ILIRIADA PORTAL

Plas sherri nė kryesinė rozė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pasiqe PS ka humbur zgjedhjet, mendoni se Rama do ta jape doreheqjen?

Po
 
Jo
 
PS do ndahet
 
sme intereson
 
 
 
Shiko rezultatin
19072009

Mesazh 

Plas sherri nė kryesinė rozė




Tone tė ashpra nė mbledhjen e PS-sė. Blushi-Ramės: “Prano humbjen”.
Ajo qė pritej ka ndodhur. Mė nė fund, kryesia e selisė rozė ėshtė pėrfshirė dje nga debate tė ashpra, midis kreut socialist Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi. Pasi ka hapur mbledhjen e parė tė kryesisė pas procesit zgjedhor, Rama i ka kėrkuar pėrfaqėsuesve tė lartė tė kupolės socialiste qė tė qėndrojnė tė bashkuar pėrpara manipulimeve tė maxhorancės ndaj votės sė lirė. “Nuk do tė njohim rezultatin e zgjedhjeve pa mandatin e Fierit”, - ėshtė shprehur Rama, nė fjalėn e tij. Duke folur pėr vjedhjen e votės gjatė periudhės sė numėrimit, Rama ėshtė ndėrprerė disa herė nga deputeti Ben Blushi i cili i ka kėrkuar deklarimin e humbjes. “Partia Socialiste ka humbur zgjedhjet e 25 qershorit, prandaj dil dhe prano humbjen”, - ėshtė shprehur Blushi nė adresė tė Ramės. Kjo deklaratė e papritur ka krijuar njė atmosferė heshtjeje nė kryesi, ku Rama u pėrpoq qė tė argumentonte rezultatin e dobėt tė PS-sė nėpėrmjet gjykimit se: “Vota ėshtė vjedhur, partia Socialiste nuk ka humbur, por votat e elektoratit tonė janė grabitur”, -u shpreh Rama. Por kjo nuk e bindi aspak Blushin i cili duke ngritur tonin e zėrit nuk pranoi asnjė justifikim tjetėr, pėrveē deklarimit tė humbjes. Nė kėto rrethana, ndėrhyrja e herėpashershme e disa anėtarėve tė kryesisė, tė cilėt mbėshtetėn qėndrimin e Ramės, nuk e zbuti atmosferėn e mbledhjes. Sepse Blushi e vijoi fjalėn e tij duke thėnė se: “Tani gjithēka mbaroi dhe nuk ka mė asnjė shpresė pėr pėrmbysjen e rezultatit, ne duhet tė pėrgatitemi pėr nė opozitė gjatė kėtyre katėr viteve”, -shtoi ai. Gjatė mbledhjes folėn edhe shumė nga anėtarėt e tjerė tė kryesisė tė cilėt kėrkuan njė analizė me gjakftohtėsi, pėr procesin zgjedhor. Shumica e tyre u hodhėn nė mbrojtje tė Ramės, duke thėnė se “gjatė procesit, PS nuk ka bėrė asnjė gabim, i cili mund t’i ketė kushtuar pėr rezultatin pėrfundimtar”. Arsyetimi i shumicės sė anėtarėve tė kryesisė pėrputhej me gjykimin e Ramės, se votat janė manipuluar. Por, Blushi nga ana e tij nuk ka pranuar tė bėjė debat me anėtarėt e tjerė tė kryesisė. Ai i ėshtė drejtuar disa herė kreut tė PS-sė, Edi Ramės, duke i thėnė se: “Kryesia nuk ka mė kohė pėr tė humbur me justifikime tė kota”. Ai tha shprehimisht se: “Pasi tė pranojmė humbjen e procesit zgjedhor duhet tė marrim masat konkrete pėr tė rigjeneruar situatėn”.
Krisja e parė
Kjo ishte krisja e parė nė kupolėn e kryesisė sė Partisė Socialiste. Kundėrshtimet e hapura tė Ben Blushit treguan qartazi se njė pjesė e deputetėve rozė do tė kėrkojnė sė shpejti largimin e Ramės. Motoja kryesore e fjalimit tė Blushit kishte si refren kėrkesėn e dorėheqjes sė Ramės. Pėrveē kėsaj, gjatė ditės sė djeshme, ish-presidenti Meidani, i cili njihej si njė pėrkrahės i Ramės, i ka kėrkuar kėtij tė fundit dorėheqjen. Nė kėtė mėnyrė temperaturat e larta brenda kupolės rozė duket se do tė prodhojnė njė ndarje fraksionesh edhe brenda grupit parlamentar. Nė bazė tė statutit kėto fraksione konsiderohen si legjitime dhe mund tė funksionojnė brenda tė gjitha rregullave. Kjo pėrplasje fraksionesh sė shpejti do tė krijojė mjaft probleme pėr kryetarin Rama, i cili vetė nuk ėshtė i pėrfshirė nė grupin parlamentar. Nga ana tjetėr, duket se nė ditėt vijuese, aktiviteti i Nanos nga jashtė do tė shtohet sė tepėrmi. Por sidoqoftė, Rama gėzon aktualisht njė mbėshtetje tė madhe nė strukturat e bazės.
Gazeta Telegraf


Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Tue Jul 21, 2009 11:42 pm, edituar 2 herė gjithsej
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Plas sherri nė kryesinė rozė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Jul 20, 2009 5:54 pm nga nardlushnja

personalisht iken apo nuk iken Edi Rama ...mua nuk me behet vone.
Rendesi ka qe PS te mos percahet dhe te jete nje opozite e forte sepse me ate qe kemi ne krye dhe na udheheq......me tresh se me katersh keputet.

I Shkreti Rama ....po ta heqin nga kryetar partie keq e ka sepse nuk eshte as deputet ....debili.....mire i tha berisha qe te zgjidhej dhe ai ....por qeni donte te hante me dy luge......sa tja thyejne dhe lugen tjeter.

Me e keqja eshte se po iku Rama ....te shkretet ne si komb ....sepse kthehet ne politike armiku i popullit shqiptar Nano....sepse i mbaruan leket qe vodhi....jo se i hengri po kushedi se ne cilen kazino i ka humbur.

Ne prapaskene te te gjitha ketyre eshte Nano.Nuk e di por dicka me thote qe kohet e fundit Nano -Berisha kane gatuar se bashku kete corbe qe quhet burdello

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jul 20, 2009 8:19 pm nga gerrard

Une jam per Ben Blushin si kryetar partie. Lexova se antagonisti tjeter do te jete Arben Malaj, nuk me pelqen sepse eshte i korruptuar, kur ishte minister i ekonomis u pasurua me korrupsion, pak a shume si te gjithe politikanet shqiptar. Ben Blushi eshte nder te paktet politkan qe nuk eshte i implikuar ne korrupsione te ndryshme, e them kyte edhe per faktin se Berisha nuk e ka akuzuar kurre. Ka qene nje periudhe kur Berisha ishte ne opozite qe akuzonte te gjithe si te korruptuar, bile duke bere show ne parlament. Te vetmit qe nuk akuzonte ishin Blushi dhe Majko. Majko eshte nje njeri i mire por nje politikan jo karizmatik. Blushi eshte i afte si poltan dhe jo vetem

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jul 21, 2009 5:50 pm nga nardlushnja

Do ti vi radha edhe Ben Blushit per tu pasuruar ....mos ki merak Gerard se nuk do te rri ai pa e futur doren ne mjalte.
Kush u martua dhe nuk u gezua???
Te gjithe nje m.t jane....si andej si ketej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi