ILIRIADA PORTAL

META PRANON OFERTEN E BERISHES.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05072009

Mesazh 

META PRANON OFERTEN E BERISHES.




Ndodhi ajo qe ne nje fare menyre parashikohej. Ndodhi ajo qe edhe ne ketu e kishim parashikuar, pazari i radhes i politikes shqiptare. Pazari i radhes per te mos qeverisur vendin. Dihet qe morali ne politike nuk ka ekzistuar kurre por kjo eshte e tepert. Jane te teperta edhe fjalet e Metes se "jemi duke e bere per te mire te vendit". Ndoshta nuk ekzistonin alternativa te tjera, por asgje ēfare eshte duke ndodhur sigurisht nuk ndodh per te miren e vendit. Duket paradoksale por e ardhmja e LSI-se(per mendimin tim) rrezikohet si kurre me pare. 80 mije shqiptar qe kane i kane dhene voten LSI-se, nje vote qe eshte konsideruar edhe nje vote kunder Berishes, e gjejne voten e tyre "nje paterice per kryeministrin Berisha" qe ndoshta nuk ka humbur por sigurisht qe nuk ka fituar. Edi Rama qe keto zgjedhje i ka humbur eshte shume e mundur qe ka fituar 80 mije votat e LSI-se, ka fituar mbeshtetjen e 80 mije shqitareve qe natyrisht nuk jane duke u hedhur nga gezimi ne kyte dite vere te nxehte. Tani pritet se ēfare do te beje Rama, sipas rregullores se brendeshme te partise, kryetari qe humb zgjedhjet duhet te jape doreheqjen, per te ardhur kush?
Qeveria qe do te vije nuk do te mund t'a qeveris vendin, Berisha-Meta eshte rraksioni i fundit qe Shqiperia nuk kishte nevoj ne keto momente historike. Edhe se eshte e lehtesuar nga kushtetu kjo qeveri do t'a kete shume te veshtire te zgjase per nje legjislatur. Kushtetuta e re qe Rama-Berisha e ndryshuan parashikon qe qeveria mund te ndryshohet vetem nese ekziston nje grup tjeter parlamentar qe arrin te mbledhe maxhorancen prej 71 deputeteve. Eshte e vertete edhe ajo qe po te kishim nje kualicion mes PD-se dhe PS-se vendi do te mbetej pa nje opozite duke para se LSI kishte vetem 4 deputet, por mund te arrihej nje marrveshje per nje qeveri teknike qe te punonte per te arritur standartet, ato standarte qe Europa ka vite qe na i kerkon. Nje qeveri teknike mund te kishte punuar edhe me mire o te pakten t'a kishim provuar, duke pare rezultatet e politikes. Vendi sot me shume se per nje opozite ka nevoje per nje qeveri.
Sot presidenca e radhes e Komunitetit Europian ajo suedeze, theksoi se do te hiqen vizat me Serbine Maqedonine dhe Malin e Zi, ndersa me Shqiperine jo. Arsyet se nuk permbushim ende standartet, ato standarte qe kryeministri i vendit flet neper konferenca per shtyp. Dhe eshte e kote qe ja bejme qefin vetes keto zgjedhje kane qene nje flop i politikes shqiptare. Standartet e shume permendura nuk jane arritur, zgjedhjet kane qene te manipuluara si gjithmone. Nuk mund te arrihen standartet me vendosjen e disa telekamerave, nuk mund te mjaftoje teknologjia sado moderne qe te jete qe te ndergjegjesoje politikanet e korruptuar shqiptar.
Sigurisht qe tani do te kemi nje qeveri te kondicionuar, te kondicionur ne vendimarrje te kondicionuar ne vizion te kondicionuar ne reforma. LSI nuk eshte se do i shese fare lire "4 mandatet e floririt", dhe natyrisht qe Berisha do te jete gjithmone nen presion, ku nga momenti ne moment LSI mund te dale nga qeveria, per kapriēon me te vogel, duke ēuar venin ne nje krize politike.
Megjithate urime qeverise se re ne ralizimin e standarteve.
avatar
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 16160
Registration date : 02/02/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

META PRANON OFERTEN E BERISHES. :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Jul 05, 2009 11:53 am nga nardlushnja

une nuk jam analist por nje gje me duket se e kuptoj une dhe gjysma e popullsise shqiptare.
Kualicioni i Metes me Berishen eshte vdekja politike e Metes.Eshte hera e fundit qe Meta mori disa vota nga e majta shqiptare.Me kete kualicion ai tradhetoj votuesit e tij.Dihet shume mire qe votuesit e LSI jane votues te se majtes qe deri dje votonin per PS.Ne te ardhmen ata do te votojne perseri per PS sepse e kuptuan qe Meta eshte vetem nje karriesrist qe synon vetem karrigen dhe nuk do te miren e popullit sic deklaron ai.

Vdekja politike e LSI eshte edhe nje ringjallje e PS.Edi Rama ne qofte se eshte politikan i zote le ta shfytezoje kete gje.

Ku eshte Ilir meta qe i bente thirrje te majtes qe te bashkohej dhe te rrezonte Sali Berishen?
KUr u be i mire Saliu per MEten???
Ku shkoi entuziazmi i Saliut dhe i shtin doren Mets???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi