ILIRIADA PORTAL

Vdes turisti, u godit nga motori i ujit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25072009

Mesazh 

Vdes turisti, u godit nga motori i ujit




E. Arapi
Durres- Turisti nga Kosova, qe u godit ne afersi te bregdetit te Durresit nga nje motor uji me 17 prill te ketij viti, ka nderruar jete ne spital, pas nente ditesh ne koma. Familjaret kane terhequr trupin e te ndjerit, mbremjen e se enjtes nga ambientet e reanimacionit, ku kurohej 38-vjecari nga dekani, Sabit Kuci. Mjeket thane dje, se rreth ores 13:00 te pasdites i riu eshte shuar, me gjithe ndihmen qe i eshte dhene. Shkak i vdekjes sipas tyre eshte bere plaga e rende qe ai kishte marre ne pjesen e kokes, qe e coi ne nje koma te thelle dhe fatale.

Turisti ishte gjate ketyre diteve te muajit korrik ne gjendje te thelle kome, kurse policia ende nuk ka identifikuar shkaktarin e kesaj tragjedie, ndonese ka nisur nje hetim te detajuar per ceshtjen. Ne kerkim eshte vene si autori, ashtu edhe mjeti i perdorur nga ai. Grupi hetimor ka mbledhur deshmi te shumta nga turistet e tjere te rastesishem, ndonese nuk publikon detaje, per te mos kompromentuar hetimet. Por mesohen te dhena rreth personit qe drejtonte mjetin dhe dy te tjereve, qe e shoqeronin. Motori goditi pushuesin nga Kosova vetem pak metra nga bregu, ne ceketine, ne plazhin e quajtur "Breshka", ne sektorin "Hekurudha". Madje edhe pushues te shumte, jane terrorizuar nga kjo ngjarje dhe shpetuan per fat nga perplasja. Policia ndermori nje aksion, por nuk mundi te ndalonte te dyshuarit e plagosjes se rende, qe perfundoi me vdekje.

Nente dite pas ngjarjes fatale, Policia e Durresit sqaron se jane pyetur dhjetera deshmitare ne vendngjarje, te cilet kane ndihmuar ne identikitin e autorit, qe mendohet te jete mbi 20-vjec, ne nje gjatesi prej 175 centimetra, si dhe ne nje peshe mesatare 65 kilograme. Te njejtat burime policore sqaruan per "KJ", se jane mbi tre personat e dyshuar, protagoniste te ngjarjes, por provat e pamjaftueshme per te faktuar krimin e "aksidentimit me pasoje vdekjen", kane bere qe asnjeri prej te dyshuarve te mos prangoset. Nga ana e policise eshte pyetur edhe shtetasi qe zoteronte mjetin lundrues, por ky i fundit nuk i ka ndihmuar shume ne detaje, pasi ka pohuar se nuk e mbante mend, per shkak se jane te shumte personat, qe kerkojne te bejne nje xhiro me motor uji ne det. Aktualisht, hetimet e Policise se Durresit ne bashkepunim edhe me prokurorine, jane te nje intensiteti edhe me te larte, kjo per shkak se pushuesi nderroi jete pasditen e se enjtes ne spitalin e Durresit, pas nente ditesh ne koma.

Patrulla policie ne det, largohen "Skuterat"

Ashtu sikurse edhe nje vit me pare, te shumte kane qene pushuesit qe kane rrezikuar jeten, teksa benin banjo dielli ne plazhin e Durresit, per shkak te motoreve te ujit qe drejtohen nga amatore. Pushuesit ndjeheshin te frikesuar dhe te kercenuar nga lundrimet e cmendura te amatoreve ne ujera te ceketa, pikerisht aty ku dendesia e plazhisteve, arrin nivele shume te larta dhe ku u godit per vdekje, turisti nga Kosova. Motoret e ujit, apo sic njihen ndryshe "Skuterat", ishin kthyer ne makthin e tyre. Por ngjarja e ndodhur pikerisht nente dite me pare, vuri ne levizje policine kufitare e cila organizoi aksionin per bllokimin e te gjitha mjeteve lundruese. Dje vija bregdetare e plazhit te Durresit nuk ka pasur ne levizje mjete te tilla te rrezikshme. Ne nje gjatesi prej 3,2 kilometrash nuk gjendet asnje motor uji. Cdo dite, qe prej incidentit tragjik, skafet e Policise Kufitare patrullojne ne zonat e populluara, duke mos lejuar daljen e asnje motori ne det, madje ata nuk qendrojne te ankoruar as edhe ne breg. Urdhri i nxjerre dite me pare nga Policia Kufitare e Durresit, sqaronte se motoret e ujit duhet te qendrojne ne ujera te thella, te pakten 500 metra larg bregut dhe larg pushuesve apo barkave te tjera turistike.

Probleme dhe ne Vlore, bllokohen 4 motore

Probleme me motoret e ujit qe lundronin afer bregut te detit ka pasur edhe ne plazhet e Vlores si vitin e kaluar edhe kete sezon. Policia vendore e Vlores nje jave me pare ndermori nje aksion te gjere per sekuestrimin e mjeteve qe nuk dispononin dokumentacion dhe qe lundronin ne afersi te bregut ku kishte pushues. Ne fund te operacionit u bllokuan kater motore uji, ndersa u vendos te kryheshin patrullime te here pas hershme ne zone per te evidentuar ndonje tjeter mjet qe shqetesonte pushuesit.

Ngjarja, 25 metra larg bregut te detit

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30 te dates 17 korrik te ketij viti ne plazhin e Durresit, pikerisht ne vendin e quajtur sektori Hekurudha, prane pistes dhe vetem 25 metra larg bregut te detit. Nje motor uji i ka dale perpara duke e demtuar rende pushuesin nga Kosova, Sabit Kuci. Per pasoje 38 vjecari pas perplasjes, eshte zhytur ne det pa ndjenja, ndersa ndihma e pare i ka shkuar nga te afermit, te cilet e kane nxjerre nga deti, duke e transportuar menjehere per ne spitalin rajonal te Durresit. Mjeket bene te ditur pas aksidentit se Sabit Kuci kishte plage te renda ne koke dhe kishte mberritur ne koma.
koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24156
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi