ILIRIADA PORTAL

Vendim i padrejte i BE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16072009

Mesazh 

Vendim i padrejte i BE




Nga Reuters
Bashkimi Evropian planifikon heqjen e vizave per regjimin e Serbise, por jo edhe per myslimanet e Bosnjes. Mirepo, edhe pse nje vendim i tille do te duhej te zyrtarizohej gjate ketyre diteve, kritiket tashme paralajmerojne se vendimi vetem sa do t'i thelloje grindjet nderetnike ne gjithe hapesiren e asaj pjese te Ballkanit.

Qytetaret e ish-Jugosllavise dikur mund te udhetonin pa viza ne Evropen Perendimore, dhe ate deri ne shperberjen e Jugosllavise gjate viteve te 90'a te shekullit te kaluar. Nderkohe, nga ish-republikat e Jugosllavise vetem Sllovenia eshte anetare e Be, kurse Kroacia ka perfituar liberalizmin e regjimit te vizave.

Grupi i Partive te Gjelbra ne Parlamentin Evropian kritikoi ashper vendimin e planifikuar, vetem disa dite pas shenimit te 14-vjetorit te masakres se Srebrenices, ku nga duart e vrasesve serbe u vrane mbi 8,000 njerez.

Goditje ndaj vlerave evropiane

Komisioni Evropian planifikon te aprovoje propozimin me te cilin qytetareve te Serbise, Maqedonise dhe Mali te Zi do t'iu lejohet udhetimi pa viza ne BE, duke filluar nga fillimi i vitit te ardhshem. Sipas propozimit, menyra e njejte e rregullimit do te mund te vlente edhe per Bosnjen dhe Shqiperine, por tek nga gjysma e vitit 2010, gjegjesisht, kur ato te dyja t'i permbushin standardet evropiane.

Daniel Cohn-Bendit, njeri prej kryetareve te te Gjelberve ne PE, theksoi se plani vetem sa i ofendon edhe me shume njerezit qe vuajten me se tepermi gjate luftes ne BeH ne vitet 1992-1995.

"Aksioni i padrejte i propozuar vetem sa do t'i formalizoje ndarjet etnike, do te shperbleje taktiken e obstruimit te politikaneve nacionaliste dhe do te thelloje pakenaqesite ne rajon", tha Cohn-Bendit, duke sqaruar se eshte dyfytyresi dhe jomorale qe t'i ndalohet dicka njeres pjese te popullates boshnjake.

Bosnjen njehere e mbrojten, e tani po e shkelin

Schwarz-Schilling, ish-minister gjerman dhe perfaqesues i larte ne Bosnje e Hercegovine, ne periudhen 2006-2007, deklaroi per shtypin gjerman se vendimi qe Bosnja te menjanohet nga liberalizimi i vizave eshte nje vendim politik jashtezakonisht i eger, meqe behet fjale per shtetin ne te cilin, me qellim qe ta mbronin, NATO, BE dhe SHBA ndermoren sulme ushtarake.

Keto fuqi intervenuan gjate luftes, pasi qe forcat e serbeve te Bosnjes, te udhehequra nga gjenerali Ratko Mladic, kishin kryer gjenocidin ne Srebrenice. Dorezimi i gjeneralit vrases edhe sot e kesaj dite e frenon hyrjen e Serbise ne BE.

Ministri i Jashtem i Bosnje e Hercegovines, Sven Alkalaj, deklaroi se nje regjim i tille i vizave do te mund te krijoje nje geto per myslimanet e Bosnjes. Ditorja me e lexuar boshnjake, 'Dnevni Avaz', publikoi se BE dergoi nje porosi te rrezikshme shperblimi per Serbine, gjegjesisht per vendin qe edhe sot e kesaj dite i mbron kriminelet e luftes.

"Kjo pra do te thote se Bashkimi Evropian (me ndonje perjashtim te ndershem) kurre nuk ka qene i interesuar per denimin e krimeve te luftes te kryera ne Bosnje dhe ne Ballkan? Si u be qe sistemi juridik, i cili mbron kriminelet me mizor te luftes, te jete i mire sa duhet per BE, nderkaq Bosnja jo?" pyeste Alkalaj.

BE e sheh krijimin e regjimit te vizave dhe anetaresimin eventual ne BE si nje mjet per krijimin e nje stabiliteti afatgjate ne Ballkan.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Vendim i padrejte i BE :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Jul 16, 2009 5:50 pm nga nardlushnja

Si mendoni ju se evropa eshte budallacke dhe genjehet .
Nuk e di evropa sistemin ne shqiperi???
Nuk e di qe ka korrupsion,kontrabande,krime ????
Nuk e di evropa qe nuk ka demokraci dhe ketu udheheq kush eshte hajdut me i mire???

Si mendoni JU???
NUk e prisnit nje gje te tille???

Evropa rezultatet e zgjedhjeve i nxjerr per dy ore dhe ne ketu nuk i nxjerrim dot per nje muaj.

Nuk eshte turp te rinumrohen kutite e votimit????
Mire.le te rinumrohen.Nuk eshte turp qe pala ankuese te fitoj si perfundim???

Sikur te numroj votat edhe nje here nga e para nje shtet tjeter jam i bindur se rezultati do te dale per dy ore dhe do te jete i ndryshem nga ai qe nxoren keta debilat tane

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi