ILIRIADA PORTAL

Shqipėria vazhdon traditėn ballkanike tė koalicioneve joparimore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13072009

Mesazh 

Shqipėria vazhdon traditėn ballkanike tė koalicioneve joparimore






Shikim nga Brukseli, shkruar nga Agustin Palokaj


Ilir Meta qė para pak ditėsh porosiste Berishėn tė “mos mastrubojė me ‘Gani Bobin’ e tij!“, ndėrsa socialistėt qė „ta ruajnė votėn e popullit“, po bėhet tash aleat i Berishės. Kėshtu edhe Shqipėria po vazhdon traditėn ballkanike tė koalicioneve joparimore, ku ndahen postet e jo idetė. Njėsoj sikur nė Kosovė kur Ramush Haradinaj pati bėrė koalicionin me LDK-nė, ku njerėz tė LDK-sė janė ministra tė qeverisė sė Hashim Thaēit, sikur nė Serbi ku Tadiq ėshtė nė koalicion me pasardhėsin e Slobodan Milosheviqit, e nė Kroaci Sanader kishte futur nė Qeveri edhe pėrfaqėsuesit e serbėve, me votat e tė cilėve krijoi Qeverinė

Zgjedhjet nė Shqipėri kanė pėrfunduar dhe pas pak ditėsh pritet tė ulen edhe mė shumė tensionet politike qė u shkaktuan nga fushata konfliktuoze zgjedhore. Postet udhėheqėse do tė ndahen, ndėrsa Shqipėria do tė ketė njė qeveri relativisht me shumicė stabile, por edhe njė opozitė shumė tė fortė, e cila mund tė thotė se ka me pėrqindje nė nivel tė vendit shumicėn e votave nga zgjedhjet, edhe pse jo tė pėrkthyer nė ulėset e Kuvendit.

Por pasojat nga fushata e kėtyre zgjedhjeve do tė jenė tė shumta pėr Shqipėrinė. Sė pari, me kėto zgjedhje Shqipėria i ka thėnė lamtumirė BE-sė pėr sė paku dhjetė vjetėt e ardhshėm. Sė dyti, ka vėnė nė hall disa vende tė NATO-s qė kanė besuar se anėtarėsimi i Shqipėrisė nė kėtė aleancė tė demokracive perėndimore vetvetiu do tė jetė garanci e mjaftueshme se ky shtet tash do tė ketė zgjedhje sipas standardeve mė tė larta. Sė treti, do tė krijojė njė dyshim edhe tek institucionet financiare ndėrkombėtare pėr shkak tė shpenzimeve tė tepruara pėr projekte tė mėdha qė janė pėrshpejtuar vetėm pėr hir tė fushatės zgjedhore. Dhe, qė ėshtė edhe mė e rėnda, pėr katėr vitet e ardhshme Shqipėria do tė vazhdojė tė ketė njė kulturė konfliktuoze politike me fyerje dhe ofendime mes pushtetit dhe opozitės e njėlloj do tė jetė e ndarė edhe skena mediale, e me kėtė edhe shoqėria.

Shqipėria nė kėto zgjedhje ka arritur pėrparim nė krahasim me zgjedhjet e mėparshme. Por ėshtė e qartė se nuk i ka pėrmbushur kriteret evropiane qė do tė pėrshpejtonin rrugėn e saj drejt integrimeve nė BE. Pa marrė parasysh se sa do ta qėndisin raportin vėzhguesit ndėrkombėtarė, rruga e Shqipėrisė drejt BE-sė do tė ngadalėsohet. Aplikacioni i Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė BE do tė shtyhet pėr shqyrtim diku nė vjeshtė. Edhe nėse atėherė merret ndonjė vendim, do tė jetė vetėm teknik, pėr t’i dhėnė mandatin komisionit evropian qė tė nisė procedurėn e nxjerrjes sė mendimit pėr Shqipėrinė. Kjo do tė zgjasė diku njė vit e gjysmė, ndėrsa as ai mendim, nė rrethanat e sotme, nuk mund tė pritet tė jetė shumė pozitiv. Javėn qė vjen, diku mė 14 korrik, do tė shihet qartė se Shqipėria ngec shumė prapa vendeve tė tjera tė rajonit nė pėrmbushjen e kritereve pėr heqjen e vizave. Kėtu nuk llogaritet Kosova e cila pėr BE-nė nuk ėshtė ende shtet me tė drejta nė negocimit tė kontratave ndėrkombėtare, ndėrsa Shqipėria ėshtė nė nivel tė Bosnjė-Hercegovinės. Si pasojė Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi do t’u propozohet heqja e vizave, ndėrsa Shqipėria do tė presė nė radhė.

Sikur nė zgjedhjet e 28 qershorit, ashtu edhe nė udhėrrėfyesin e BE-sė pėr vizat, Shqipėria “ka arritur pėrparim“, por nuk i ka pėrmbushur kriteret e nevojshme. Tash kur e ka pushtetin e sigurt, kur kanė kaluar zgjedhjet, Berisha nuk ka nevojė shqiptarėve t’ua fshehė kėtė tė vėrtetė.

Nė BE edhe ashtu nuk ka shumė vullnet pėr zgjerimin e saj. Kroacia po pret kaq shumė, edhe pse ėshtė ekonomikisht mė e zhvilluar se disa shtete tė BE-sė, edhe pse i ka pėrmbushur pothuajse tė gjitha kriteret. Pas Kroacisė do tė kalojnė disa vite derisa nė radhė tė vijė ndonjė shtet tjetėr nga Ballkani. E nėse pėrjashtojmė Kosovėn dhe Bosnjė-Hercegovinėn si vendet qė nuk mund tė konsiderohen ende shtete normale, jo me fajin e tyre, atėherė Shqipėria ėshtė mė sė largu nga integrimet nė BE. Pas dyshimeve qė mbetėn edhe nga zgjedhjet e fundit, BE-ja nuk do ta ketė tė vėshtirė qė tė mos nxitojė me Shqipėrinė. Pra, nė rrethanat e sotme nuk pritet qė Shqipėria tė mund tė llogarisė nė anėtarėsim nė BE nė dhjetė vitet e ardhshme, madje edhe nėse arrin t’i bėjė reformat me shpejtėsinė e Kroacisė. E vetmja gjė qė mund ta shpėtojė Shqipėrinė nė kėtė rrugė ėshtė gatishmėria e madhe e BE-sė qė t’i ndihmojė Serbisė. Nė atė rast pėr shkak tė korrektėsisė politike do tė mund tė pėrfitonte edhe Shqipėria, e cila nuk do tė mund tė lihet shumė prapa.

Megjithatė as kjo nuk ėshtė e sigurt, sepse Serbisė BE-ja po ia heq vizat para Shqipėrisė.

Bashkėsia ndėrkombėtare nuk ėshtė shumė e interesuar pėr mėnyrėn se si nė Shqipėri do tė krijohet qeveria. Nėse ajo qeveri do tė kryejė “detyrat e shtėpisė“ aspak nuk do tė jetė e rėndėsishme se si ėshtė krijuar ajo. Shqipėria kėtu nuk dallon nga vendet e tjera tė Ballkanit ku ka pasur dhe ka “koalicione joparimore“.

Ilir Meta, lideri i LSI-sė qė para pak ditėsh porosiste Berishėn tė ”mos

mastrubojė me Gani Bobin e tij! (duke menduar nė exit poll qė sipas kėtij instituti kosovar i jepte Berishės fitore tė thellė)“, ndėrsa socialistėt qė „ta ruajnė votėn e popullit“ po bėhet tash aleat i Berishės. Kėshtu edhe Shqipėria po vazhdon traditėn ballkanike tė koalicioneve joparimore, ku ndahen postet e jo idetė. Njėsoj sikur nė Kosovė ku Ramush Haradinaj pati bėrė koalicionin me LDK-nė, ku njerėz tė LDK-sė sot janė ministra tė qeverisė sė Hashim Thaēit, sikur nė Serbi ku Boris Tadiqi ėshtė nė koalicion me pasardhėsin e Slobodan Milosheviqit, Ivica Daēiq, e nė Kroaci Ivo Sanader kishte futur nė qeverinė e HDZ-sė edhe pėrfaqėsuesit e serbėve me votat e tė cilėve krijoi qeverinė. Shqipėria ėshtė Ballkan, sepse po tė ishte Gjermani apo Austri do tė bėnte njė “koalicion tė madh“ nė tė mirė tė shtetit.

Pasoja kėto zgjedhje tė Shqipėrisė do tė kenė edhe pėr Kosovėn. Skena katastrofale mediale e Shqipėrisė tashmė ėshtė eksportuar nė Kosovė dhe nė tė dyja shtetet nuk dihet mė dallimi mes politikanit, gazetarit, biznesmenit, botuesit e diplomatit. Ėshtė bėrė krejt normale qė njė person tė jetė nė tė njėjtėn kohė edhe politikan, edhe gazetar, edhe biznesmen (sipas nevoje). Sė dyti, ”huqja historike“ e institutit “Gani Bobi” nė hulumtimin e opinionit publik nė Shqipėri ka rritur dyshimet ndaj kosovarėve nė shtetin amė, ndėrsa kjo dėshmon se nė ēfarė gjendje tė mjerueshme ėshtė nė Kosovė edhe e ashtuquajtura ”shoqėri civile“. Njė koleg imi kėtė gafė tė institucionit “Gani Bobi” e quajti si ”vdekja e dytė e Gani Bobit“, duke menduar sė pari nė vdekjen fizike tė kėtij mendimtari tė madh kosovar dhe sė dyti nė diskretimin qė i ėshtė bėrė me kėtė huqje nė Shqipėri emrit tė tij, saqė edhe Ilir Meta tė flasė publikisht me njė fjalor aq banal si ”Mastrubimi i Berishės me ,Gani Bobin, e tij!“.

E tash tė shohim se si do tė zhvillohet fushata nė Kosovė. Shqipėria sė paku ėshtė shumė para Kosovės nė procesin e integrimeve evropiane dhe sė paku do tė ketė njė pozitė tė madhe pėr nga numri.
avatar
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 16285
Registration date : 02/02/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Shqipėria vazhdon traditėn ballkanike tė koalicioneve joparimore :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Jul 13, 2009 10:19 pm nga gerrard

Lexoni kyte artikull, eshte i shkruar sikur t'a kisha shkruar une, jo nga ana teknike sepse nuk mund te krahasohem me gazetarin me te mire shqiptar dhe me profesionalin, nga ana politike. Ka muaj qe them se duhej bere nje kualicion i madh, dhe kjo do te kishte qene nje perpjekje ne syte e Europes per te bere reforma. Me vjen keq qe kryeministri Berisha nuk u thote te verteten shqiptareve, meqe fushata elektorale ka mbaruar, t'u thote shqiptareve se rruga per ne Europe eshte shume shume e gjate, dhe per liberalizimin e vizave nevojitet me shume t'i lutemi ndonje perendie se sa te shpresojme ne ndonje rezultat konkret. Gjithmone nese me lutje arrihet ndonje rezultat.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jul 14, 2009 7:14 pm nga nardlushnja

gerard une jam shume pesimist.
Jam dakort me autorin e shkrimit me nje ndryshim.....sepse ne nuk kemi per tu futur kurre ne evrope.
NAno dhe Sali berisha dy figura me te erreta politike qe ka nxjerre kombi shqiptar.Qe te dy keta kane kane kthyer shqiperine ne kohen e pushtimit turk.
Mendoja se Nano ka ikur nga fusha politike por isha i gabuar sepse kualicioni berisha -meta eshte nje kokteil i perzier me centifugen Nano.(dhe per kete jam i bindur).

Me qenese nuk besoj ne zot ...gerard lutu edhe per mua ...qe te shfarosen nga skena polike keta maskarenj,karikatura te degjeneruar.

Sa te jene keta ne pushtet evropen do ta shikojme me dylbi.
Dhjete vjete qe thote autori i shkrimit duhet te jene dhjete vjete te reja(me sistemin monetar)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jul 14, 2009 9:37 pm nga gerrard

Te lutem thoni ju, po as perendia nuk i don te pandershmit.
Te shohim per liberalizimin e vizave, deri tani flitet vetem per Serbine Malin e Zi dhe Maqedonine per Shqiperine asgje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi