ILIRIADA PORTAL

Pragu 2 pėr qind, kushtet e LSI pėr Kodin Zgjedhor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04082009

Mesazh 

Pragu 2 pėr qind, kushtet e LSI pėr Kodin Zgjedhor




ERALD KAPRI
Lėvizja Socialiste pėr Integrim bėri publik kushtin e saj pėr ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke kėrkuar njė ndryshim rrėnjėsor tė tij. Sekretari i pėrgjithshėm i LSI-sė, Petrit Vasili, bėri tė ditur se kjo forcė kėrkon njė sistem proporcional kombėtar, me pragun 2 pėr qind. “Mendoj qė njė nga sistemet qė mund tė kishte qenė fare realist, mund tė kishte qenė sistemi proporcional kombėtar, me njė prag sa mė tė ulėt. Nė sensin qė tė tėrė ata qė kanė njė pėrfaqėsi votash dhe nuk pėrfaqėsohen nė Parlament, tė pėrfaqėsohen nė Parlament”, - bėri tė ditur Vasili. Kėrkesa e LSI-sė nuk prek vetėm Kodin, por edhe Kushtetutėn, pasi duhet tė kalohet nga proporcionali rajonal nė atė kombėtar, por qė sipas Vasilit, ėshtė interesi i tė gjithėve pėr tė ndryshuar Kodin. “Problemi i korrektimit kombėtar do tė thotė qė ne jemi dakord me sistemin spanjoll. Mendoj se sistemi spanjoll qė u pėrdor nė zgjedhjet e fundit, ėshtė njė sistem i cili ra, kėshtu qė unė nuk di a vlen mė qė tė flasim pėr njė korrektim kombėtar apo duhet tė rishikojmė kėtė sistem proporcional rajonal, qė mendoj se ēėshtja nuk mund tė reduktohet nė njė korrektim tė kėtij sistemi tė gabuar apo ndryshimi i sistemit”, - tha Vasili. Ndryshimi i Kodit do tė bėhej i mundur vetėm me pranimin nga ana e PS-sė, pasi duhet njė numėr votash deri nė 94 deputetė, por qė sipas sekretarit tė LSI-sė, PS-ja ėshtė e interesuar tė ndryshojė Kodi. Vasili shprehet se humbja e PS-sė me kėtė Kod do tė kthejė vėmendjen e saj nė ndryshimin e Kodit. “Nuk ėshtė ēėshtje qė na ofron apo s'na ofron dhjetė vota neve PS, kėtu kemi tė bėjmė me njė Kod, i cili ka rezultuar njė Kod i dėshtuar, i propozuar nga Partia Socialiste, dhe PS ėshtė partia e parė nė Shqipėri qė duhet tė interesohet qė tė vėrė nė vend edhe nderin politik, po dhe profesional tė hartuesve tė saj qė propozoi njė Kod atipik, monstėr. Kėtu votat realizohen vetvetiu se besoj qė PS ėshtė kaq e pėrgjegjshme sa tė kuptojė qė njė Kod i tillė anormal, qė penalizoi dhe vetė PS-nė, duhet ndryshuar, duhet pėrmirėsuar, kėshtu qė nuk ėshtė interesi i LSI-sė nė kėtė mes, po interes shumė i madh”, - deklaroi Vasili. Sipas tij, sistemi aktual nxjerr mijėra vota tė pėrfaqėsuara ndaj dhe duket korrigjuar kjo padrejtėsi. “Paragjykimi ynė i vetėm ėshtė qė tė realizohet njė Kod i mirė dhe realist pėr shqiptarėt. Paragjykimet e kanė dėmtuar procesin e hartimit tė Kodit”, -
standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Pragu 2 pėr qind, kushtet e LSI pėr Kodin Zgjedhor :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Aug 04, 2009 6:01 pm nga nardlushnja

Te gjithe mundohen te nxjerrin ligje per te siguruar ne pafundesi karrigen e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Aug 04, 2009 7:09 pm nga ADMIN

nardlushnja shkruajti:Te gjithe mundohen te nxjerrin ligje per te siguruar ne pafundesi karrigen e tyre.

Kjo eshte ma se e vertete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi