ILIRIADA PORTAL

Milo: Edi Rama te jape doreheqjen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16072009

Mesazh 

Milo: Edi Rama te jape doreheqjen




Kryetari i Partise Demokracia Sociale, tha mbreme ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne televizion "Klan" se eshte i shokuar nga fakti qe s'do te jete me deputet. Ai akuzoi kreun e Partise Socialiste se coi ne menyre te pafalshme drejt humbjes, koalicionin e majte. "Ne te vertete nuk kam deshtuar une si politikan dhe as PDS, ketu ka deshtuar alternativa e koalicionit te majte, ketu ka deshtuar PS, si udheheqese e koalicionit dhe lideri i koalicionit, Edi Rama", deklaroi Milo. Prandaj sipas tij, kryesocialisti eshte pergjegjesi kryesor ne kete humbje dhe duhet te jape doreheqjen. Ai tha se si parti pjesemarrese nuk kishin dhe do te kishin ate peshe elektorale qe do te ndikonim ne kete koalicion, nuk do te percaktonin fitoren e koalicionit. "Une kam bere nje analize serioze, perdite, duke menduar me ore te tera dhe ka arritur ne konkluzionin qe jane bere gabime te renda, te pafalshme, ata qe udhehoqen koalicionin, i cili ishte formal, paten pergjegjesi", vleresoi lideri i Partise Demokracia Socialiste. Sipas tij, gjithcka fillon pas zgjedhjeve per pushtetin vendor, ku koalicioni pas ketyre zgjedhjeve u ndodh ne nje pozite aspak te favorshme dhe pati mosmarreveshje te medha. Ai tha se koalicioni ishte formal, i cili u ndertua oret e fundit per tu paraqitur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. "Nuk pati angazhime reciproke serioze, nuk pati nje program te qarte te koalicionit, ne nuk u njohem ne nje program te qarte te koalicionit", tha Milo. Gjithashtu, ai rrefeu se nga bisedat ne menyre informate me zotin Rama, ka qene i bindur qe do te fitonte nga 71 deri 72 deputete ne parlamentin e ardhshem. Sipas tij, filozofia e Parise Socialiste ishte abstrakte, e pakapshme nga elektorati shqiptar, slogani pertej te majtes dhe te djathtes, u be e paqarte per elektoratin shqiptar. "Fakti qe perseriste se nuk ishte nje politikan gjate fushates dhe me gjere, ishte me ndikim te keq tek elektorati", analizoi lideri i Partise Demokracia Sociale. Ai tha se synimi i vetem i zotit Rama ishte qe permes G99 te mund te terhiqte te rinjte shqiptare, qe per shkak te kaluares se saj politike, apo qe mund te shkonin ne nje parti tjeter, te terhiqte te rinjte. Por qe nga sondazhet dhe trendi i perkrahesve te Partise Socialiste rezultonin njerezi ne moshe madhore te cilet perkrahnin kete force politike. Prandaj, sipas lideri te PDS, kryetari i Partise Socialiste deshtoi edhe ne kete strategji, qe ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit nuk rezultati aspak e suksesshme. Sipas tij, opozita nuk ka pasur nje rol identifikues te qarte te Partise Socialiste. "Ka qene nje opozite te kaluar nga ekstremi ne ekstremi. Ka pasur me shume emocione te castit se sa strategji", sqaroi Milo. Per rezultatin e zgjedhjeve kreu i PDS-se deklaroi se pas pak ditesh do te mbledhe kryesine e partise per te analizuar te gjitha faktoret qe cuan ne kete humbje dhe per te marre vendime te rendesishme politike per sa i perket vijes politike dhe strategjise qe do te ndiqet. Megjithese pa fonde per shkak te mosperfshirjes ne parlament, Paskal Milo, siguroi se partia e tij do t'i rezistoje ketyre veshtiresive dhe do te vijoje nje jete te shendetshme politike.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22558
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi