ILIRIADA PORTAL

PS, plas sherri neper rrethe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22072009

Mesazh 

PS, plas sherri neper rrethe




Rezultati i 28 qershorit dhe dilema e ikjes ose jo te Edi Rames nga kreu, fut Partine Socialiste ne perplasje te brendshme. Ne Shkoder e Lushnje, konflikt mes krereve lokale dhe kryesive, Gjirokastra me unike. Nje pjese e anetareve te Asamblese Socialiste, te deges se Partise Socialiste ne Shkoder, e cilesuan si te pamoralshme kerkesen e kryetarit te kesaj dege, Edip Shiroka, per largimin e Edi Rames, si lider i PS te Shqiperise. Kjo dalje kunder kryetarit te deges se PS per Shkodren, percane partine ne kete qytet. "Keto qendrime dhe vecanerisht, kerkesa per largimin e liderit te PS, jane te pamoralshme, te gabuara dhe kane si qellim te vetem "fshehjen" e pergjegjesise direkte dhe te rende te vete z.Shiroka, per aktivitetin e tij teresisht te munguar si kryetar i kesaj partie per Bashkine Shkoder", reaguan anetaret nepermjet nje deklarate per mediat. Sipas tyre keto qendrime dhe kjo kerkese, jane kategorikisht personale dhe nuk kane asnje lidhje me qendrimin real te strukturave dhe as anetaresise se PS te qytetit te Shkodres. "Te kerkosh doreheqjen e liderit te PS, do te thote: Te mos kesh realisht asnje lidhje me PS dhe t'i kontribuosh direkt Sali Berishes dhe klanit te tij nepotiko-familjar dhe pazarit me te ulet mes tij dhe Ilir Metes", vleresuan anetaret e Asamblese se Partise Socialiste.

Nderesa Asambleja e deges se PS-se per Lushnjes ne mbledhjen e djeshme ka shkarkuar kreun e kesaj partie, Leonard Gogu. Ky vendim u mor si rrjedhoje e deklarates se Gogut, qe kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, duhet te dorehiqet. Shumica e anetareve e asamblese e cilesuan deklaraten e kryetarit te deges se Lushnjes, Leonard Gogu, si personale dhe jo te vleresuara tek kjo asamble. Nje dite me pare ish-kryetari i PS-se ne Lushnje, Leonard Gogu, deklaroi se Edi Rama duhet te dorehiqet pa kthim dhe t'i hape rruge zhvillimeve ne parti. Ai e ka quajtur Ramen si pergjegjes per humbjen e PS-se ne zgjedhje. "Rames i besuam nje drejtim ndryshe, duke shpresuar ne fitore. Por me te nuk mund te fitojme dot as zgjedhjet vendore", theksoi Gogu vetem dy dite me pare.

Ndryshe nga Shkodra dhe Lushnja, ku deget jane ne "sherr" per qendrime te ndryshme, ne Keshillin Socialist te Rrethit te Gjirokastres, i perbere prej 13 anetaresh ne mbledhjen e radhes ka aprovuar dje ne menyre unanime rezoluten qe i kane derguar kryetarit te PS-se dhe Asamblese Kombetare, ne te cilen shprehen mbeshtetjen e tyre te fuqishme ne emer edhe te bazes socialiste ne Gjirokaster per kryetarin e PS-se, Edi Rama. Mes te tjerash ne kete dokument per kreun e PS-se, Keshilli Socialist i Rrethit Gjirokaster, i drejtohet atij duke i kerkuar qe "te udheheqe pa dilema PSSH, me moralin, guximin dhe kembenguljen qe ju karakterizon juve, per te permbushur me sukses detyren tuaj si kryetar i PSSH dhe premtimin per te mbrojtur deri ne fund, votat dhe interesat e elektoratit te majte ne te gjithe Shqiperine". Gjithashtu, thuhet se duhet te udheheqe PSSH per te zhdukur nje here e mire "semundjen" e madhe qe ka shoqeruar udheheqjen ne qender, duke rene pre e shantazheve qe vijne nga shume drejtime por qe kane nje qellim te vetem, zbehjen dhe dobesimin e PSSH duke "cuar uje ne mullirin" e Sali Berishes. Ne rezultatet e deritanishme, Partia Socialiste rezulton humbese ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, qe ka sjelle daljen e zerave ne kete parti per doreheqjen e kryesocialistit, duke u bazuar mbi statutin e kesaj partie. D.Dedej
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi