ILIRIADA PORTAL

Blushi: Rama dhe Nano, te dy humbes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23072009

Mesazh 

Blushi: Rama dhe Nano, te dy humbes




INTERVISTA/ Deputeti socialist foli mbreme gjate per zgjedhjet dhe zhvillimet ne PS, gjate emisionit “Opinion” te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan. Vlereson se humbja e zgjedhjeve erdhi nga mungesa e kauzes. Vlereson se kreu aktual, duhet te ike pa kthim

Ambasadoret e BE, dy dite me pare kritikuan procesin zgjedhor. Nga Partia Socialiste nuk ka pasur asnje kritike apo qendrim perfundimtar. Ka shpjegim ky qendrim?

Ka tre jave qe zgjedhjet kane mbaruar dhe shumica prej nesh nuk kane folur, perfshire ketu edhe mua. Nuk kemi folur sepse kemi pasur pakt qe te presim sa te mbyllej procesi i ankimimit, kryesisht per Qarkun e Fierit dhe te Beratit. Ndaj heshtem. Nga ankimimet, u kuptua se edhe Fierit dhe Berati qe u mohua sot, nuk permbysin qeverisjen e Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Vendimi politik se kush do ta qeverise Shqiperine ne kater vitet e ardhshme, eshte marre. Kjo, pavaresisht nga vendimet qe do te marre Kolegji Zgjedhor dhe se cfare do te ndodhe. Kush do te qeverise ne shtator, kete e dime te gjithe. Une flas ne emer te se vertetes sepse ka nje bilanc politik te zgjedhjeve qe nuk ndryshon, pavaresisht vleresimeve qe do te beje Kolegji Zgjedhor.

Pse nuk keni ju kritika per procesin por perqendroheni vetem tek Edi Rama?

Sepse une nuk mendoj se i humbem zgjedhjet per shkak te krizes. Nuk mendoj se zgjedhjet i humbem per shkak te komisionereve, por per shkak te kauzes sone.

Keni ndonje kritike per procesin zgjedhor ne teresi?

Une kam te njejtat kritika ashtu si te PS-se, kunder rezultateve per qarkun e Fierit, Beratit, etj. Por nuk mund te fshihem pas gishtit, qe te them per shkak te crregullimeve apo manipulimeve, ne nuk jemi fitues. Me qendrimet tona ne nuk kemi mundesi se si te dekurajojme KQZ-ne apo Kolegjin Zgjedhor. Shpresoj qe ne vendimet e marra ne keto institucione, Fierin qe ja dha PS-se sepse e meriton, Beratin e mohoi, edhe pse besoja se do te shkonte ne rinumerim. Administrimi i votes nuk me takon mua.

Ne raportin paraprak te vezhguesve thuhet, se ka pasur probleme me numerimin, votime te parregullta etj. Si i vleresoni keto probleme, ndikuan ne rezultatin e zgjedhjeve?

Keto zgjedhje kane pasur defekte. Defekte, qe pergjithesisht jane pjese e kultures sone te administrimit te votes prej vitesh. Ne cdo zgjedhje, ka pale qe ankohen, komisionere qe prishin, kuti te panumeruara. Une nuk po i komplimentoj keto zgjedhje, por nuk hyj as tek ata qe mendojne se ishin keto zgjedhje qe na e mohuan ne fitoren si te majte. Une kam qene ne nje qark qe u nda ne menyre te balancuar fitorja. Ne Korce per shembull, e kam te veshtire per shembull te gjej evidenca te vjedhjes se votes.

Po me listat ka pasur manipulime, apo me pajisjen me kartat e identitetit?

Edhe mund te kete pasur. Por ne duhet te flasim mbi baze provash. Ne kemi pasur verejtje paraprake per infrastrukturen zgjedhore. Per tre muaj radhazi folem per pamundesine e shqiptareve per te marre kartat e identitetit. Ka pasur shume shqiptare qe diten e zgjedhjeve thoshin se nuk votuam, sepse nuk kishim karta. Me listat ka probleme, qe jane kronike. Jane probleme qe kane ekzistuar edhe kur kam qene une minister, jam kritikuar per listat e zgjedhesve. Nuk e di nese keto ne zgjedhje listat jane me te mira se kur isha une. Listat jane atribut i pushtetit lokal. Ne tek listat kemi pergjegjesi te ndara. Nuk ka liste te zgjedhjeve perfundimtare pa firmen e pushtetit lokal.

Rezultati ku PS kishte zero vota ne disa zona, nuk ju shqeteson?

Sigurisht qe me shqeteson. Erdha per t’ju thene, se me gjithe defektet e zgjedhjeve, kutite e bllokuara ne Fier, apo heqja e se drejtes per mandatin ne Berat, apo rezultate me 500 me zero ne disa zona, jane probleme kronike dhe qe lidhen me vullnetin e munguar te Sali Berishes per te realizuar zgjedhje me standarde. Stina e zgjedhjeve ne Shqiperi po prishet per shkak te 96. Ne kete periudhe, hyri virusi dhe mikrobi i deformimit te zgjedhjeve. Por nuk mund te krahasoni se Edi Rama po lufton per vota dhe dikush si une, pranon humbjen. Edi Rama mund te thote mos u ngut, por une flas ne emer te se vertetes. Ajo e vertete qe dua te ndaj me ju edhe me Ramen, eshte qe pavaresisht nga keto defekte, ne nuk kemi marre rezultatin qe donim. Si ne mandate ashtu edhe ne vote popullore.

Si e kishit parashikimin rezultatin e zgjedhjeve per PS-ne?

Nuk morem rezultatin e pritshem. E kam te pa mundur ta ndryshoj rezultatin ne tavoline. Ne luftuam kater vite per te marre qeverisjen ne keto zgjedhje, ndaj ndryshuam edhe kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor. Zgjodhem kete rruge, pra ndryshimet ne legjislature, per te pasur nje mandat dhe fitore te sigurt. Qe do te thote, se per shkak te sistemit, ne te kishim nje qeveri te PS-se qe nuk do te kishte nevoje per aleanca. Une besova qe ne duhet te investonim per nje qeverisje autonome te PS-se, por nuk ndodhi keshtu.

Ju i kerkuat z.Rama te pranoje humbjen, ne nje moment qe Kolegji Zgjedhor nuk kishte filluar apelimet dhe Rama pretendonte ende dy mandate deputetesh. Pa votat e LSI-se, nese rezultati do ishte i njejte, 68 deputete me 68, a do i thoshit humbes atij?

Do te doja edhe une te kishim jo 68 deputete por edhe 71 te tille, por nuk i kemi. Ka shume gjera per te cilat une me Edi Ramen nuk biem dakord, nuk eshte vetem ceshtja e zgjedhjeve. Por ne nuk mund te marrim vota ne tavoline, por vetem ne zgjedhje dhe rezultati eshte i dukshem. Une kam folur pasi partite politike ne zgjedhje nuk hyne per tu matur me veten por me votat e marra dhe zbatuar programin. Mundesia per te qeverisur Partia Socialiste, ra edhe me vota edhe ne diten kur LSI deklaroi votat per koalicion qeverises me PD-ne.

Ju mendonit te merrnit 71 vota, ku deshtoi PS?

Une hyj tek ata qe besoja se per shkak te ndryshimeve qe beme ne 2005, qe zgjodhem nje kryetar te ri dhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, do te kishim marre nje rezultat me te mire. Por pavaresisht kesaj qe une besoja, rezultati ishte ndryshe. Nuk mund te mos jem realist dhe te mos perkthej se si votoi shqiptari ne 28 Qershor. Ne nuk arritem te benim koalicionin fitues, ndaj nuk fituam. Sepse zgjedhjet bazoheshin ne koalicion ne baze te sistemit. Kjo eshte arsyeja. Perse nuk e patem kete koalicion, e kam te veshtire ta them, por ne nuk e patem. Per shembull, ne Korce, ka nje komune qe quhet Liqenas, me 4% te popullsise. Aty eshte nje parti minoritare maqedonase, qe hyri ne koalicion me PD-ne, dhe aty fitoi e djathta. Koalicioni i djathte ishte me inteligjent se ai i yni.

Pse gaboi Partia Socialiste? Rama gaboi me LSI-ne, ashtu sic gaboi dhe Nano ne vitin 2005. A ju pyeti Rama per LSI-ne para zgjedhjeve parlamentare?

Historia me LSI-ne, eshte shume e ngaterruar. Ne dy pale zgjedhje, ne humben per te njejten arsye, percarjen me LSI-ne. Edi Rama me zgjedhjen ne krye te selise roze, premtoi bashkim ne te ardhmen, por nuk e beri. Tentuam bashkim me LSI-ne ne zgjedhjet lokale te 2007-es dhe pati efekt pozitiv. Pas ketij viti, raportet u konfliktuam serish. Ndaj, ne ne keto zgjedhje kerkuam qeverisje autonome, pa koncesione, pra pa koalicion. LSI nuk na dha garanci te medha pas vitit 2007, gjuha e tyre ishte shume e ashper ndaj nesh. Ajo qe ndodhi ne 28 qershor, ishte edhe per shkak te LSI-se. E mora shembull Liqenasin, per te thene se deri ku shkoi koalicioni i djathte per te fituar edhe 400 vota. Rama se dinte qe na duheshin votat e Liqenasve, por votat e LSI-se na duheshin. Konfliktualiteti ka qene i dyanshem. Nuk arritem dot te kishim nje raport besimi, per shkak te raportit te veshtire mes Rames dhe Metes. Ka nje raport qe ndryshoi dhe u veshtiresua ne 2007, mes Rames dhe Metes. Dy miq te vjeter qe kane bashkepunuar dhe bashkeqeverisur nuk arriten dot te ishin bashke ne keto zgjedhje.

Ju e votuat Kodin Zgjedhor?

Nuk jam pishman per ndryshimet kushtetuese dhe Kodin Zgjedhor. E mbroj voten time pro. Sa do te kritikojne Edi Ramen apo Kastriot Islamin per ligjin zgjedhor, nuk eshte kodi arsyeja qe ne nuk fituam.

Ku ishte problemi i mos terheqjes se elektoratit, kur ju fushaten aty e perqendruat?

Keto zgjedhje nuk u humben per shkak te komisionareve, u humben per shkak te kauzes. Nuk funksionoi ajo pertej te majtes dhe pertej te djathtes. Ne keto zgjedhje u shtuan rreth 270 mije votues. 90% e ketyre votuesve te rinj, ishin 18 vjecare. Keta u ndane ne menyre te barabarte mes nesh dhe koalicionit te djathte. Qe do te thote, se kauza jone nuk ndikoi aq mire per ta. Pra, ne nuk kemi marre vota djathtas. Une mendoja se do te merrnim votat djathtas per dy arsye, per qeverisjen problematike dhe mungesen totale te reformave. Ndaj besoja se do te merrnim vota djathtas, por kjo nuk ndodhi. Nje nga arsyet ishte sepse ne nuk dhame nje program te ndryshem per shqiptaret ne keto zgjedhje.

A kishit ju si PS nje program?

Ne rastin me te mire duhet te kishim dhene nje program tjeter per shqiptaret, te trajtonim problemet e varferise, korrupsionin, mungesen e reformave apo shendetesine dhe arsimin. Duhet te kishim adresuar nje menyre me direkte zgjidhjet per nje numer te madh votuesit qe kishin pare te programi yne, nje zgjidhje per problemin qe kishin. Nuk e dhame nje mundesi te tille. Ne kishim nje program qe nuk kishte nje thellesi te tille per ti dhene secilit nje formule se qeveria jone ndryshon. Per fat te keq vota eshte ndare pothuajse si me thike. Nje vote qe nuk ka inkurajuar qeverine e PD-se, por nuk na dhane as ne mundesine te ndryshojme qeverisjen.
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Blushi: Rama dhe Nano, te dy humbes :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Jul 23, 2009 11:23 am nga ILIRI

Si ka mundesi qe PS nuk ndertoi dot nje program te tille me parametra dhe te plote?
Patem nje program te ndare ne shtate shtylla. Ne menduam se nje gje e pergjithshme ishte me e mire se te hynte ne detaje. Ky ishte nje hap jo i mire nga ana jone. Duhet te kishim hyre me thelle.
Per program, bete verejtje ju, apo heshtet?
Une nuk kam qene pjese e hartimit te programit. Ka pasur nje grup te madh ekspertesh te PS-se qe kane eksperience ne fushata. Nese ka nje arsye qe zgjedh per te folur ne publik eshte e verteta sipas shqiptareve.
Rama duhet te qendroje apo jo ne krye te Partise Socialiste?
Ju filluat duke me ngacmuar, se flas papara se procesi te mbaroje. Por une mendoj se procesi ka mbaruar, pavaresisht Kolegjit Zgjedhor, ne nuk mund te qeverisim. Ne nuk kemi hyne ne gare per tu krahasuar me veten.
Me kete perqindje votash, me nje sistem tjeter zgjedhor mund te kishit nje fitore, do te flisnit perseri keshtu?
Nese ju thoni se nje parti politike fiton edhe nese nuk qeveris vendin, une nuk e kuptoj dot. Dy koalicionet kane nje diference prej 30 mije votash. PS ka me shume vota se PD, 10-11 vota me shume ka PS. Por kjo nuk prodhon mandate shtese. PS tradicionalisht nga 1991-shi ka dale partia me e madhe ne Shqiperi. Si ka mundesi qe nuk vjen ne pushtet?.
Pas analizes qe bete, duhet te qendroje Rama apo jo ne PS?
Procesi i administrimit te zgjedhjeve nuk ka mbaruar, por ai politik ka mbaruar. Nese Rama duhet te pyeste sot nese duhet te jape doreheqjen apo jo, duhet ti thosha jo. Kjo sepse procesi administrativ nuk eshte mbyllur dhe ai duhet ta coje deri ne fund. Nese bejme nje analize politike, kur e dime qe PS bashke me aleatet nuk mund te qeverise vendin, per kete arsye Rama duhet te zbatoj statutin e PS-se. Ai thote se, “kur nuk vjen ne pushtet partia, kryetari jep doreheqjen”.
Edi Rama nuk e pranon humbjen dhe ben deklarata te forta opozitare. Ju ndaheni ketu sepse ai thote u grabiten votat, ndersa ju thoni qe nuk kemi fituar? Si do e zgjidhni kete situate?
Do ta zgjidhim duke menduar ndryshe. Ka shume gjera qe une dhe Rama nuk i mendojme njesoj. Ka pasur nje mbledhje te kryesise se partise, kur ne e beme kete bisede. Duhet te tregohemi serioze, nuk duhet te ngreme alibi.
Sipas statutit te PS-se, Rama duhet te jape doreheqjen, por mund edhe te kandidoje perseri per postin e kryetarit. C’mendim keni nese ndodh kjo?
Nese Rama dhe PS, e cila ka 60 mije -70 mije anetare, nuk pranojne zgjedhjet, ai nuk ka pse e jep doreheqjen. Ndersa, po e dha doreheqjen, ai tregon se pranon humbjen dhe se bie programi i tij. Per kete arsye s’mund te jete me kryetar i PS-se dhe nuk mund te rikandidoje.
Keni projekt per te kandiduar per kryetar te PS-se?
Nuk ka gare ne PS dhe une nuk jam nje kandidat ne momentin qe po flasim. Zoti Arben Malaj mund te jete ne gare, por une nuk jam. E kam kundershtuar ne kryesi mosnjohjen e zgjedhjeve dhe bojkotin e parlamentit. Jemi te detyruar ti njohim zgjedhjet edhe me ndonje parregullsi. Zgjedhjet mund te kene defekte, por nuk na i kane vjedhur votat.
Nese ti mendon se PS fitoi dhe Blushi po e ndalon, jam gati te ngre duart lart.
Bashkesia nderkombetare eshte e shqetesuar per procesin zgjedhor. Pse nuk e keni kete mendim per procesin edhe ju?
Ne nuk na jane vjedhur votat. Kam qene kandidat dhe kam administruar procesin zgjedhor. Nuk kam evidence se na kane vjedhur. E verteta per mua eshte me e rendesishme se PS.
I ka humbur apo i ka fituar, PS zgjedhjet?
Nuk mund te dal dhe te them se kemi fituar. Kam pare shume koleg te mite qe kane nje jave qe thone kemi fituar dhe me vjen shume keq per kete. Nuk mund te genjej asnje. Nuk kemi marre rezultatin qe prisnim, per fat te keq. S’kemi mundesi te qeverisim dhe kjo eshte fakt. I zhgenjyem njehere zgjedhesit ne 28 qershor, nuk mund te vazhdojme ta bejme kete edhe pergjate muajit korrik dhe gusht. Kam vendosur te flas pas nje episodi qe me ndodhi. Para nje jave shkova ne Korce dhe takova nje mikun tim. Me tha te nesermen e zgjedhjeve me hoqen gruan nga puna se isha komisioner i PS-se. Nisur nga kjo, me tha, qe ju thoni keni fituar, a do ma rregullosh gruan ne pune perseri ne shtator?!.
A ka shprese qe Fatos Nano, te kthehet ne krye te PS-se, pas rezultatit?
Sot qe flasim, qofte Fatos Nano, qofte Edi Rama, ndonese jane te ndryshem ne shume aspekte, jane te barabarte ne faktin, se kane humbur nga nje pale zgjedhje. Une them qe Rama nuk duhet te rikandidoje kur te jape doreheqjen. Dhe kjo nuk do te thote te kthehet Nano, sepse eshte e njejta gje. Do te ishte kthim mbrapa per PS-ne. Ne PS, sa here ka nje problem, ka gjithmone nje pale qe thote se je me Saliun. Une jam nje mik i vjeter me Fevziun dhe, se ai eshte mik me Saliun, ky nuk eshte problemi im, eshte nje fature qe duhet ta paguajme. Ne nuk i kemi fituar zgjedhjet, por as Berishen nuk e kane inkurajuar. Ai ka marre nje vote te rezervuar nga shqiptaret, per reformat, korrupsionin, integrimin, “Gerdecin”.
Mendoni se cilesia e listave pati rendesine e saj ne rezultatin e PS-se?
Nuk mund te me shihni ne pozicionin e njerezve qe ben gjera me shoke dhe thote si kam bere. Une kam pas dijeni per listat, kam pasur influencen time, sidomos per qarkun e Korces dhe nuk mund te ankohem.
Mendoni se ne kete rezultat ka pasur ndikim edhe qendrimi i Rames ne krye te Bashkise se Tiranes dhe moskandidimi i tij ne zgjedhje?
Mund te kete krijuar nje ambient pasigurie. Nje nga arsyet qe ne nuk morem diferencen e duhur per fitore, ishte edhe menyra se si Rama zgjodhi te perfermonte ne fushate. Do te ishte mbase nje rezultat tjeter, nese Rama duhet te dilte drejtperdrejt perballe me Sali Berishen. Duhet te dilte ne nje debat me te. Nuk ka zgjedhje pa debat lideresh ne asnje vend te botes, sepse krijohet kontrast. Nuk duhet ti kishte ikur debatit, pot duhet ta kerkonte vete. Une e kam mbrojtur punen e Rames ne krye te bashkise, sepse ky njeri ka fituar tre here ne Tirane. Besoj se bashkia e Tiranes kishte arsye te shfaqej si nje model suksesi, ne krahasim te bere me Berishen. Duhej beteje koke me koke. Per shembull, pse duhet te dilja une me Ritvan Bode ne debat publik dhe pse jo te tjeret?. Shumica e kandidateve, kane bere debat me kandidate jo ne zonen e tyre, dhe kjo ishte nje standard. Nje debat Rama-Berisha do na kishte dhene me shume vota.
Socialistet ndane te kaluaren e PS-se, thane se mbajne pergjegjesi vetem per te tashmen. Pati kosto nje qendrim i tille?
Jo, nuk besoj. Pavaresisht se nuk kam qene dakord per kete gje. Ne PS per fat te keq, jo per shijet e mia, u krijua nje fryme tjeter dhe me probleme. Une i kam pare, eshte akoma e veshtire te bashkejetosh me keta njerez. Edhe une kam pasur nje fare pjekurie, por koha te meson dicka qe s’mund ta dish. Ne politike kjo eshte e domosdoshme. Une nuk besoj qe kjo ka pasur kosto, pasi po te shoh voten, PS nuk ka munguar ne asnje vote, pavaresisht se nje socialist ne Diber apo Berat, apo nje i pakenaqur ne Korce, te gjithe keta kane lene cdo gje qe kane pasur mosbesim dhe kane ardhur per te votuar. Kjo eshte arsye qe kemi me shume vota se PD dhe me shume vota se PS ne 2005-en. Thuhet qe ka dy jave qe PS ka fituar, dhe ia paten fajin komisioneret, te cilet sipas tyre u shiten. Nuk kane pergjegjesi ata, kane ardhur socialistet kane votuar me besimin se vota kunder Berishes. Nuk dua t’i genjej njerezit, nuk mund t’i them qe te prisni gushtin, te piqen rrushte dhe do te vijme ne pushtet ne shtator.
Ju bashkoheni me analizat, qe PS ka humbur dhe ndryshoni nga z. Rama. Humbja thuhet se eshte bere per shkak te mos kalkulimit te mire te koalicionit. Ju i njihni pergjegjesite vetes suaj qe s’keni folur perpara? Ju s’keni thene asnje fjale per kete Kod Zgjedhor, qe penalizon partite e vogla?
Une thashe qe kam votuar Kodin Zgjedhor dhe kam folur ne parlament si dhe kam mbrojtur dhe e mbroj edhe sot. Nese ngushellohet Shqiperia qe keto zgjedhje i kam humbur une, dakord e pranoj. Une kam votuar dhe nese me jepet mundesia, une do ta votoj prape. Po keshtu edhe per ndryshimet Kushtetuese. Nuk e besoj se keto kane qene shkaqet qe sollen kete qe sollen. Une kam qene nje nga ata qe jemi ulur ne tavoline dhe kemi percaktuar kodin qe kemi. Kam besuar qe ky kod, do te ndihmonte PS-ne qe te qeveriste e pavarur. Nuk ia ve gishtin Edi Rames, ajo qe ka ndodhur, ka ndodhur, ta analizojme 28 Qershorin per shqiptaret.
Me cfare te drejte i llogarisnit brenda PS-se edhe mandatet e LSI-se?
Sigurisht qe ne nuk kishim te drejte. Ishte nje emocion i castit, i nje partie qe besoi se mund te korrektonte dicka me LSI-ne. Deri ate dite mendonim qe ishim dy parti te majta qe mund te bashkepunimin.
Si e gjykoni koalicionin?
Ky koalicion mund te jete i padrejte, por eshte legal. Cdo socialist mund te hakmerret me mua se si ka mundesi qe s’i them Berishes dhe Metes, maskara, kjo nuk eshte gjuhe politike. Di nje gje, nese ne do te kishim marre te pakten nje mandat me shume se Sali Berisha, historia e pas 28 Qershorit do te ishte me ndryshe. Meta ka bere nje zgjidhje pragmatiste. Ne shpresonim qe do te kishim mbi 71 mandate, humori elektoral ndryshon dhe sidomos ne qe jemi ne gare e ndjejme dhe ne besuam qe mund t’i merrnim 71 mandate. Por kishte njerez qe mendonin se s’do te merrnim aq shume, por detyrimi jone ishte te merrnim nje mandat me shume se Sali Berisha.
Per sa i perket te ardhmes, ka nje fitore historike ne parlament, 65 mandate. Pra kemi nje sfide per te mbajtur kompakt kete grup. Si e shikoni qe nga ky moment PS-ne?
Varet se si do ta administrojme kete, te kemi nje frymezim te domosdoshem per te bere opozite. Nje nga gjerat qe do te korrigjojme, eshte qe te ndryshojme se si beme ne 4 vitet e kaluara. Nje nga kostot qe kemi marre, eshte se opozita jone nuk ishte gjithmone bindese. Une besoj 65 deputete, ju thate nje opozite e jashtezakonshme, kjo eshte per shkak te sistemit. Shumekush nuk e dinte se kush do te fitonte, por dihej qe do te ishte nje qeveri shume e ngushte dhe nje opozite shume te madhe. Kjo gje eshte nje fitore e vogel. Kemi nje fitore ne mes te nje humbjeje. Kemi nje opozite me 65 mandate.
Lideri i ardhshem do te mund t’i mbaje?
Kemi pasur veshtiresi ne te kaluaren, faktin qe 6 socialiste votuan President, Bamir Topin. Besoj qe ka arsye te gjejme frymezimin e duhur per te rezistuar ne opozite dhe per te kerkuar qe qeveria te qeveriset ndryshe.
Si do ta beni opoziten kur lideri mungon? Ka nje vendim per te mos hyre ne parlament dhe per te mos njohur zgjedhjet, cili eshte mendimi juaj?
Une jam kunder mosnjohjes se zgjedhjeve parlamentare. Jam kunder daljes te PS-se nga parlamenti. Kjo mund te kete nje kosto tjeter, mund te na kushtoje me shume nga ajo qe mendohet, pasi po afrohen zgjedhjet lokale. Kemi krijuar imunitet qe kryetarin te mos e kemi ne parlament, nuk e di cfare vendimi do te marre ai ne te ardhmen.
Aleatet jane shprehur te pakenaqur, si do te unifikoheni?
Une nuk jam per nje federate te majte. Per sa i takon partive te vogla aleate, une e kuptoj zhgenjimin e tyre, kjo mund te kete kosto apo luhatje, por besoj qe keto jane gjera qe rregullohen rruges. Ne do te mbetemi te interesuar per zgjeruar koalicionin. Pertej te majtes dhe te djathtes nuk ka funksionuar. PS duhet te kthehet majtes, Shqiperia ka nevoje per nje te majte qe e sheh Shqiperine nga kendveshtrimi vet, raporti i qeverise me ekonomine duhet t’i zgjidhe nga kendveshtrimi i vet. Kjo eshte arsye pse nuk ben ndarje midis PD dhe PS, pasi u ndane votat ne mes. Une kam besuar se kjo gje s’do te funksiononte, te jesh i majte apo i djathte. Ne jemi te majte dhe Shqiperia mund te kete nje recete me te mire ekonomike per tu qeverisur majtas.
Si i komentoni perplasjet ne rrethe si Shkoder e Lushnje mes krereve vendore dhe asambleve atje?
Une shoh se dy kryetaret ne keto dy rrethe, ne Lushnje dhe ne Shkoder, jane ne kercenim. Jane nen kercenim, sepse eshte mbledhur asambleja lokale, nga nje person i cili erdhi nga Tirana dhe ky eshte nje kercenim. Ne te vertete cfare ka ndodhur, keta kane kerkuar vetem nje gje, qe te zbatohet statuti. S’ka arsye pse duhet te vinte nje person nga Tirana per te mbledhur forumet.
Mendoni se Rama harxhoi me shume energji kunder Metes se sa kunder Berishes?
Nuk mendoj kete gje. Por, ne keto zgjedhje po te analizojme voten prape, ne s’kemi marre dot vota nga PD, por nga LSI, nga kjo, ne kemi marre 30 mije vota. Pra nuk kemi vota nga e djathta dhe kjo do te thote qe menyra sesi ne u sollem me LSI ka funksionuar, por duhet te kishim marre me shume vota djathtas.
Koha Jone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi