ILIRIADA PORTAL

Fshati, diktatura, dhe demokracia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30072009

Mesazh 

Fshati, diktatura, dhe demokracia




Bledar H. Prifti
Nė studimin e tij klasik "Origjina Sociale e Diktaturės dhe Demokracisė...", Barrington Moore tentoi tė parashikonte zhvillimet politike duke u bazuar nė studimin e marrėdhėnieve midis forcave social-ekonomike tė njė vendi tė caktuar.

Ai arriti nė pėrfundimin se janė kėto marrėdhėnie midis forcave social-ekonomike qė pėrcaktojnė sistemin politik, qoftė ai diktatorial apo demokratik. Nė kėtė studim, Moore studioi tri forca kryesore: (1) fshatarėsinė, (2) pronarėt e tokave dhe (3) borgjezinė. Moore konkludoi nė katėr gjetje tė rėndėsishme, tė cilat janė:

1. Njė koalicion midis pronarėve dhe borgjezisė do tė prodhonte njė demokraci jo tė qėndrueshme.

2. Fashizmi lind, kur militarizmi shėrben pėr tė unifikuar shtresat e larta tė pronarėve pėr tė shtypur ēdo tendencė kapitaliste nga ana e borgjezisė.

3. Komunizmi lind, kur (1) pronarėt e tokave nuk arrijnė tė realizojnė tranzicionin pėr modernizimin dhe industrializimin e ekonomisė, dhe kur (2) ata dėshtojnė tė ēorganizojnė fshatarėsinė. Kėshtu qė, duke iu larguar revolucionit borgjez, pronarėt bėhen viktima tė njė revolucioni fshatar.

4. Borgjezia ėshtė i vetmi burim pėr demokracinė. Pa borgjezi nuk ka demokraci.

Duke u nisur nga teoria e Moore mbi impaktin e forcave social-ekonomike mbi zhvillimet politike, shumėkujt mund t'i vijnė nė mendje forcat social-ekonomike tė shoqėrisė shqiptare. Para afro njė dekade, fshatarėsia mbulonte rreth 70% tė popullsisė sė vendit dhe aktualisht mendohet se kjo shifėr vėrtitet rreth 60%.

Pėr sa i pėrket borgjezisė, Shqipėria nuk ka njė shtresė tė tillė tė mirėfilltė. Kėtu mund tė futen tė gjithė ata sipėrmarrės tė lidhur me aktivitete biznesi tė ēdo niveli, por qė nuk janė tė lidhur apo ndikuar nga politika, dhe personat e punėsuar prej tyre. Gjithashtu, kėtu mund tė bėjė pjesė edhe ajo shtresė intelektualėsh qė mbėshtesin ekonominė e tregut tė lirė.

Kjo shtresė mund tė etiketohet me termin e vendosur nga Gramshi si "intelektual organik". Nė forcėn e tretė social-ekonomike mund tė inkuadrojmė ata elementė qė kanė pushtet politik dhe ekonomik tė mjaftueshėm pėr tė influencuar ose vendosur diktatin e tyre mbi dy forcat e mėparshme, dhe qė kanė pushtetin pėr tė krijuar monopole.

Nėse do t'i ktheheshim tė kaluarės sė Shqipėrisė, ne shikojmė se fashizmi, komunizmi dhe demokracia kanė qenė ngaherė prezente. Teoria e Moore vėrteton prezencėn e kėtyre tre sistemeve politike nė histori.

Sė pari, prezenca e fashizmit nė fund tė 1930-ės dhe nė fillim tė 1940-ės ėshtė e lidhur ngushtė me diktatin absolut ushtarak tė pronarėve tė mėdhenj mbi borgjezinė dhe fshatarėsinė.

Prezenca e komunizmit qė nga 1944-a deri nė 1990-ėn ėshtė e lidhur ngushtė me dėshtimin e pronarėve pėr tė modernizuar dhe industrializuar ekonominė, dhe dėshtimi i tyre pėr tė ēorganizuar fshatarėsinė. Duke iu shmangur njė revolucioni borgjez, pronarėt ranė pre e revolucionit fshatar qė solli komunizmin. Pas 1990-ės, vendi hyri nė kohėn e demokracisė.

Pėrpjekjet pėr vendosjen e demokracisė pėrsėri nxjerrin nė pah ndarjen mes forcave social-ekonomike. Ndėrsa nė qytete luftohej pėr sjelljen e demokracisė, nė fshatra filluan marshimet masive me portretet e diktatorit Hoxha pėr tė mbrojtur komunizmin.

Gjithsesi, faktor tė fuqishėm tė jashtėm ndikuan qė ky minirevolucion fshatar tė mos kishte sukses dhe qė demokracia tė vendosej nė vend. Qeverisja e 1992-1996-ės dhe ngjarjet e viteve 1996 dhe 1997, treguan se demokracia ishte shumė e brishtė dhe jo e qėndrueshme, edhe kjo si rezultat i simptomave fashiste (mbase edhe komuniste) qė u shfaqėn gjatė qeverisjes.

Ēuditėrisht, ndarja e forcave social-ekonomike u bė e dukshme nė zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2009, ku ne kemi njė ndarje tė elektoratit respektiv nė fshat edhe qytet. P.sh., Partia Demokratike nė pushtet dominoi bindshėm nė fshatra, kurse Partia Socialiste nė opozitė dominoi nė qytete.

Mbase teoria e Moore nuk mund tė shpjegojė gjithēka, por ajo ngre te ne shumė aludime mbi rolin e fshatarėsisė shqiptare nė kulturėn politike, elitėn e pushtetit, dhe zhvillimet ekonomike tė vendit.

Sė pari, fshati ka njė ndikim shumė tė fuqishėm nė politikėn shqiptare pėr vetė faktin se pėrbėn shumicėn dėrrmuese tė popullsisė. Kultura politike ėshtė njė produkt i kulturės nė pėrgjithėsi.

Kultura konceptohet si tėrėsia e njohurive, besimit, artit, moralit, ligjit, traditės dhe ēdo sjellje dhe zakoni tė pėrftuar nga njė individ si njė anėtar i njė shoqėrie. Kultura politike, nga ana tjetėr, ėshtė orientimi konjitiv, afektiv, dhe evaluativ i njė shoqėrie pėrkundrejt institucioneve politike dhe ndėrmjet elementėve tė tyre.

Institucionet politike nė tėrėsi formojnė aparatin e shtetit, tė cilin Max Weber e konsideron si tė vetmin entitet qė ka monopolin dhe tė drejtėn e pėrdorimit tė dhunės.

Nė studimin e tyre "The Civic Culture", Almond dhe Verba konkluduan se kultura politike mund tė ndahet nė tre rryma kryesore, tė cilat zakonisht mund tė kompletojnė njėra-tjetrėn. Kėto tri rryma janė: parochial, subjekt, dhe pjesėmarrėse.

Kultura politike qė dominon shoqėrinė tonė mund tė klasifikohet si "subjekt", pėr faktin se anėtarėt e shoqėrisė janė tė vetėdijshėm pėr rolin e qeverisė dhe politikės nė jetėn e tyre, por nuk marrin pjesė nė organizata apo evenimente politike.

Por, ajo ēfarė fshati sjell nė kulturėn tonė politike, ėshtė mitizimi i politikės dhe i aktorėve tė saj. Injoranca nė zonat rurale kanė ndikuar nė krijimin e miteve dhe nė errėsimin e realitetit politik. Mospasja e njė sistemi qendror besimi e ka bėrė kėtė forcė social-ekonomike pre tė manipulimeve nga politika dhe politikanėt.

Ėshtė ky miksim i miteve me realitetin qė ka shkaktuar njė ndjenjė determinizmi qė ka pllakosur fshatin shqiptar. Kjo nuk do tė thotė se nė qytet nuk vėrehet ky fenomen, por se nė fshat determinizmi ėshtė njė pandemi politike.

Gjithsesi, pyetja qėndron, nėse kjo kulturė politike sjell e promovon diktaturė apo demokraci? Pėr sa i pėrket Moore, ai e etiketon fshatarėsinė si njė hambar tė mbėshtetjes pėr sisteme diktatoriale.

Nė vazhdimėsi, kultura politike e fshatarėsisė, pėrmes mitizimit dhe determinizmit politik (mbase ka edhe doza fatalizmi), prodhon indiferentizėm politik, qė lejon mundėsinė e krijimit tė njė klase politike qė nuk promovon, pėrfaqėson dhe mbron interesat e shoqėrisė. Me indiferentizėm politik nuk i referohem thjesht mospjesėmarrjes nė votim.

Indiferentizėm politik quaj mosangazhimin e shoqėrisė nė organizata politike (si parti politike), fushata politike dhe komunikim me pėrfaqėsuesit e tyre nė pushtet.

Pėr sa i pėrket klasės politike, nėse do ta analizonim atė, ne do tė shihnim qė kjo klasė ka njė mungesė tė theksuar profesionalizmi dhe pėrkushtimi nė punėn e saj si pėrfaqėsuese e popullit.

Shumė prej pjesėtarėve tė klasės politike e konsiderojnė politikėn si mėnyrė jetese ose si instrument pėr tė mbrojtur interesat e ngushta klanore. Shumė pak mund ta quajnė politikėn profesion. Indiferentizmi gjithashtu ka sjellė dominimin e partive nga njė grup shumė i vogėl njerėzish.

Duke qenė njė grup i vogėl, konkurrenca pėrbrenda llojit ėshtė e dobėt dhe, si rrjedhojė, kandidaturat qė pėrzgjidhen nga ky grupim janė me shumė pak vlera, pėr tė mos thėnė qė dalin pėr t'u shėrbyer interesave tė grupimit nga i cili doli. Njė angazhim mė i madh nė partitė politike do tė sillte sa mė shumė konkurrencė, dhe rrjedhimisht sa mė shumė cilėsi nė pėrzgjedhjen e kandidaturave.

Por cila ėshtė zgjidhja e kėtij problemi me fshatin dhe fshatarėsinė? Njė mėnyrė ėshtė modernizimi dhe industrializimi i fshatit shqiptar. Modernizimi dhe industrializimi i fshatit nis me reformat e pronėsisė sė tokės.

Kjo mund tė bėhet pėrmes njėrės prej dy mundėsive tė mėposhtme: (1) Kthimi i tokės te pronarėt legjitimė, ose (2) Pajisja e fshatarėsisė me tapitė e tokės. E para, nė kushtet aktuale mund tė konsiderohet e vėshtirė pėr t'u kryer (por jo e pamundur). Mėnyra e dytė duket mė e mundshme pėr t'u realizuar.

Por realizimi i kėsaj iniciative nuk do tė ketė asnjė vlerė, nėse nuk implementohet njė strategji e detajuar pėr tė motivuar shitblerjen e tokės. Kjo gjė do tė bėnte tė mundur koncentrimin e tokės te disa individė ose grup individėsh. Duke u bėrė ky koncentrik, pronarėve tė rinj do t'u jepej mundėsia tė bėnin investime kapitale.

Normalisht, pėr tė rritur pėrfitimet e tyre, kėta pronarė do tė vinin nė pėrdorim teknologji tė avancuara. Superprodhimi do tė nxiste njė lidhje midis pronarėve dhe tregtarėve nė qytet. Dhe kjo lidhje nuk do tė bazohej nė metodat primitive tė "llafit tė gojės", por nė procedurat "moderne" tė kontratave ligjore.

Pengesa e vetme e implementimit tė kėsaj strategjie ėshtė mendėsia dhe "egoizmi" predominant nė fshat, se toka ėshtė e imja dhe unė nuk punoj argat te tjetri, edhe pse fshatarėt po bėjnė afro 18 vite qė rropaten pas tokės pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Kjo ėshtė pika mbi tė cilėn duhet punuar pėr tė ndėrgjegjėsuar fshatarėsinė.

Po pėrse e gjithė kjo? Modernizimi dhe industrializimi i fshatit do ta fuste ekonominė e vendit nė njė fazė tjetėr zhvillimi, nga faza tradicionale, nė atė qė Rostov e quan ngritja (take-off).

Njė zhvillim i tillė ekonomik do tė sillte njė sheshim tė diferencave midis fshatit dhe qytetit, duke iu afruar kompozicionit tė shoqėrive tė pėrparuara demokratike dhe moderne nė botė.

Ky ndryshim i fshatit do tė sillte edhe njė sofistikim politik tė kėsaj force social-ekonomike (qė deri nė atė fazė do tė jetė transformuar), formimin e ndėrgjegjes dhe rritjen e pjesėmarrjes politike, dhe do tė promovonte mė shumė vlera demokratike nė shoqėrinė shqiptare.

Vetėm atėherė shoqėria jonė mund tė shpresojė pėr njė politikė vlerash - politikė, qė do tė pėrfaqėsonte realisht vlerat mė tė mira tė shoqėrisė sonė. Nė tė kundėrt, Shqipėria dhe shqiptarėt do tė jetojnė nė njė sistem politik me demokraci tė pastabilizuar, pėr mos tė thėnė se mund tė bien edhe viktimė e ndonjė diktature tė mundshme.
shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi