ILIRIADA PORTAL

"Ndotja, rruga e vetme protestat"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30072009

Mesazh 

"Ndotja, rruga e vetme protestat"




Fatos Salliu

Elbasan- Harrohet Metalurgjiku, tashme per qytetaret e Elbasanit vdekja vjen nga fusha e plehrave. Kryebashkiaku Qazim Sejdini, fton banoret per protesta kunder ndotjes, qe iu rrezikon jeten dhe kete deklarate e ka bere gjate mbledhjes se Keshillit Bashkiak, te zhvilluar diten e djeshme, ku ka theksuar se cdo dite ne kete qytet vdes nje njeri nga kanceri. Kjo dukuri ka detyruar Keshillin, qe te fuse jashte radhe ne rend te dites diskutimet per ceshtjen.

Keshilltari Edmond Laho, i specializuar si mjek pediater, kerkoi te lexoje para keshilltareve, nje deklarate ne te cilen eshte ngritur si shqetesim kryesor ndotja ne qytetin e Elbasanit. Mes te tjerash, Laho ka theksuar se kohet e fundit qyteti ka regjistruar serish nivel te larte te ndotjes, te provokuar vecanerisht nga fusha e plehrave. "Gjendja eshte tejet dramatike. Nga fusha e vjeter e plehrave clirohen gazra dhe tymra helmues, te cilat ndikojne drejtperdrejte ne jeten e banoreve. Sipas te dhenave shkencore, rezulton se Elbasani ze vendin e pare ne shkalle vendi, per sa i perket semundjeve te organeve respiratore dhe vendin e dyte, per semundjet tumorale", vuri ne dukje keshilltari. Fusha e plehrave sipas pjeses me te madhe te anetareve, eshte kthyer ne gangrene e ketij qyteti, ndaj u kerkua nje mbledhje e posacme per kete qellim. "Propozoj qe Keshilli Bashkiak te reflektoje, madje te bojkotoje veprimtarine e tij, nese nuk merren masa urgjente", tha Laho.

Kryetari i Keshillit te Qarkut, Blendi Himci, pohoi se fajin per fushen e plehrave nuk e ka qeveria. Madje ai tha se per kete qellim, nevojiten projekte dhe se shteti ka qene vazhdimisht i predispozuar. "Jam i gatshem te bashkepunoj me bashkine dhe gjithe aktoret e tjere ne nivel vendor, per projektin e ri te fushes se plehrave ne kete qytet", tha Himci.

Ka qene i menjehershem reagimi i kryetarit te baskise, Qazim Sejdini, i cili ka deklaruar se per fushen e re te plehrave jo vetem qe ka projekte, por edhe financime. Ai ka deklaruar se per landfillin, eshte vene ne dijeni kryeministri Sali Berisha, i cili premtoi investime per celjen e fushes se re te plehrave. "Deri me tani jane akorduar 250 milione leke te vjetra, per mbylljen e landfillit ekzistues dhe 250 milione leke per celjen e nje landfilli te ri. I vetem, nuk po arrij te caj procedurat burokratike dhe kerkoj ndihmen e Keshillit Bashkiak, Prefektures dhe Keshillit te Qarkut. Tashme si rruga e vetme ka mbetur protesta qytetare, pasi cdo dite ne Elbasan, vdes nje njeri nga kanceri", deklaroi Sejdini publikisht.

Socialistet, votojne keshilltarin e djathte per kryetar

Zgjidhet kryetari i ri i Keshillit Bashkiak ne Elbasan. Ai eshte demokrati Eugen Isai, i cili zevendesoi ne kete detyre Blendi Himcin, qe u be kryetar i Keshillit te Qarkut, ne vend te ministrit aktual te Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ardian Turku. Eugen Isai u zgjodh me 34 vota pro dhe asnje kunder. Ne favor te tij votuan edhe keshilltaret socialiste dhe keshilltaret e forcave te tjera politike. Ne kete procedure moren pjese 34 nga 45 keshilltaret e Keshillit Bashkiak te Elbasanit.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi