur parashikimet e "exit poll"-eve, duke dėshmuar qėndrueshmėri nė mbėshtetjen e saj nė elektorat. Nė 2597 qendra votimi tė numėruara nga 4753 nė total rezulton se Partia Socialiste si subjekt politik, nė rang kombėtar ka 41.08% tė votave, ndėrsa Partia Demokratike ka 39.65%. Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka 4.83% tė votave nė rang kombėtar, Partia Republikane ka 2.27%, Partia Socialdemokrate 2.02%. Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut ka siguruar 1.32% tė votave, lėvizja G99 ka marrė 0.98%, Partia Demokristiane ka marrė 0.78%, PDI ka siguruar 0.75%. Sakaq, Partia Lėvizja e Legalitetit ka marrė 0.74%, Partia Agrare Ambientaliste ka marrė 0.71%. Nė rang koalicionesh, grupimi "Aleanca e Ndryshimit", qė kryesohet nga Partia Demokratike, ka marrė 46.2% tė votave, grupimi "Bashkimi pėr Ndryshim", i cili kryesohet nga Partia Socialiste, ėshtė 46.09%, grupimi "Aleanca Socialiste pėr Integrim", qė kryesohet nga LSI, ka marrė nė rang kombėtar 5.53%. Grupimi "Poli i Lirisė" ka marrė 1.72% tė votave kombėtare. Pėrkthyer nė mandate deputetėsh, Partia Demokratike merr 67 mandate, Partia Socialiste 67 mandate, Lėvizja Socialiste pėr Integrim 3 mandate, Partia Bashkimi pėr Drejtat e Njeriut 1 mandat, Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim 1 mandat dhe Partia Republikane 1 mandat. Grupimi i deputetėve nė rang koalicionesh shkon: koalicioni i PD-sė, "Aleanca e Ndryshimit", merr 69 mandate deputetėsh, koalicioni i PS-sė, "Bashkimi pėr Ndryshim", merr 68 mandate deputetėsh dhe koalicioni i LSI-sė, "Aleanca Socialiste pėr Integrim", shkon 3 mandate. Sipas kėsaj ndarjeje, nė Berat socialistėt marrin 5 mandate, demokratėt 2 dhe LSI 1 mandat. Nė Gjirokastėr, socialistėt marrin 3 mandate, demokratėt 2 tė tillė. Nė Qarkun e Vlorės, socialistėt marrin 6 mandate, demokratėt 4, PBDNJ 1 mandat dhe PDI 1 tjetėr. Nė Qarkun e Korēės, PS merr 6 mandate dhe PD merr po kaq mandate deputetėsh. Nė Qarkun e Fierit, Partia Socialiste merr 9 mandate, Partia Demokratike 6 dhe LSI 1. Qarku i Elbasanit ndahet pėrgjysmė, PS merr 7 mandate dhe PD merr 7 mandate. Nė Qarkun e Tiranės, PS merr 16 mandate, PD merr 15 mandate dhe PR 1 mandat. Nė Qarkun e Durrėsit, PS merr 5 mandate, PD merr 7 mandate dhe LSI 1. Nė qarkun e Dibrės, PS merr 2 mandate, PD merr 4 tė tillė. Nė Qarkun e Lezhės, PS merr 3 mandate, PD 4 deputetė; nė Qarkun e Kukėsit, PS merr 1 mandat dhe PD ka 3 mandate, nė Qarkun e Shkodrės, PS merr 4 mandate dhe PD 7 mandate.

"Policia tė ruajė pozicionin pėr mbrojtjen e votės"


Rama: Numėrimi, PD po

tenton tė bllokojė procesin


Kryetari i PS-sė, Edi Rama, nė daljen e tij tė parė publike mbrėmė nė orėn 21.30 minuta i ka kėrkuar mazhorancės qė tė mos e bllokojė procesin e numėrimit tė votave. "Ne, tha Rama, jemi nė dijeni tė njė plani pėr bllokime tė qendrave tė numėrimit, pėr bllokime kutish, pėr nxjerrje tė fletėve tė pavlefshme, sepse procesi i numėrimit po hyn nė fazėn kur rezultatet po fillojnė tė kthjellohen". Kreu socialist u shpreh se po e ndjekin me pėrpikmėri tė gjithė procesin dhe se janė disa hapa para nė rezultate. Kreu socialist e vlerėsoi punėn e tė gjithė komisionerėve, qė pėr orė tė tėra janė pranė qendrave tė numėrimit tė votave dhe po kryejnė njė punė mjaft tė rėndėsishme. Gjithashtu, kryetari i PS-sė, Rama, ka kėrkuar nga policia qė tė ruajė pozicionin e saj pėr mbrojtjen e votės sė lirė dhe tė mos lejojnė qė personazhe tė ndryshme tė veshur me pushtet tė futen nė qendrat e votimit duke bėrė presion mbi komisionerėt. Rama tha se nuk kishte vėrejtje pėr punėn e policisė nė pėrgjithėsi, por ata nuk duhet tė bien pre e presionit tė njerėzve tė pushtetit. Kryetari i PS-sė u shpreh se i ka kėrkuar drejtorit tė policisė angazhimin maksimal pėr ta kryer sa mė mirė kėtė punė, me qėllim qė ta mbyllim kėtė proces zgjedhor pa probleme. Rama inkurajoi tė gjithė numėruesit nė qendrat e numėrimit qė tė jenė nė lartėsinė e duhur, sepse janė aty pėr tė bėrė qė tė lexohet njė vendim historik i popullit shqiptar, pėr njė ndryshim historik, i cili do tė ndodhė dhe duhet tė ndodhė nė respekt tė atyre standardeve tė shqiptareve dhe shqiptarėve qė e meritojnė. "Ėshtė e patolerueshme qė nė vitin 2009, nė njė vend europian politika qė pretendon tė jetė zėdhėnėsja e frymės europiane tė bėhet nxitėse e atyre veprimeve qė pėr fat tė keq janė konstatuar jo vetėm nė njė rast gjatė ditės sė djeshme", tha Rama. E.Gj.



Ekspertėt


Formulat, si llogariten

mandatet e deputetėve


Kodi parashikon se janė dy metodat qė llogarisin ndarjen e mandateve, metoda "D‘Hont" pėr ndarjen mes koalicioneve dhe metoda "Sainte Lague" pėr ndarjen e mandateve brenda njė koalicioni. Pragu minimal qė njė koalicion tė fitojė njė mandat deputeti ėshtė 5 pėr qind, ndėrsa pėr njė parti qė garon e vetme jashtė koalicionit ėshtė 3 pėr qind. Votat e njė koalicioni apo partie qė nuk e kalon kėtė prag nuk merr asnjė mandat. Fillimisht

numėrohen votat sipas partive brenda njė koalicioni dhe shuma e tyre pėrbėn votat e kėtij koalicioni. Mė pas llogaritet se cila ėshtė pėrqindja e ēdo koalicioni qė del nga llogaritja e numrit tė votave qė ka marrė me numrin e pėrgjithshėm tė votave nė atė qark. Kjo bėhet pėr tė parė nėse koalicionet e kanė kaluar pragun minimal pėr tė pėrfituar njė mandat nė atė qark. Votat e ēdo koalicioni pjesėtohen me numra tė njėpasnjėshėm, 1, 2, 3, 4... e kėshtu me radhė dhe pjesėtimi vazhdon pėr aq numra sa janė mandatet. Pasi ndėrtohet kjo pasqyrė me herės, bėhet njė renditje e tyre nga shifra mė e madhe deri te mė e vogla, duke ia vėnė pėrbri koalicioneve qė i takojnė. Pasi ėshtė bėrė edhe ky veprim, plotėsohet numri i mandateve tė qarkut me herėsit qė kanė dalė nga pjesėtimi i numrit tė votave qė ka marrė ēdo koalicion, deri nė kufirin e mandateve qė ėshtė pėrcaktuar nga KQZ-ja. Ndarja brenda koalicionit bėhet sipas formulės qė realizon pjesėtimin e numrit tė votave nga ēdo subjekt brenda koalicionit me numra tek si: 1, 3, 5, 7, 9... deri nė shpėrndarjen e tė gjitha mandateve qė ky koalicion ka fituar. Nė fakt ėshtė pėrcaktimi i kėsaj metode qė ka bėrė qė partitė e vogla tė cilat janė pjesėtare e njė koalicioni, tė pėrfitojnė, pra votat e tyre tė vlerėsohen mė shumė nėse ato do tė ishin jashtė koalicionit.



Nata e dytė, frikė pėr manipulime


Incidentet shtohen me errėsirėn. Tensioni arrin maksimumin nė zonat me rivalitet


Ashtu siē pritej, votimet e qeta tė sė dielės u pasuan nga njė fazė e dytė e tensionuar dhe plot probleme. Rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve, sipas Kodit Elektoral, duhet tė shpallej dje nė orėn 17:00, por edhe pse provat ishin bėrė dhe kjo konsiderohej e mundur, procesi u zvarrit aq sa nuk ėshtė e sigurt nėse do tė kemi edhe sot njė rezultat.

Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se lufta pėr votėn, nė Shqipėri, bėhet pikėrisht pasi votimi ka pėrfunduar. Ndėrsa nata e parė pas zgjedhjeve kaloi me pak probleme, mė shumė tė karakterit teknik, rėnia e mbrėmjes sė tė hėnės e rriti tensionin nė maksimum.

Kryetari i Partisė Socialiste doli nė njė konferencė pėr shtyp rreth orės 21:00, pėr tė paralajmėruar njė plan manipulimi qė pala kundėrshtare kishte pėrgatitur pėr ta vėnė nė zbatim gjatė natės. Menjėherė pas kėsaj deklarate, nga e gjithė Shqipėria filloi tė raportohej pėr tension nė rritje.

Nė njė Qendėr tė Numėrimit tė Votave nė Qytetin e Fierit, kryetari nxori numėruesit jashtė dhe qėndroi vetė brenda, bashkė me disa persona, qė sipas dėshmitarėve janė aktivistė tė forcave tė djathta. Nė Mirditė, anėtarėt e njė grupi numėrimi arritėn deri aty sa tė rriheshin me njėri-tjetrin. Nė Librazhd, rreth orės 23:00 procesi i numėrimit tė votave u ndėrpre. Sipas Taulant Ballės sė PS-sė, bllokimi ka ardhur pas ndėrhyrjes sė kandidatit pėr deputet tė PDā€”sė, Lulėzim Basha, dhe militantėve tė djathtė, tė cilėt kanė hyrė nė ambientet e KZAZ-sė, duke krijuar tensionim me komisionerėt e majtė. Nė tė katėr anėt, zėrat filluan tė ngrihen.

Mė herėt, nė njė Qendėr tė Numėrimit tė Votave nė Qytetin e Beratit pati njė ndėrprerje tė shkurtėr tė energjisė elektrike. Ndėrprerja nuk u konsiderua problematike nga asnjė nga palėt nė proces, pasi nė Berat numėrimi i votave ishte drejt fundit. Por kjo mjaftoi qė nė tė gjithė vendin tė jepet alarmi. Aktivistė tė Partisė Socialiste nisėn tė merrnin masat pėr sigurimin e ndriēimit nė Qendrat e Numėrimit tė Votave, pėr tė qenė tė pėrgatitur pėr ēdo situatė.

Ndėrprerje tė energjisė elektrike pati edhe nė qytetin e Durrėsit, por kjo nuk preku asnjė nga qendrat e numėrimit. Deri nė mesnatė, problemet nuk ishin serioze, por ato pak qė ndodhėn e rritėn tensionin nė maksimum, duke i bėrė komisionerėt, numėruesit dhe vėzhguesit tė pėrgatiten seriozisht pėr skema tė manipulimit tė votave, ashtu siē paralajmėroi kreu i Partisė Socialiste.

Njė tjetėr element qė tė bėn tė besosh se alarmi nuk ishte i rremė ėshtė fakti qė numėrimi ka ecur me ritme shumė tė ngadalta pikėrisht nė ato qarqe nga vota e tė cilėve varen balancat e Parlamentit tė ri dhe ku diferenca mes partive ėshtė e vogėl.

Por, Kryeministri i vendit, i cili nga rezultatet paraprake tė dala dje rezulton tė jetė kryetar i partisė sė dytė nė vend, e konsideroi vonesėn njė defekt tė sistemit zgjedhor, ēka sipas tij, duhet tė korrigjohet pėr zgjedhjet e tjera.

Gjithsesi, deri dje nė mesnatė nuk pati asnjė tė dhėnė pėr manipulim votash, megjithėse pritshmėria pėr ndodhi tė tilla ishte e madhe. Njė shprehje popullore thotė "Nata s‘ka shahit" dhe tashmė ėshtė e qartė se procesi mė i rėndėsishėm i kėtyre zgjedhjeve zhvillohet natėn.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17470
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Nisin incidentet, frikė pėr manipulime :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 1:52 pm nga gerrard

Me keto kushte askush nuk mund te qeveris. Edhe nese kualicioni i PD-se arrin te kap 72 deputet per mendimin tim vendi nuk mund te qeveriset. Nuk mund te qeveriset vendi vetem me 4 deputet me shume, kur kujtojme pazarlleqet qe politikanet shqiptar jane mesuar te bejne, do te mjaftonte vetem nje spostim i 4 deputeteve nga PD tek PS-ja dhe do te rrezohej qeveria. Nuk eshte hera e pare qe ne politiken shqiptare fraksione brenda nje partie ndryshojne krah politik. Ne kyte pike duhet shpresuar qe PD-ja te kap te pakten 74 deputet o ne te kundert PS-ja te kap 70 +deputetet e LSI-se.
Pastaj kemi qarqe si ai i Elbasanit i Durresit apo edhe i Tiranes qe nje grusht vota mund te spostojne njke deputet. Ne legjislaturen e shkuar PD-ja ka pasur ne mos gaboj 20 deputet me shume, dhe ne disa raste kemi pasur tensione brenda kualicionit, imagjino tani me vetem 3-4 me shume.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 4:50 pm nga ADMIN

Cfare mendon ti gerarrd se mund te bejme pra ne keto kushte ,si mendon se do te kete qeveri ,sepse sic e dime te gjithe se nje popull duhet pa tjeter te kene qeveri se perdryshe!!!!!!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jun 30, 2009 9:07 pm nga lidabica

e sigurte qe do te pranohet rezultati perfundimtar zyrtar,por per ē'manipulime flitet,jo more zoterinj nuk se si te behen,jane ne monitorim te kujdesshem nderkombetar dhe kjo d.m.th. shume per Shqiperine.Asnje pale nuk do t'i falej te benin manovra te tilla ordinere per te rregulluar rezultatet.Presim te hyjme ne Europe .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi