ILIRIADA PORTAL

Zhdukja e 'Nėnave Heroina'. Njė histori medaljesh dje dhe sot

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30072009

Mesazh 

Zhdukja e 'Nėnave Heroina'. Njė histori medaljesh dje dhe sot




Entela Resuli
Ju kujtohet titulli i "Nėna Heroinė"? Nuk ka mė nėna tė tilla. Askush sot nuk i plotėson kriteret pėr tė marrė kėtė medalje, e cila jepej pėrpara 20 vjetėsh. Rregulli pėr ta fituar atė ishte se duhej tė kishe mbi tetė fėmijė dhe mė i vogli tė kishte arritur moshėn njė vjeē. Janė tė shumta ata qė ruajnė titujt dhe dekoratat e nderit qė kanė marrė gjatė periudhės komuniste nė Shqipėri. Ndėr mė tė rėndėsishmit ka qenė "Hero i Punės Socialiste" dhe "Hero i Popullit".
Janė gjithsej 89 tituj dhe dekorata tė stiluara nė forma tė ndryshme, duke iu pėrshtatur motivit pėr ēfarė jepeshin. Kėto ditė na ka rėnė nė dorė njė libėr, qė ėshtė hartuar nė vitin 1982 dhe ka nė brendėsi tė tij ligjin pėr titujt e nderit dhe dekoratat e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, nė tė cilin jepeshin detaje se kur merreshin dekoratat, por edhe se si dhe ku duhet tė vendoseshin.
Sipas tij, medaljet "Heroi i Popullit", "Heroi i Punės Socialiste" dhe "Nėna Heroinė", mbėrthehen nė anėn e majtė tė kraharorit, mbi urdhra dhe medalje tė tjera. Kur janė dy ose mė shumė medalje "Heroi i Popullit" dhe "Hero i Punės Socialiste", ato mbėrtheheshin nė krah tė njėra-tjetrės, me largėsi 10 milimetra ndėrmjet majave tė rrezeve tė yllit.
Sipas radhės, dekoratat vendoseshin nga tri copė pėr ēdo radhė, duke filluar nga mesi i kraharorit dhe duke shkuar, sipas rastit, majtas pėr dekoratat e varura dhe djathtas pėr ato tė mbėrthyera.
Sigurisht qė numri titujve tė shoqėruar mė medalje, ku nė formėn e saj nuk mungonte ylli, ėshtė reduktuar. Nuk kemi mė mjeshtėr nė minierė, por kemi tė vdekur nga aksidentet brenda saj, nuk kemi mė trima me medalje, por kemi trima qė janė vetėdeklaruar tė tillė dhe, pėr mė tepėr, "Medaljen e Punės", duhet ta ndryshojmė nė "Medaljen e tė Papunėve".
Po t'i shohėsh mė vėmendje, nė dekoratat e dikurshme mbizotėron ngjyra e kuqe, e verdhė dhe kafe. Pjesa mė e rėndėsishme e tyre ėshtė e larė me flori. Ndoshta ishte e thjeshtė pėr ta marrė, por e vėshtirė pėr ta mbajtur. Sot, kėto dekorata janė kthyer nė relike dhe nxitje kujtimesh pėr tė gjitha ata qė i kanė merituar.

Titulli "Nėnė Heroinė" (motivacioni i dikurshėm)
Titulli "Nėnė heroinė" u jepet nėnave qė kanė lindur, rritur dhe edukuar 8 fėmijė e lart me frymėn e patriotizmit socialist, me dashurinė pėr punėn, me ndjenjėn pėr tė vėnė interesin e pėrgjithshėm mbi atė vetjak, janė aktiviste dhe kanė arritje tė mira nė punė.
Ky titull u jepet nėnave kur fėmijėt janė tė gjallė dhe mė i vogli ka arritur moshėn 1 vjeē. Fėmijėt qė kanė rėnė dėshmorė nė Luftėn Nacionalēlirimtare ose janė zhdukur pėr kėtė shkak dhe qė nuk ishin me qėndrim tė keq politik, si edhe fėmijėt qė kanė vdekur nė krye tė detyrės pėr interesin e pėrgjithshėm, llogariten sikur tė ishin gjallė.
Dekorata qė jepen sot nga Presidenti
Urdhri i "Flamurit Kombėtar"
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu"
Urdhri "Nderi i Kombit"
Urdhri "Mjeshtėr i Madh"
Urdhri "Nėnė Tereza"
Urdhri "Naim Frashėri"
"Medalja e Artė e Shqiponjės"
Medalja "Martir i Demokracisė"
Medalja "Pishtar i Demokracisė"
Medalja "Pėr Shėrbime Ushtarake"
Medalja "Pėr Merita tė Veēanta Civile"
"Medalja e Mirėnjohjes"
Dhėnia e dekoratave ėshtė kompetencė e Presidentit tė Republikės, e pėrcaktuar nė Kushtetutė. Dekoratat u jepen individėve dhe personave juridikė, nė pėrshtatje me kontributet dhe vlerat, rolin dhe ndikimin e tyre nė opinionin publik.
Shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi