ILIRIADA PORTAL

Koalicioni, Berisha tradhton aleatėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04082009

Mesazh 

Koalicioni, Berisha tradhton aleatėt




Koalicioni, Berisha tradhton aleatėt
Kodi Zgjedhor "thellon" pėrplasjet midis partive. PR, ultimatum PD-sė: Tė korrigjohen "gabimet". Gjinushi: Nga ky kod pėrfi tuan vetėm partitė e mėdha
Erjon Ajazi


Partia Demokratike hap dritėn jeshile pėr LSI pėr tė rishikuar Kodin Elektoral. Bashkėpunimi i ri PD-LSI ka sjellė surprizėn nė kampin demokrat pėr tė ndryshuar kodin aktual, me tė cilin Partia Demokratike doli e favorizuar dhe arriti tė sigurojė pushtetin edhe pėr katėr vjet tė tjera, edhe pse nė tė vėrtetė ka 10 mijė vota mė pak se Partia Socialiste. Njė nga hartuesit e Kodit Zgjedhor nė Partinė Demokratike, Oerd Bylykbashi, bėri me dije qėndrimin e PD-sė pėr tė ndryshuar Kodin Elektoral dhe pėr tė zbatuar kushtin e LSI-sė pėr korrektimin kombėtar tė sistemit elektoral pėr zgjedhjet e ardhshme lokale tė 2011-ės. "Nė rast se do tė ketė nevojė pėr tė futur mė tej nė Kodin Zgjedhor elemente besimi, pėr ta bėrė mė pak vulnerabėl procesin zgjedhor, edhe kjo mund tė bėhet, por nuk ka recetė pėr tė zėvendėsuar mungesėn e vullnetit politik nga njė subjekt i rėndėsishėm siē nė kėtė rast ėshtė partia mė e madhe e opozitės. Njė gjė qė ne mendojmė qė ėshtė e nevojshme ėshtė qė tė pėrmirėsohet dhe tė lehtėsohet mė tej procesi i numėrimit dhe nxjerrjes sė rezultatit, rritja e kapaciteteve tė procesit", u shpreh Bylykbashi.

Ndryshimi i Kodit Elektoral kėrkon 84 vota, ndėrkohė qė PD, LSI, PR dhe PDI kanė vetėm 74 vota. Nė kėtė rast duhet bashkėpunimi dhe konsensusi i PS-sė pėr tė ndryshuar Kodin Zgjedhor. Kampi rozė, i cili nga zgjedhjet e fundit mori 620586 vota kundrejt 610463 votave qė arriti tė marrė PD-ja pritet tė zgjedhė si strategjinė e vetme ndryshimin e kėtij kodi, pasi partia qė arriti tė marrė mė pak vota ka marrė tė drejtėn tė drejtojė vendin pėr katėr vitet e ardhshme. Megjithėse Kryeministri Berisha ėshtė zotuar nė gjetjen e 84 votave pėr tė ndryshuar kodin, kjo nuk mjafton qė PD tė pėrmbushė kushtin e LSI-sė. Kushti i partive tė vogla, veēanėrisht i LSI, ėshtė korrektimi kombėtar i sistemit dhe pėr kėtė nevojitet ndėrhyrja nė Kushtetutė qė kėrkon medoemos 94 vota. Kryetari i PD-sė, Sali Berisha, ka deklaruar publikisht se forca e tretė politike nė vend, LSI, meriton njė anėtar nė KQZ dhe njė komisioner nė numėrimin e votave. Pavarėsisht zotimit tė PD-sė pėr ndėrhyrjen nė Kodin Zgjedhor, gjithēka do tė varet nga qėndrimi dhe vullneti i Partisė Socialiste. Sipas PD-sė, ndėrhyrja e parė nė Kod do tė bėhet pėr t‘i siguruar Lėvizjes Socialiste pėr Integrim njė anėtar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe anėtarin e tretė nė komisionet e numėrimit tė votave. Qė LSI tė pėrfitojė nga kjo nismė e PD-sė, gjithēka varet nė dorėn e Partisė Socialiste, e cila ka 65 kartonėt qė nevojiten pėr tė ndryshuar kodin, por edhe pėr tė ndėrhyrė nė Kushtetutė. Zhvillimet e ardhshme politike do tė vazhdojnė tė mbajnė tė njėjtėn kryefjalė, qė ėshtė Kodi i ri Elektoral.

"Unė besoj qė korniza ėshtė e pėrcaktuar mjaft mirė nė Kushtetutė nė lidhje me kėtė sistem dhe ky sistem ėshtė pėrcaktuar nė Kushtetutė si njė sistem ku mandatet ndahen nė nivel qarku. Sigurisht qė mbasi ky element ishte futur nė Kushtetutė, edhe ky diskutim ėshtė bėrė, dhe e vetmja zgjidhje qė pamė ishte kjo nė Kodin Zgjedhor", shprehet Bylykbashi. Por sipas tij, kodi aktual ka njė arritje, pasi eliminoi "Dushkun" dhe tė gjitha pėrplasjet qė kanė karakterizuar proceset e mėparshme zgjedhore. Miratimi i Kodit tė ri Elektoral i ka ngjarė njė "odiseje" tė vėrtetė. Mazhoranca dhe opozita, pėr mė shumė se njė vit, u "kacafytėn" dhe si pėrfundim PD dhe PS gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt, duke lėnė me gisht nė gojė partitė e vogla. PD dhe PS unifikuan qėndrimet, duke gjetur njė emėrues tė pėrbashkėt dhe me shumicė votash miratuan nė Kuvend ligjin e ri zgjedhor. Kodi u kontestua ashpėr nga partitė e vogla politike, tė cilat u futėn nė grevė urie. Ky veprim shkaktoi ngėrē nė sallėn e Kuvendit dhe nė zhvillimet politike. U desh ndėrhyrja e ndėrkombėtarėve pėr ta zgjidhur kėtė situatė. Pavarėsisht zhvillimeve dhe kontestimeve tė shumta, dy partitė e mėdha arritėn tė miratojnė njė Kod tė ri Zgjedhor me njė shumicė prej 112 votash dhe sot pas shumė debateve pėr tė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt, PD kėrkon tė rinisė nga e para zhurmėn e madhe pėr tė ndryshuar sėrish Kodin Elektoral.

Partia Republikane, LSI dhe PSD kėrkojnė rihartimin e Kodit Zgjedhor pėr zgjedhjet e ardhshme


Partitė e vogla: Tė ndryshohet Kodi Elektoral



Partitė e vogla mendojnė se ka ardhur koha pėr tė korrigjuar "gabimet" me Kodin Zgjedhor. Pas kėrkesave tė vazhdueshme tė LSI-sė pėr ndryshimin e kodit, kėtė herė ėshtė njė tjetėr parti e djathtė qė pėrforcon zėrat e kėtyre ndryshimeve. Partia Republikane, e cila nga zgjedhjet e fundit arriti me vėshtirėsi tė hyjė nė Kuvend me njė deputet, kėrkon qė nė zgjedhjet e ardhshme tė mos shkohet me kėtė kod. Kusht pėr Partinė Demokratike pėr tė ndėrhyrė nė kod vendos dhe Partia Republikane. "PR do tė jetė pjesė e angazhimit politik pėr tė ndryshuar Kodin Zgjedhor me qėllim eliminimin e tė gjithė atyre defekteve qė dolėn nga zgjedhjet e 28 qershorit", shprehet nėnkryetari i Partisė Republikane, Alfred Deshati. Pas deklaratės sė Kryeministrit Sali Berisha mbi rishikimin e Kodit Zgjedhor pėr t‘i dhėnė LSI-sė njė komisioner, sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj force, Petrit Vasili, ėshtė shprehur se ky ėshtė momenti i duhur pėr tė vepruar. Sipas Vasilit, nisma e Kryeministrit ėshtė befasuese, pėr shkak se ky propozim duhet tė vinte nga Partia Socialiste, qe ėshtė edhe ideatore e kodit aktual. "Ėshtė ēasti i duhur pėr tė rishikuar kodin, por nuk e prisnim qė propozimi tė vinte nga Kryeministri. Si hartuese e Kodit Zgjedhor, propozimin duhet ta bėnte opozita", deklaroi Vasili. Sekretari i pėrgjithshėm i LSI-sė ėshtė shprehur se nuk ka shumė rėndėsi futja ose jo e njė komisioneri tė LSI, por rikthimi nė njė Kod Zgjedhor me kėmbė nė tokė. Sipas Vasilit, vendi ynė duhet tė shkėputet nga Kodi Zgjedhor i modelit spanjoll, pėr shkak se ėshtė njė kod qė krijon shumė probleme. Sipas kreut tė PSD, Skėnder Gjinushi, kėto zgjedhje kanė dėshtuar pėr shkak tė Kodit Zgjedhor. "Kodi Zgjedhor iu la shumė pak hapėsira partive tė vogla. Ky ishte njė kod nga i cili pėrfituan shumė dy partitė e mėdha. Nuk ka rėndėsi edhe aq sistemi zgjedhor, rėndėsi ka se si zbatohet ai", shprehet Gjinushi.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17475
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi