ILIRIADA PORTAL

Vrasja e shqiptarit nė Itali, tentoi tė shpėtonte njė vajzė rumune nga prostitucioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23072009

Mesazh 

Vrasja e shqiptarit nė Itali, tentoi tė shpėtonte njė vajzė rumune nga prostitucioni




Nga Tema

Shqiptari Ilir Krypi, i cili u ekzekutua tė dielėn nė darkė nė mėnyrė mafioze, ėshtė vrarė, pasi tentoi qė tė shpėtonte njė vajzė rumune nga shfrytėzimi pėr prostitucion.
Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga mediet e vendit fqinj, tė cilat rrėzojnė kėshtu hipotezėn pėr vrasjen e tij si pasojė e bashkėpunimit me drejtėsinė italiane.
Policia italiane bėri tė ditur se Krypi ėshtė ekzekutuar nga pesė shqiptarė, tutorėt e vajzės rumune, dy prej tė cilėve janė arrestuar. Ata janė Endri Bajra dhe Alfred Mara, ndėrsa nuk ėshtė bėrė i ditur identiteti i tre tė dyshuarve tė tjerė, tė cilėt tashmė janė shpallur nė kėrkim.
“Shqiptari Ilir Krypi u qėllua me pistoletė nė kokė, sepse kėrkonte qė tė ndihmonte njė vajzė rumune pėr tė braktisur rrugėn dhe ta shpėtonte nga shfrytėzuesit e saj, tė cilėt e pėrdornin atė si prostitutė”, - bėnė tė ditur mediet italiane dje, tė cilat i referohen policisė sė vendit fqinj. Sipas kėtyre tė fundit, Ilir Krypi e kishte njohur pak ditė mė parė vajzėn rumune, identiteti i sė cilės nuk ėshtė bėrė i ditur. Megjithėse mes tyre nuk ka pasur ndonjė marrėdhėnie sentimentale, 42-vjeēari kishte pranuar qė ta ndihmonte vajzėn rumune, me qėllim shpėtimin e saj nga shfrytėzuesit shqiptarė.
Por, pavarėsisht qėllimit tė tij tė mirė, Krypi nuk ka arritur dot qė ta shpėtojė nga shfrytėzimi vajzėn e re rumune, pasi shqiptarėt qė e kanė pasur nėn mbikėqyrje kanė zbuluar planin e tij dhe e kanė ekzekutuar.
Sipas medieve italiane, nga hetimet e kryera rezulton qė vrasja tė jetė kryer nga pesė shqiptarė, ndėrsa dy prej tyre tashmė janė ndaluar dhe janė Endrit Bajra, 24 vjeē dhe Alfred Mara, 48 vjeē. Ndėrkohė, tre tė dyshuarit e tjerė, mes tė cilėve edhe personi qė ka qėlluar, identiteti i tė cilėve nuk bėhet i ditur pėr shkak tė hetimeve, janė shpallur nė kėrkim.
Hetuesit e ēėshtjes kanė bėrė tė ditur pėr mediet e vendit fqinj, se themelore pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje do tė jetė bashkėpunimi i vajzės sė re rumune, pak mė shumė se 20 vjeē, si dhe e njė miku tė viktimės, i cili ka qenė prezent nė momentin e vrasjes.
Fillimisht, policia italiane mendoi se vrasja e Krypit ndodhi pėr njė hetim tė para disa muajve, ku ky i fundit kishte bashkėpunuar me drejtėsinė, ēka solli arrestimin e disa shtetasve shqiptarė dhe italianė, tė cilėt akuzohen pėr trafik droge.
“Viktima mund tė jetė qėlluar, pasi ishte i vetmi qė dėshmoi pėr dosjen e kokainės dhe celularėve nė burgun Marasi, qė ēoi edhe nė arrestimin e disa funksionarėve tė policisė italiane”, - bėri tė ditur policia italiane pas vrasjes, version ky i hedhur poshtė tashmė.
Gjatė hetimeve tė kėsaj ngjarjeje, nė pranga pėrfundoi agjenti i policisė sė burgjeve, i cili i siguronte disa tė burgosurve mundėsinė pėr tė folur nga qelia, si dhe dy eksponentė tė familjes mafioze Makri me origjinė kalabreze.
Ilir Krypi, 42 vjeē, u vra mbrėmjen e sė dielės, rreth orės 23:00, nė njė rrugė tė Milanos.
Sipas medieve italiane, Ilir Krypi kishte shkuar 14 vjet mė parė nga Tirana nė Itali dhe punonte si shtrues rruge. Ai ishte i martuar dhe ka dy fėmijė, 19 dhe 14 vjeē, i pari prej tė cilėve studion pėr gjeometri. Mėsohet se 42-vjeēari kishte blerė njė shtėpi tė vogėl nė rrugėn Teglia 41 nė Milano.
Mediet e vendit fqinj bėjnė me dije se Iliri bėnte njė jetė tė pastėr dhe ishte i pėrkushtuar ndaj punės dhe familjes. Nė banesėn e tij, sipas medieve italiane, kanė shkuar tė afėrmit, tė cilėt gjenden nė Itali pėr tė kryer ritet.
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi