ILIRIADA PORTAL

Rama nė festėn e vullnetarėve, Prifti: Nėse ai nuk ikėn, nuk ka aleancė PS-LSI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16072009

Mesazh 

Rama nė festėn e vullnetarėve, Prifti: Nėse ai nuk ikėn, nuk ka aleancė PS-LSI




Nėnkryetari i LSI-sė, Dritan Prifti, nė njė intervistė nė emisionin “Opinion” tė gazetarit Blendi Fevziu, nė Tv Klan, shprehet se bashkėpunimi i LSI-sė me PS do tė vijė vetėm kur nė krye tė saj tė mos jetė Edi Rama dhe t’i jetė hapur rrugė njė filozofie tė re bashkėpunimi me aleatėt. Sipas tij, Rama nuk ėshtė treguar asnjėherė mirėnjohės i ndihmės qė i ėshtė dhėnė ndėr vite nga Ilir Meta dhe LSI, pėr t’u bėrė kryetar i Bashkisė sė Tiranės, madje ka punuar kundėr saj nė zgjedhjet e fundit.
Pėrse javėn e parė pas zgjedhjeve, ende kur rezultati nuk ishte krejtėsisht i fiksuar, por kuptohej qė PD-ja do tė kishte 70 deputetė, ju deklaruat se nėse do tė duhej mandati juaj, ai mund tė bėhej i 71-ti pėr maxhorancėn e djathtė. Kurse siguruat se mandati juaj nuk do tė shkonte kurrė nė favor tė Edi Ramės. Pėrse ky vendim?
Pėr mua ka qenė njė vendim jo i vėshtirė, absolutisht jo i vėshtirė. Pasi gjatė gjithė kohės qė unė jam marrė me politikė dhe Edi Rama ka pasur njė rol tė rėndėsishėm nė PS, kam qenė kundėr tij.
Pėrse?
Edi Rama mė ėshtė dukur nė tė gjitha aspektet njė njeri i cili ėshtė bosh, njė njeri i cili ėshtė aktor i mirė, di tė manipulojė mediat, tė manipulojė miqtė dhe shokėt. Por s’mė ėshtė dukur asnjėherė kalli i mbushur.
Kur e keni njohur z. Rama?
Nė vitin 2000, kur unė kam qenė shef kabineti nė qeverinė e zotit Meta, atėherė ai ishte Ministėr i Kulturės dhe vinte pėrditė te zoti Meta. Unė, duke qenė personi qė drejtoja stafin e tij, vinte pėrditė edhe tek unė. Qė njohjet e para kanė qenė jo nga ato qė tė lėnė mbresa, ka qenė me shumė mangėsi pėr z. Rama.
Nė ē’kuptim?
Mbaj mend kur nė vitin 2000, z. Rama dėshironte tė kandidonte pėr kryetar bashkie pėr herė tė parė. Nga ministėr, vinte tek z. Meta pėrditė duke qėndruar mė shumė se gjysmėn e ditės te paradhoma e tij pėr t’i mbushur mendjen z. Meta qė tė ishte kandidati i PS-sė pėr Bashkinė e Tiranės. Megjithatė e arriti atė dhe e bindi z. Meta. Unė mbaj mend njė rast shumė tė veēantė pėr tė hedhur dritė pėr tė atė si njeri. Ka ardhur njė letėr nga SHISH tek zoti Meta, ku thoshte qė strukturat e PD-sė do tė pėrdornin mjete filmike nga familja, nga ish-gruaja e z. Rama, apo djali i z. Rama pėr t’ia pėrdorur atij nė fushatė elektorale. Nė atė kohė, ai nuk kishte lidhje as me ish-bashkėshorten dhe as me djalin e tij. Mbaj mend qė zoti Meta e mori nė zyrė dhe i tha qė kėto informacione kemi dhe duhet tė gjesh patjetėr njė mėnyrė qė tė miqėsohesh me familjen tėnde, qė tė afrosh djalin tėnd. Mbaj mend njė reagim skandaloz tė tij, qė nuk... Djali i vet ishte 13-vjeē nė atė kohė dhe ky s’e kishte takuar dhe njohur asnjėherė atė, dhe nuk pranonte...
...Mbaj mend qė ai e ka takuar para vitit 2000...
Unė po tė them qė e mbaj mend shumė mirė. Janė shpalosur ngjarjet para syve tė mi, ishte koha kur do tė kandidonte pėr herė tė parė nė Bashki. Erdhi letra dhe e ka detyruar zoti Meta qė tė dilte nė televizion dhe tė njihte djalin e vet 13-vjeē, dhe qė atėherė me tė thėnė tė drejtėn, unė njė njeri, i cili nuk mund tė jetė pėr familjen e vet, nuk mund tė jetė as pėr bashkinė dhe as pėr shqiptarėt. Qė atėherė kam pasur njė pishmanllėk tė madh, pėr ēdo mbėshtetje qė mund t’i jepja atij lloj personi.
Por gjithsesi ai ka pasur karrierė mbresėlėnėse...
Unė nuk mund tė them se nuk ka pasur sukses, sigurisht ka pasur sukses duke u mbėshtetur nga disa njerėz qė sot nuk e mbėshtesin mė, janė kundėrshtarė, si Ilir Meta dhe Fatos Nano. Ata tė dy e bėnė Edi Ramėn, unė tė dyve atyre i vė faj tė madh, qė njė njeri mostėr e paraqitėn si njė njeri normal.
Nuk mund ta bėjnė dy njerėz njė tė tretė, duhet tė jetė edhe ai vetė qė tė bėhet z. Prifti...
Nuk po them qė z. Rama ėshtė i paaftė pėr tė qenė aktor. Ai ėshtė shumė i aftė pėr tė qenė aktor dhe shumė i aftė pėr tė qenė intrigant. Arriti tė penetronte mes atyre tė dyve, t’i armiqėsonte ata tė dy me njėri-tjetrin, tė gjente aleanca nė PS pėr tė larguar njėrin apo tjetrin.
Ju mendoni qė ishte z. Rama qė ndėrhyri pėr t’i ēarė ata tė dy?
Pa diskutim.
Keni fakte, apo fjalė nė pėrgjithėsi?
Qė nga viti 2000 unė s’jam ndarė asnjė ditė nga Ilir Meta. Jam kthyer nė vitin 2000 nė Shqipėri, pas studimeve, kam filluar punė si shef i kabinetit tė Kryeministrit, pastaj drejtor KESH-i, pastaj deputet, ministėr. Gjatė gjithė kohės kam qenė pranė Ilir Metės dhe pas vitit 2000, historinė e lidhjeve dhe tė marrėdhėnieve tė Ilir Metės e njoh shumė mirė. Edi Rama vinte te zyra ime dhe pėrgatiste deklarata pėr shtyp tė Ilir Metės kundėr Sali Berishės, deklaratat pėr shtyp kundėr Fatos Nanos. Ka qenė njė zar tė cilin Ilir Meta e pėrdorte pėr t’i shkruar deklaratat.
Njė ministėr mund t’i shkruajė...
Dakord, nuk ka asgjė. I shkruante me njė gjuhė, unė ia thosha shumė herė Ilir Metės atėherė, me njė gjuhė skandaloze, nuk mund t’i shkruash Kryeministrit njė deklaratė ku ta quajė kryetarin e opozitės apo kryetarin e partisė sė vet, kriminel apo lloj-lloj fjalėsh. Mbaj mend qė Edi Rama ka shkruar njė herė njė deklaratė tė cilėn do ta mbante Monika Kryemadhi, pasi Berisha e kishte akuzuar atė pėr diēka dhe Monika do tė lexonte njė deklaratė siē e kishte shkruar Edi Rama. Unė pėr fat e lexova, se e shkroi nė kompjuterin e zyrės sime, nuk mund tė vihej nė gojėn e zonjės sė Kryeministrit njė fjalor rrugaēėror, si ai qė pėrdorte Edi Rama. Edi Rama ēdo ditė ėshtė pėrpjekur t’i bėj pis kėto lloj figurash qė ka pasur PS, Fatos Nanon dhe Ilir Metėn, qė t’i fuste nė grindje ata me njėri-tjetrin. Unė kam bindjen se siē i di unė, i dini edhe ju shumė histori. Historinė e vajtjes me lule nė Athinė, ku Metėn e frynte pėr t’u zėnė me Nanon. Rama ishte njė dirigjent shumė i suksesshėm i shkatėrrimit tė Partisė Socialiste, i prishjes sė Metės me Nanon. Atėherė nė fakt filloi shkatėrrimi i PS-sė, nė 2001, kur filloi katarsisi i zotit Nano...
T’i kthehemi pyetjes fillestare. Pse deklaruat se do t’i jepni votėn tuaj Sali Berishės?
Deklarova sepse PS duhet tė qėndronte tė paktėn katėr vjet nė opozitė. Edi Rama duhet tė iki prej andej. Ajo parti duhet tė reformohet dhe tė rinovohet sepse vazhdon tė jetė akoma njė qendėr e ndyrė biznesi.
Ēfarė do me thėnė kjo?
Ku secili pėrpiqet si t’ia fusė tjetrit pėr tė pėrfituar diēka pėr vete. Por ajo ėshtė njė parti e cila nuk ėshtė gati pėr pushtet. Vazhdon pavarėsisht fjalorit pėr politikė tė re, vazhdon tė ketė...
Ēfarė do tė thotė njė parti qė nuk ėshtė e gatshme pėr pushtet?
S’ėshtė e gatshme. Ėshtė akoma shumė e korruptuar, e pisėt, akoma me njė intrigė tė pashoqe brenda vetės, ėshtė akoma njė parti jo e gatshme pėr tė marrė nė dorė drejtimin e vendit. Ajo ėshtė njė forcė politike, tė paktėn drejtuesit e saj, jo tė tjerėt, drejtuesit e kėsaj force politike janė tė zhytur nė korrupsion, janė pjesė tė instrumenteve tė errėta tė politikės shqiptare, pėr tė mos thėnė pjesė tė grupeve mafioze.
Kjo ėshtė deklaratė shumė e madhe...
Kėsaj partie pėr t’u pastruar i duhen tė paktėn 4 vjet nė opozitė, pėr t’i shkėputur njė herė e mirė lidhjet nga grupet e errėta kriminale qė e financojnė atė, qė e drejtojnė politikėn e saj.
Zoti Prifti, zoti Rama sipas jush dhe statutit duhet tė largohet. Po nėse zoti Rama nuk largohet nga kreu i PS?
Unė mund tė them qė diferenca e koalicionit PD-LSI me PS ėshtė 135 mijė vota. Unė po tė them qė nėse zoti Rama do tė vazhdojė tė qėndrojė nė krye tė PS-sė, ajo parti ta harrojė njėherė e pėrgjithmonė aleancėn me LSI-nė, sot pas 4 vjetėsh, pas 8 vjetėsh apo pas 12 vjetėsh. Zoti Rama nuk ėshtė i besueshėm mė pėr LSI-nė dhe pėr tė gjithė lidershipin e LSI-sė. Me atė nė krye nuk do tė ketė asnjė lloj bashkėpunimi elektoral me PS-nė. Nėse ata qė janė brenda PS-sė i bėjnė llogaritė qė do ta fitojnė pushtetin vetėm, bujrum edhe pas 4 vjetėsh dhe tė shohim se kush do ta fitojė pushtetin.
Po nė rast se zoti Rama jep dorėheqjen, ēfarė perspektivash jepen pėr tė majtėn?
Natyrisht qė hapen perspektivat pėr tė bashkėpunuar me tė majtėn, jo brenda 4-vjeēarit qė vjen, pasi ne do tė firmosim njė marrėveshje dhe do t’i qėndrojmė asaj strikte deri nė fund. Por nėse zoti Rama largohet, aleancat tona natyrale janė majtas dhe shpresojmė qė do tė gjejmė gjuhėn me drejtuesit e rinj tė PS-sė, pėr tė pasur njė koalicion fitues pas katėr vjetėsh. Ne jemi duke negociuar intensivisht njė marrėveshje bashkėqeverisjeje me PD-nė pėr katėr vjet, tė cilės do t’i qėndrojmė besnik pėr 4-vjet dhe pėr asnjė ditė mė pak.
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rama nė festėn e vullnetarėve, Prifti: Nėse ai nuk ikėn, nuk ka aleancė PS-LSI :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Jul 16, 2009 5:54 pm nga nardlushnja

te gjitha i tha ky Dritan Prifti.
Nje gje nuk tha:- qe LSI eshte nje lavire dhe Ilir Meta eshte davaxhi(pronari i lavireve)
Nje gje tjeter nuk tha ky Dritani:- qe LSI vdiq si parti.Nuk ka per te marre me vota .Boll e genjyen popullin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Jul 18, 2009 10:09 pm nga lidabica

Dritan Priftin e njoh si njeri shume serioz dhe te rregullte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jul 19, 2009 12:53 am nga gerrard

Tani Dritan Prifti u be seroiz dhe i rregullt, tani qe shkuan me Berishen? Ju kujtohet Lida Bica kur une te thosha para zgjedhjeve qe ka vetem 2 rruge per te qeverisur vendin, e para PS-LSI bashke ne qeveri, dhe e dyta PD-LSI bashke ne qeveri, dhe ju mu pergjigjet se, "Eshte e pa mundur qe PD-ja te bashkpunoje me LSI", duhet te jete e shkruar diku. Dhe ja si per koinēidence ndodhi pikerisht ajo qe une ju kisha thene shume kohe para zgjedhjeve. Dhe e dini se perse e thashe? Duke e ditur se ne politike nuk ekziston morali, gjithēka mund te ndodhin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jul 20, 2009 5:45 pm nga nardlushnja

lidabica shkruajti:Dritan Priftin e njoh si njeri shume serioz dhe te rregullte.

E drodhe dhe ti lida bica.
Mire ata te LSI qe e drodhen se u takon (TE tille moral kane...kete e ke deklaruar edhe ti....apo jo lida bica.

po e perfundoj me nje fraze qe lexova nga postimet e tua.


Dridhe like se na fike

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jul 20, 2009 9:41 pm nga ADMIN

Pershendetje Nard,po ne jemi fukarenje ,per te jetuar te ndershem ne po mundohemi te besojme cdo gje qe thone ata ,ne dy te kqija ,zgjedhim ate me te pa demshmen ,pra ne kete rast DEMOKRACINE

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jul 21, 2009 12:36 am nga lidabica

Ju pershendes per vigjilencen qe keni miq te nderuar te Forumit Very Happy
Po me thene te drejten e kam thene dhe e them qe nuk e kam shku nder mend se do te ndodhte nje gje e tille.por si erdhen punet si do te behej valle ???Ilir meten ende s'e duroj dot me duket si koke-qyp,m.gj.s. ,shpesh here ben ca levizje qe behet "vip-politikan" Laughing .A i ka se ka mend shume Shocked Shocked ,apo ja rekomandon njeri nuk di c'te them.Kurse sa per Dritan Priftin me ka pas lidh puna dhe e kam njojtur si njeri nga afer dhe sinqerisht qe ashtu e kam njohur korrekt dhen serioz.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jul 21, 2009 5:47 pm nga nardlushnja

me ka pas lidh puna dhe e kam njojtur

Cfare pune ben ti Lida Bica???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jul 21, 2009 7:06 pm nga emigranti

na pelqen a sna pelqen Meta ka luajtur ne menyre te zgjuar. Tete deputet jan gati ti ikin PS dhe te kalojn nga LSI. Kte e kam nga nje mik ne PS. Ilir Meta behet gati te behet forca me e madhe e majte ne vend. Egoizmi i Rames e shkaterroi PS pavarsisht se mu nuk me dhem shkaterrimi i PS. Kurse Meta "me nje gur vrau du zoq", edhe ne pozite erdhi edhe forca e majte me dominuese do te jete ne keto kater vjet. Paska pas vertet shum te drejt kur diten e zgjedhjeve akoma pa u mbyll zgjedhjet deklaroi; "LSI ka fituar". Zoti ja boft hallall. esht tregu cub.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi