ILIRIADA PORTAL

Vizat, nje ndarje e re ne Ballkan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17072009

Mesazh 

Vizat, nje ndarje e re ne Ballkan




Nga Armand Shkullaku
Vendimi i pritshem i Komisionit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per disa vende te Ballkanit Perendimor, i ka lene te deshperuar shqiptaret ne Shqiperi dhe Kosove. Ndjenjes se poshterimit, te provuar sa here perpara dyerve te ambasadave, i shtohet ajo e nje izolimi te ri brenda Ballkanit. Ndersa Kosova nuk figuron fare ne planin e liberalizimit te vizave te BE-se, Shqiperise do t'i duhet te pakten dhe nje vit per te tentuar perseri lirine e levizjes per qytetaret e saj. Teknikisht, vendimi i Komisionit Evropian duket korrekt. Politikanet ne Prishtine dhe Tirane kane folur shume per integrimin, por po aq shume u mbetet per te bere per ta arritur ate. Kete e dine dhe e kane perseritur te gjithe. Nese rasti i Kosoves eshte specifik dhe kerkon trajtim te vecante, per Shqiperine mund te thuhet se eshte mbrapa jo vetem me pasaportat biometrike, por edhe me menaxhimin e integruar te kufijve. Perseri, duke folur teknikisht, keto jane kushte vertet te rendesishme per nje vend qe kerkon akses te lire ne hapesiren e Bashkimit Evropian dhe plotesimi i tyre eshte detyre paresore per Tiranen zyrtare. Por, pas vendimit per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, politikisht shtrohen disa ceshtje te tjera.

Ne radhe te pare, vendimi per t'i diferencuar shtetet e Ballkanit Perendimor ne liberalizimin e vizave bie ndesh me planin e BE-se per ta integruar krejt rajonin ne bllok dhe krijon paragjykime e dyshime per menyren se si po e perdore vete BE-ja fuqine magjike qe ka heqja e vizave per ballkanasit e ketyre aneve. Brukseli deshmoi dje se kur i duhet, di ta perdore politiken e shkopit dhe karotes dhe te mbylle njerin sy perballe kushteve te paplotesuara per ndonje shtet. Keshtu, grupi i te gjelberve ne Parlamentin Evropian e cilesoi te padrejte vendimin per t'ia ofruar Serbise statusin visa free perpara Bosnjes, duke theksuar se nje gje e tille mund t'i thelloje ndarjet etnike. Serbia ende nuk e ka dorezuar kriminelin e luftes, Ratko Mlladic dhe karota e vizave qe i zgjatet nga Brukseli eshte e qarte se ka nje sfond te paster politik. Bashkimi Evropian po e perdore kete bonus per ta fituar besimin e nevojshem tek serbet, per ta zbutur armiqesine qe daton nga pranvera e dhjete vjeteve me pare, si dhe per ta neutralizuar ndikimin rus ne kete shtet. Nese heqja e vizave shikohet edhe si nje lloj kompensimi per disfatat e fundit te Serbise, kjo nuk ka pse te rendoje ne kurriz te shqiptareve, te cilet ndryshe nga ish Jugosllavia, e kane perjetuar izolimin me te eger per nje gjysmeshekull. Serbia ka probleme jo vetem me gjykaten e Hages, por edhe me kriminalitetin, korrupsionin dhe politiken konfliktuale qe po e nxite tek serbet e Kosoves. Keto me siguri do te mjaftonin qe heqja e vizave te shtyhej edhe per Serbine. Por, mesa duket i paafte per ta bindur Beogradin me gjuhen e shkopit, Bashkimi Evropian zgjodhi ate te karotes. Vendosi t'i heqe vizat per serbet, me shpresen se keshtu do ta zbuse mosbesimin e tyre dhe, pse jo, nje dite t'u kerkoje njohjen e Kosoves shtet. Kjo eshte nje menyre e te berit politike, por sigurisht qe nuk ka lidhje me kriteret strikte per heqjen e vizave. Kur ka interes Brukseli, ato edhe u anashkaluakan.

Edhe sa i takon ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, ndonese per hir te se vertetes ajo ndodhet me perpara se vendet e tjera te rajonit ne aspektin teknik, perseri arsyet politike kane qene vendimtare per liberalizimin e vizave. I mbajtur peng nga Greqia per shkak te emrit, si ne anetaresimin ne NATO ashtu dhe ne integrimin ne BE, Shkupi ka perfituar nje dhurate shume te vyer per qytetaret e tij si kompensim per dy proceset e bllokuara.

Politikisht mund te shihet edhe diferencimi qe iu be Shqiperise. Ndonese zyrtarisht jane problemet me pasaportat biometrike, menaxhimin e integruar te kufijve, krimin dhe korrupsionin, edhe elemente te tjere nuk mund te lihen pas dore. Ndoshta nxitimi i kryeministrit Berisha per te aplikuar per anetaresim ne BE ne periudhen elektorale, miratimi i ligjit te lustrimit ne kundershtim me sugjerimet evropiane apo edhe elemente te tjere, mund te kene shtuar dyshimet per ta lene ne nje kohe te dyte liberalizimin e vizave per Shqiperine. Pikerisht perdorimi i heqjes se vizave si ndeshkim, apo shperblim, ndaj shteteve te ndryshme te Ballkanit Perendimor dhe jo aplikimi strikt dhe i njejte i kushteve teknike per secilin prej ketyre vendeve, shkakton ne thelb deshperimin e shqiptareve. Te ndodhur mes problemeve me qeverisjen e tyre dhe manovrave politike te Brukselit, ata vuajne sot pasojat e nje izolimi me te rende se me pare. Bashkimi Evropian, duke dashur t'i zgjidhe problemet ne rajon nepermjet kartes se integrimit, rrezikon t'i komplikoje ato edhe me keq.

Shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove aktualisht u mbetet vetem nje rruge e lire komunikimi - ajo mes vetes. Ata do te ndihen te diferencuar padrejtesisht me shume ne raport me fqinjet, se sa me standardet qe qeverite e tyre duhet t'i arrijne. Nuk eshte cudi qe tek elemente te vecante ne tri shtetet qe dje perfituan nga liberalizimi i vizave, ky proces te perkthehet si superioritet i etnive te tyre ndaj shqiptareve dhe te manifestohet si arrogance e policise ne kufi, ne rruge, etj, qe edhe keshtu nuk ka munguar. Ne vend qe t'i nxise reformat, vendimi i Brukselit mund te provokoje nje situate te tille qe mund t'i afroje shqiptaret me njeri- tjetrin per shkak te izolimit dhe mund t'i ftohe ata me fqinjet per shkak te liberalizimit. Kjo eshte njera prej pasojave qe mund te shkaktoje vendimi i Bashkimit Evropian per t'i diferencuar vendet e Ballkanit Perendimor sipas nevojave politike dhe jo sipas kritereve strikte. Pa harruar se vendimi mund te prodhoje edhe nje rritje te kriminalitetit, ku falsifikimi i pasaportave, vendbanimeve, shtetesive e kombesive do te tentoje t'i pergjigjet nevojes se deshperuar te shqiptareve per te udhetuar drejt BE-se. Keto jane vetem parashikime te pasojave te mundshme te vendimit te djeshem te Komisionit Evropian. Ajo qe dihet me siguri eshte se tashme ne gojen tone ka filluar te ndihet shija e hidhur e te qenit qytetare te dores se dyte edhe brenda Ballkanit Perendimor.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24176
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi