ILIRIADA PORTAL

Flet Ben Blushi - “Rama tė pranojė humbjen,projekti i tij ka dėshtuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17072009

Mesazh 

Flet Ben Blushi - “Rama tė pranojė humbjen,projekti i tij ka dėshtuar




Robert Rakipllari

Ben Blushi thyen heshtjen dhe flet hapur. “Rama duhet tė pranojė humbjen, zgjedhjet janė humbur nga kauza e gabuar dhe politika e personalizimit tė njė beteje tė pėrbashkėt”. Kėshtu ėshtė shprehur Blushi nė njė intervistė ekskluzive pėr “Panorama”. Pėr herė tė parė njė eksponent i PS-sė pranon se nuk mund tė fajėsohen komisionerėt socialistė pėr humbjen, por mungesa e programit qė PS-ja nuk e kishte nė kėto zgjedhje. Blushi shton se tanimė nuk flitet pėr karrierėn e secilit, por pėr fatin e opozitės, e cila duhet tė priret nga e vėrteta dhe jo mohimi i saj.
Z.Blushi, PS-ja ka nisur njė fushatė kontestimesh tė zgjedhjeve duke kėrkuar rinumėrim tė votave nė Berat, Tiranė dhe Shkodėr, ndėrsa kryetari Rama ka paralajmėruar publikisht se nuk do t’i njohė zgjedhjet dhe Parlamentin e ri. Cili ėshtė qėndrimi juaj pėr atė ēfarė po ndodh tani me PS-nė?
Edi Rama duhet tė pranojė humbjen dhe t’iu shpjegojė socialistėve se si ka mundėsi qė nuk solli nė pushtet partinė mė tė madhe nė Shqipėri. Ēdo pėrpjekje pėr tė nxjerrė opozitėn jashtė Parlamentit do tė ishte njė vetėvrasje pėr PS-nė, e cila nuk mund tė kthehet nė pushtet duke imituar PD-nė dhe Sali Berishėn e vitit 2000. Filozofia e kryetarit tė PS-sė ka dėshtuar dhe pėr kėtė nuk mund tė fajėsohet PS-ja dhe aq mė pak komisionerėt nė tė gjithė Shqipėrinė. Kėto zgjedhje nuk i kanė humbur komisionerėt, siē po interpretohet paturpėsisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit tė njė beteje tė pėrbashkėt. Ajo qė po ndodh pas 28 qershorit nė PS ėshtė njė nga aktet mė tė shėmtuara nė historinė e kėsaj partie.
A keni komunikuar ju pas zgjedhjeve me z.Rama dhe a i keni kėrkuar atij tė pranojė humbjen dhe rrjedhimisht tė pranojė pasojat siē ėshtė e shkruar dhe nė statutin e PS-sė, pra largimi i tij nga drejtimi i PS-sė?
I kam kėrkuar Edi Ramės tė pranojė humbjen dhe po pres qė kjo tė kryhet me dinjitet, sepse tanimė nuk bėhet fjalė pėr karrierėn e secilit prej nesh, por pėr fatin e opozitės, e cila duhet tė konsiderohet si garant e lirisė nė ēdo vend demokratik, prandaj opozita duhet tė priret nga e vėrteta dhe jo nga mohimi i saj pėr qėllime meskine. Nė kėtė humbje ne tė gjithė kemi pėrgjegjėsitė tona, sepse kemi heshtur kur duhej tė flisnim dhe kemi folur kur duhej tė heshtnim, por unė nuk mund tė pajtohem me Edi Ramėn, qė thotė se “tani qė partia humbi, unė jam mė i fortė se kurrė”. Po pres mbledhjen e forumeve tė partisė pėr tė dėgjuar tė vėrtetėn e kolegėve dhe tė miqve tė tjerė dhe pėr tė thėnė dhe unė tė vėrtetėn time.
Si do t’iu pėrgjigjeshit ju mbėshtetėsve tė z.Rama nė PS, tė cilėt argumentojnė se nuk mund tė flitet pėr dorėheqjen e z.Rama, pasi PS-ja ka marrė mė tepėr vota se nė 2005 dhe rezulton partia mė e votuar nga zgjedhjet e 28 qershorit?
Zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhje tė pėrgjithshme, pėr tė cilat ēdo parti pėrgatitet nė katėr vjet dhe ato nuk mund tė trajtohen si zgjedhje tė pjesshme ose lokale, sepse tani kemi humbur Shqipėrinė dhe jo Kasharin. Prandaj duhet t’i drejtohemi Shqipėrisė duke shmangur kasharizimin e PS-sė. Me kasharizim kuptoj faktin qė zgjedhjet fitohen nė radhė tė parė me programe dhe pastaj me komisionerė. Partia Socialiste priste nė kėto zgjedhje njė program qė mblidhte vota dhe tani nuk mund tė fajėsohen komisionerėt qė nuk administruan dot votat qė duhet t’i mblidhte njė program qė nuk e kishim. Ky ėshtė kasharizmi, kundėr tė cilit do jem gjithmonė pėr shkaqe lirie. Kasharizim do tė thotė ta trajtosh humbjen si fitore dhe unė jam kundėr kėsaj pėr shkak tė parimeve. Kasharizim do tė thotė ta trajtosh humbjen si njė ditė tė zakonshme dhe unė do tė jem kundėr kėsaj pėr shkak tė PS-sė.


Rama nė fitoren e Vlorės me kryebashkiakėt e PS-sė

Kryesocialisti Edi Rama ishte dje i pranishėm nė tribunėn VIP tė stadiumit “Flamurtari” tė Vlorės nė ndeshjen ndėrkombėtare pėr “Europa League” me skuadrėn skoceze tė Madhėruellit. Rama ka qenė nė krah tė kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, i cili e kishte ftuar tė shijonin bashkė ekipin qė qyteti bregdetar kishte pėrgatitur pėr kėtė sezon. Kryetari i Bashkisė Tiranė dhe njėkohėsisht kryesocialisti ka marrė pjesė nė festėn e vlonjatėve pėr shkak tė fitores qė ky ekip arriti dje. Nė tribunėn VIP ishin prezentė dhe kryetari i Bashkisė sė Elbasanit Qazim Sejdini dhe kryetari i Bashkisė Lushnje, Albert Sanxhaku, tė dy si presidentė tė ekipeve respektive tė futbollit, Elbasanit dhe Lushnjės. Mėsohet se para ndeshjes, Gjika ka shtruar dhe njė drekė pėr Ramėn dhe kolegėt e tij bashkiakė.

Panorama
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24471
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Flet Ben Blushi - “Rama tė pranojė humbjen,projekti i tij ka dėshtuar :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Jul 17, 2009 1:45 pm nga ad

Ne kete interviste me bie ne sy pohimi i faktit se PS hyri ne garen e zgjedhjeve pa patur nje program per qeverisjen e vendit ēka do te thote se ajo nuk ka qene e gatēme per ta qeverisur vendin dhe se e gjith fushata dhe premtimet e Edi Rames kane qene nje mashtrim i paturpshem i Rames dhe ndjekesve te tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Jul 17, 2009 9:26 pm nga ADMIN

Teuta shkruajti:Ne kete interviste me bie ne sy pohimi i faktit se PS hyri ne garen e zgjedhjeve pa patur nje program per qeverisjen e vendit ēka do te thote se ajo nuk ka qene e gatēme per ta qeverisur vendin dhe se e gjith fushata dhe premtimet e Edi Rames kane qene nje mashtrim i paturpshem i Rames dhe ndjekesve te tij.
Ata kurre nuk kan qene gati per te qeverisur nje vend ,ata vetem diktaturen dhe mashtrimet kane ne shpirte

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Jul 18, 2009 6:54 pm nga lidabica

s'ka si te pranoje humbjen ,ai vazhdon te jet ne delir....psikopati

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Jul 18, 2009 7:58 pm nga gerrard

Rama duhet te pranoje humbjen ashtu si Berisha te pranoje mosfitoren. Dhe nese Rama do te pranoje humjen e partise qe drejton, Berisha duhet te pranoje humbjen e qeverise qe ai drejton, dhe jo te dalin me pretekste te tjera se pse Europa na la jashte.
Ka pergjegjesine jo vetem morale qe t'u tregojne shqiptareve pse na ndane nga fqinjet tane. T'u tregoje shqiptareve se nese Shqiperia u la jashte liberalizmit te vizave nuk erdhi per faj te Edi Rames, sado "kriminel" qe te jete ky i fundit.
Do te mjaftonin vetem gjysma e atyre miliona eurove qe u shpenzuan ne fushate elektorale neper Shqiperi duke u premtuar shqiptareve enderra, qe te paiseshim me pasaporta biometrike.
T'u tregoje shqiptareve te verteten, dhe jo te lexojme neper gazeta se na lane jashte ashtu si Bosnien se jemi musliman. Te gjithe e dime, ne dhe Europa, qe te jeshe musliman nuk eshte nje favor per te ndertuar te ardhmen, dhe jo vetem per ate qe perfaqeson islami si ideologji, por eshte gjeja e fundit qe Europa merr ne konsiderate kur shqyrton pyetjen e nje shteti tjeter.
Ne mbetem prapa sepse qeverisemi nga nje qeveri qe nuk punon per te miren e vendit te saje, por vetem per te shperdare karrige per te afermit e politikaneve duke u nisur nga te afermit e vete kryeministrit.
Europa na ndau nga fqinjet tane sepse nuk jemi ne gjendje te organizojme zgjedhje te ndershme, dhe i vetmi humbes i ketyre zgjedhjeve eshte Sali Berisha, nuk arrite te orgnizoje zgjedhje me standarte dhe nuk arriti as t'i fitoje ato.
Maqedonia ne te kundert me shqiptaret ka arritur te organizoje zgjedhjeme standarte, pamvarsisht nga shqiptaret e atjeshem qe nuk e kursyen kontributin e tyre per t'i prishur ato. Edhe Mali i Zi ka organizuar zgjedhje te ndershme bile ka edhe psaporta biometrike. Pa folur per Serbine qe problemet qe jemi duke kaluar ne, kombi me i vjeter ne Europe por gjithmone i fundit ne ē'do gje, i ka kaluar ndoshta shekuj me pare.
Ne qofte se Europa na nda nga vendet e tjera te ballkanit, nuk e beri per faj te Edi Rames, por vetem per faj te qeverise, eshte ajo qe populli kishte zgjedhur, per te na zgjidhur problemet. Habitem pse humbim kohe me Edi Ramen, qe te qendroje apo te shkoje nuk ka shume diference, ne vend qe te merremi me qeverin e pasaportave biometrike!??

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi