ILIRIADA PORTAL

Berisha: Hiqni toponimet e huaja. Milo: Diktaturė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30072009

Mesazh 

Berisha: Hiqni toponimet e huaja. Milo: Diktaturė




FEJZI BRAUSHI
TIRANĖ - Qeveria Shqiptare angazhohet tė heqė nga pėrdorimi i pėrditshėm tė gjithė fjalorin e huaj qė lidhet me emėrtimet e njėsive vendore, siē janė fshatrat, qytetet, apo edhe tė vendeve tė ndryshme. Pasi vendosi disa javė mė parė qė tė vėrė masa tė rėnda shtrėnguese pėr tė gjitha ato aktivitete private, qė pėrdorin tabela apo reklama nė gjuhė tė huaj, dje, shefi i qeverisė, Sali Berisha, ka paralajmėruar njė nismė tė re nė kėtė linjė, por qė kėsaj radhė ka tė bėjė me ndryshimin e tė gjitha toponimeve tė huaja, ē'ka duket se do tė prekė edhe vendlindjen e tij, "Viēitol", qė ėshtė po ashtu njė emėrtim sllav.
Berisha
Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha ėshtė bėrė dje gjatė mbledhjes sė qeverisė, ku ndėr tė tjera ai ka paralajmėruar ndėrmarrjen e njė nisme pėr tė bėrė tė mundur rikthimin e emėrtimeve tė mėparshme shqiptare pėr tė gjitha ato vende qė sot mbajnė emra tė imponuar nga tė huajt, qė gjatė historisė kanė pushtuar vendin tonė. Shkas pėr hapjen e kėtij debati ka qenė pikėrisht propozimi qė i kishte ardhur Kėshillit tė Ministrave pėr tė miratuar njė shkollė jopublike me emrin "Logos". Por, pikėrisht njė emėrtim i tillė i huaj ka bėrė qė Kryeministri tė vendosė veton dhe tė mos e miratojė atė dhe ndėrkohė tė deklarojė se ėshtė kundra njė gjėje tė tillė, jo vetėm kur bėhet fjalė pėr institucione private, por edhe pėr rastet qė kanė tė bėjnė me emėrtesat e njėsive vendore. Pėr tė bėrė tė mundur kėtė, ai ka kėrkuar ndihmėn e drejtuesve tė njėsive vendore pėrkatėse, qė tė bėjnė evidentimin e rasteve dhe tė paraqesin propozimet pėr ndryshimet e emrave nė Kuvend. "Me gjithė respektin shumė tė madh qė kam pėr pronarėt qė investojnė nė arsim, emėrtimet duhet tė jenė nė gjuhėn shqipe. Po ashtu, tabelat duhet tė jenė me emra shqip. Do tė kenė njė taksė shumė tė rėndė pėr ta mbajtur. Unė inkurajoj qeveritė vendore qė tė shohin toponimet qė kanė mbetur qė nga koha e Dushanit dhe kanė zėvendėsuar ato qė ne kemi pasur", - tha Berisha. Megjithatė, ai ka bėrė tė ditur se nuk bėhet fjalė pėr ndonjė fushatė konkrete dhe tė shpejtė nė kohė, por pėr njė qėllim tė qeverisjes sė tij pėr t'u rikthyer qytetarėve tė kėtij vendi emrat e memories popullore. "Kėtė nuk e kam aspak pėr ndonjė valė, por do tė rikthejmė toponimet qė kanė qenė tonat nė mijėvjeēarė dhe janė nė memorien e banorėve. Ne kemi emra shumė tė mirė, si p.sh., Gruemirė apo Ujėmirė. Unė mendoj se ėshtė i domosdoshėm njė shqyrtim tėrėsor nga qeveritė vendore, pasi ato e kanė tė drejtėn pėr to", - shtoi mė tej Berisha.
Studimi
Ashtu si edhe nė rastin e kėrkesės sė tij tė hershme pėr tė ndėrhyrė dhe ndryshuar librat e historisė, kreu i qeverisė pėrsėri tenton tė pėrcaktojė me urdhėr politik emrat qė kanė mbetur si pasojė e rrjedhave tė historisė. Pėr kėtė qėllim, ai ka ftuar qė tė kontribuojnė nė kėtė drejtim edhe studiuesit e historisė, tė cilėt, sipas tij, nė bashkėpunim me komunitetet, do tė duhet tė gjejnė emrat e vjetėr qė kanė ekzistuar para se pushtimet tė impononin kėtė realitet qė ekziston sot. "Toponimet janė njė pėrzierje e trashėguar nga tė gjitha kohėrat, prandaj, nė bashkėpunim me historianėt, nė bashkėpunim me tė gjithė komunitetet, tė hulumtojnė dhe tė gjejnė emrat e bukur qė kanė pasur", - tha Kryeministri. E nė rast se njė propozim i tillė bėhet realitet, njė sėrė emrash tė njohur qytetesh apo fshatrash nuk do tė kenė mė emrat me tė cilėt njihen sot, por do t'u vendosen emrat e mėparshėm. Kėtu mund tė pėrmendin Ēorovodėn nė Skrapar, Roskovecin nė Fier, Sllova nė Dibėr, Viēitoli nė Tropojė e shumė emra tė tjerė. Ndryshimi i emrave tė njėsive vendore bėhet me vendim tė Kuvendit, por gjithmonė pasi njė gjė e tillė tė jetė propozuar nga komuniteti dhe njėsia e qeverisjes vendore.


Intervista / Historiani Paskal Milo, e konsideron propozimin e Berishės pėr ndryshimin e emrave, si rikthim nė diktaturė
Toponimet, Milo: Berisha po na kthen nė diktaturė
Profesor, kreu i qeverisė, Sali Berisha, ka deklaruar gjatė mbledhjes sė djeshme tė qeverisė se do tė bėhet ndryshimi i emrave tė huaj tė njėsive vendore. Nė rolin jo vetėm tė politikanit, por edhe tė historianit, a keni njė koment pėr njė nismė tė tillė?
Kryeministri vazhdimisht po na befason me ndėrhyrjet dhe direktivat e tij nė fushėn e shkencave albanologjike, pra nė historiografi, nė toponomistikė dhe mjaft shkenca tė tjera, tė cilat kėrkojnė vėrtetė debat dhe profesionalizėm. Ajo qė mė bėn pėrshtypje ėshtė se z. Berisha u ėshtė rikthyer politikave tė kaluarės komuniste, kur me porosi tė Enver Hoxhės, njė numri fshatrash dhe vendesh tė Shqipėrisė iu ndryshuan emrat, sepse ato ishin tė papajtueshme me ideologjinė komuniste dhe me ateizmin e regjimit. Tani, propozimi i z. Berisha ėshtė njė version i ri i kėsaj politike tė vjetėr dhe kėrkon tashmė jo vetėm tė shkruajė historinė bashkėkohore, sipas koncepteve dhe shijes sė tij, por kėrkon ta shtrijė atė thellė edhe nė mesjetėn e hershme dhe tė mesme, kur Shqipėria, si mjaft kombe dhe popuj tė tjerė tė rajonit, ka pėrjetuar invazione dhe pushtime tė pėrkohshme, dhjetėra apo qindra vjeēare. Po t'i hyjmė kėsaj historie, atėherė ne duhet tė zhbėjmė jo vetėm njė pjesė tė mirė tė toponimisė aktuale shqiptare, por duhet t'i vėmė kazmėn edhe fjalorit tė gjuhės shqipe, ku siē dihet, ka njė numėr tė madh fjalėsh me prejardhje nga gjuhėt e tjera, qoftė edhe tė atyre popujve dhe kombeve qė kanė ardhur si pushtues nė Shqipėri.
E shihni tė rastėsishme njė deklaratė tė tillė, apo mos kemi tė bėjmė me njė qėndrim tė mirėllogaritur tė Kryeministrit?
Kjo mė duket se ėshtė njė mėnyrė tjetėr pėr t'iu shmangur problemeve themelore qė ka Shqipėria dhe veēanėrisht vendi, pėrballė detyrimeve serioze qė duhen pėrmbushur nė procesin e integrimit tė plotė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian, ku njė nga pikat dhe standardet kryesore ėshtė dhe respektimi i diversitetit kulturor, etnik dhe gjuhėsor dhe i trashėgimisė historike qė shpreh kėtė diversitet.
Sa e mundur ėshtė pėr t'u zbatuar?
Mė duket se kjo ėshtė pothuajse krejt e pamundur, sepse nė kujtesėn popullore, emrat, qofshin tė vendeve apo tė objekteve tė ndryshme, nuk mund tė ndryshohen me dekret qeveritar apo tė njė institucioni tjetėr shtetėror.
Po nė raport me BE-nė, ku ne duhet tė integrohemi, por edhe me vendet fqinje, si mund tė ndikonte?
Njė deklaratė e tillė kam pėrshtypje se do tė ngjallė reagime fqinje dhe miq, tė cilėt kėtė do ta shikojnė si njė pėrpjekje indirekte pėr tė eliminuar njė pjesė tė mirė tė traditės historike dhe integruese rajonale.
shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22713
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi