ILIRIADA PORTAL

Masakėr nė Durrės, Dritan Dajti vret 4 punonjės policie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07082009

Mesazh 

Masakėr nė Durrės, Dritan Dajti vret 4 punonjės policie




Durrės - Njė tragjedi e vėrtetė ka ndodhur nė qytetin e Durrėsit rreth orės 14:20, ku janė vrarė katėr policė dhe njė person tjetėr gjatė njė aksioni pėr arrestimin e njeriut mė tė kėrkuar nė Shqipėri, Dritan Dajtit.
Dritan Dajti strehohej nė afėrsi tė kėtij plazhi sė bashku me dy miq tė tij tė ngushtė. Mbi Dritan Dajtin rėndojnė njė mori akuzash, si vrasje dhe rrėmbime.

Ai ishte arratisur disa vjet mė parė nga gjykata e Tiranės. Burime tė pakonfirmuara nga polica thanė se gjatė thirrjes pėr t'u dorėzuar, Dajti ka qelluar me armė skuadrėn e policisė duke shkaktuar vdekjen e katėr policėve dhe tė njė personi tjetėr.

Gjatė shkėmbimit tė zjarrit mbeti i plagosur rėndė edhe vetė autori i tragjedisė, Dritan Dajti. Autori ndodhet nė spitalin e qytetit ku po i nėnshtrohet njė operacioni. Ndėrkohė, nė vendngjarje janė plagosur edhe dy persona tė tjerė, tė cilėt nga tė dhėnat e fundit janė jashtė rrezikut pėr jetėn.

Forca tė shumta policore si edhe ato RENEA janė nisur me urgjence drejt vendit tė ngjarjes. Edhe drejtori i Pėrgjithshėm Ahmet Prenci ndodhet nė vendin e ngjarjes duke marrė drejtimin e hetimeve policore.

(Ora 15:29) - Emri i njėrit prej policėve tė vrarė ėshtė Fatos Xhani, 38 vjeē, efektiv i operacioneve speciale.
Start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Masakėr nė Durrės, Dritan Dajti vret 4 punonjės policie :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Aug 07, 2009 8:53 pm nga ILIRI

Si nisi operacioni pėr kapjen e Dritan Dajtit?
Durrės - Pas informacioneve tė marra pėr lėvizjet e shumė tė kėrkuarit Dritan Dajti, i cili strehohej nė njė banesė nė afėrsi tė pistės “Iliria” nė plazhin e Durrėsit, Sektori i Operacioneve Speciale pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, nė moment organizoi shėrbime nė kėtė territor pėr tė bėrė tė mundur identifikimin dhe kapjen e tij.Rreth orės 13:45 nga shėrbimet e vendosura ėshtė konstatuar se personi shumė i kėrkuar ėshtė afruar me njė makine Volkswagen tip “Tuareg” me ngjyrė tė errėt, me targa tė huaja CR 535 FR.

Kur makina kishte ndaluar, trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me kėtė detyrė ka bėrė rrethimin e mjetit pėr tė mundėsuar arrestimin tij.

Gjatė ndėrhyrjes, i shumėkėrkuari Dritan Dajti nė mėnyrė tė menjėhershme ka qėlluar me armė nė drejtim tė punonjėsve tė policisė, dhe si pasojė kanė mbetur tė vrarė 4 punonjės policie, ėshtė plagosur rėndė vetė i shumėkėrkuari Dritan Dajti, si dhe ka mbetur i vrarė shoqėruesi i tij, Ledion Mara i datėlindjes 1986, lindur nė Lushnje, person me precedentė kriminalė, si dhe ėshtė arrestuar drejtuesi i mjetit tė lartpėrmendur Erges Sotir Xhaxhi, i datėlindjes 1987, banues nė Tiranė.

Nė vendngjarje janė sekuestruar nga policia nė cilėsinė e provės materiale dy armė pistolete si dhe dy radio policie.

Veprimet nė vendngjarje vazhdojnė, nėn drejtimin e njė grupi prokurorėsh nga Prokuroria e Pėrgjithshme dhe e Krimeve tė Rėnda.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Aug 08, 2009 8:39 pm nga ADMIN

Sa te trash edhe drejtusit e policise ,si ka mundesi qe mos te merren masa per arrestimin e kriminelit ,duke e ditur se ai ishte i rrezikshem,dhe arrestimi te behet ne mesh te publikut Embarassed ,ngushllimet e mija familjeve

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Aug 10, 2009 4:51 am nga ADMIN

Familja e tė shumėkėrkuarit Dritan Dajti sfidon shtetin. Hasan Dajti, babai i njeriut qė shkaktoi masakrėn njerėzore dy ditė mė parė nė Durrės, akuzon policinė pėr krimin e rėndė. “Policėt s’i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit”, - shprehet Hasan Dajti. Ėshtė thinjur i tėri dhe nė sy i dallohet dhimbja, lodhja dhe trishtimi. Ka kaluar njė natė tė tėrė pėrpara hetuesve nė drejtorinė e Policisė sė Tiranės dhe vetėm pak minuta mė parė kishte mbėrritur nė shtėpinė e tij, qė ndodhet nė lagjen “Brrakė”. “Mė vonė do flas. Do nxjerr nė dritė dosje dhe do dalė e vėrteta nė shesh. Shkuan tė arrestojnė tė shumėkėrkuarin disa civilė, qė i vunė armėn nė kokė. Me njė makinė pa targa. Pėrse?”, - thotė mė tej Dajti nė njė intervistė tė shkurtėr pėr “Gazeta Shqiptare”. Teksa ai flet, bashkėshortja e Dritanit, vėllai i kėtij tė fundit, Sokoli dhe e ėma Afėrdita, miratojnė nė heshtje fjalėt e kryefamiljarit…
Ēfarė mund tė na thoni pėr ngjarjen?
Policėt nuk i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit. I vrau Dhori Sollaku. Shikoni dosjen. Nuk ka prova, as shkencore, as dėshmi qė ta implikojnė Dritanin nė vrasjen e policėve.
Pra, ju implikoni shtetin nė kėtė ngjarje?
Si ka mundėsi qė shkojnė civilė dhe jo me uniformė policie dhe me makinė pa targa, pėr tė arrestuar Dritan Dajtin, qė gjoja qenka i rrezikshėm. Ndėrsa shtėpinė time e ruajnė forca speciale tė veshur me antiplumb? Si mund tė shkojnė civilė t’i drejtojnė pistoletėn njė njeriu? Patjetėr, qė kushdo tė jetė do reagojė.
Akuzat tuaja ndaj policisė janė tė rėnda. Si i vėrtetoni?
Unė e kam mėsuar ngjarjen si gjithė tė tjerėt, nga media. Mua mė morėn nė drejtorinė e policisė pėr tė mė marrė nė pyetje. Shtėpia ime vėzhgohej me specialė. Por, unė kam fakte. Kam dosje qė vėrtetojnė kėto qė po them. Dritan Dajtin nuk shkuan pėr ta arrestuar, por pėr ta vrarė, pėr interesa tė caktuara.
Keni frikė nga ndonjė hakmarrje?
Nuk kemi frikė nga hakmarrja. Dritan Dajti nuk i ka vrarė policėt. Na vjen keq pėr policėt e vrarė, por nuk ėshtė djali im ai qė i vrau, por vetė shteti, korrupsioni shtetėror, paaftėsia e drejtuesve tė policisė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Aug 10, 2009 1:36 pm nga ilda

wow !! 4 punonjes policie ..tragjedi !!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Aug 10, 2009 3:24 pm nga ad

".... paaftėsia e drejtuesve tė policisė"
ne kte pike ka te drejte, gjithsesi Dritan Dajti dhe familja e tij nuk kishte pse te prisnin te ndodhte kjo tragjedi qe te deklarojne se kane fakte qe Dajti eshte i pafajshem persa i perket akuzave per te cilat ndiqej, sepse mesa kuptoj ksaj i referohet i ati i dajtit kur thote se ka fakte per pafajsine e te birit. E dyta mjafton arratisja nga burgu per ta fajesuar Dajtin. Se treti sidoqofte policia nuk i jep llogari askujt se ne ēmenyre dhe forme i organizon aksionet e veta. Ai ka kryer nje masaker dhe per kte duhet te denohet rrept. nga ana tjeter drejtuesit e policise duhet gjithashtu te gjykohen per paaftesine e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Aug 10, 2009 7:54 pm nga nardlushnja

Se treti sidoqofte policia nuk i jep llogari askujt se ne ēmenyre dhe forme i organizon aksionet e veta.
mendoj se ketu jeni gabim.
Policia nuk mund te bej asnje aksion pa miratimin e prokurorise.
Si mund te bej ajo kontroll ne shtepi te nje shtetasi pa vendim te gjyqtarise kryesore te rrethit apo te shtetit.

Pse u dashka policia te bredhe larte e poshte me makina pa targa????
Nuk e di mire ngjarjen por ne qofte se eshte ashtu sic thote babai i kriminelit.....atehere civilet" mafioze "shkuan te ekzekutonin nje tjeter mafioz....dhe policia ne lajme do te deklaronte se u gjet i vrare i shumekerkuari filan kriminel......kjo eshte drejtesia

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Aug 10, 2009 9:37 pm nga ADMIN

nardlushnja shkruajti:
Se treti sidoqofte policia nuk i jep llogari askujt se ne ēmenyre dhe forme i organizon aksionet e veta.
mendoj se ketu jeni gabim.
Policia nuk mund te bej asnje aksion pa miratimin e prokurorise.
Si mund te bej ajo kontroll ne shtepi te nje shtetasi pa vendim te gjyqtarise kryesore te rrethit apo te shtetit.

Pse u dashka policia te bredhe larte e poshte me makina pa targa????
Nuk e di mire ngjarjen por ne qofte se eshte ashtu sic thote babai i kriminelit.....atehere civilet" mafioze "shkuan te ekzekutonin nje tjeter mafioz....dhe policia ne lajme do te deklaronte se u gjet i vrare i shumekerkuari filan kriminel......kjo eshte drejtesia

Nard per here te pare ne jeten time une jam plotsisht dakort me ju,vertete ata kan shkelur te gjitha rregullat e kushtetutes ,pastaj cfaj ka babai ose familja e tij Twisted Evil

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Aug 11, 2009 1:08 pm nga ILIRI

VLADIMIR KARAJ

Operacioni ishte pėrgatitur mė parė dhe policia e dinte qė ndodhej pas tė shumėkėrkuarit. Ndėrhyrja u bė nė momentin qė ai mbeti vetėm nė makinė



Operacioni pėr tė arrestuar Dritan Dajtin ishte i mirėpėrgatitur dhe asgjė e parashikueshme nga policia nuk ka qenė e pallogaritur. Burime nga policia thonė se pas shqyrtimit tė materialeve rezulton se operacioni ishte pėrllogaritur mirė dhe ndėrhyrja ėshtė bėrė nė kohėn e duhur, por rastėsitė qė nuk mund tė parashikoheshin, sollėn edhe njė bilanc tragjik, pėrfshi bllokimin e armės sė njėrit prej oficerėve qė ndodhej nė operacion dhe lėvizjet e shpejta tė tė shumėkėrkuarit. Gjithēka ka ndodhur nė 40 sekonda dhe sipas policisė, kanė qenė pikėrisht kėto 40 sekonda qė u kanė kushtuar jetėn katėr efektivėve tė policisė.

Ndjekja

Policia ėshtė tashmė nė gjendje tė thotė atė qė ndodhi, ndėrsa efektivėt e Grupit tė Operacioneve Speciale ndėrhynė pėr tė arrestuar Dritan Dajtin. Burime nga kjo e fundit theksojnė se operacioni kishte filluar mėngjesin e asaj dite dhe vendimi pėr tė kryer arrestimin ishte marrė pasi nė raste tė kėsaj natyre askush nuk ka luksin t’i lėrė njė tė superkėrkuari mundėsinė pėr t’u larguar. Menjėherė pas marrjes sė vendimit, grupi i GOS, duke ndjekur procedurat, ėshtė vėnė nė ndjekje tė objektivit. Fillimisht ėshtė bėrė verifikimi i tij, pra punonjėsit e policisė e kanė ditur se cili ishte personi qė ata po ndiqnin. Mė pas, ndjekja ka vijuar nė kėrkim tė njė momenti tė pėrshtatshėm pėr tė bėrė ndėrhyrjen. Kur Dajti ka parkuar para pallatit dhe ka larguar dy personat qė e shoqėronin, oficerėt qė e ndiqnin atė nė afėrsi dhe tė kamufluar kanė marrė vendimin pėr tė ndėrhyrė. Burime nga policia thonė se qoftė vendi, njė rrugicė e ngushtė qė nė atė moment nuk ka pasur njerėz, qoftė fakti qė mė nė fund i kėrkuari ndodhej vetėm nė makinė, kanė qenė shtysa pėr tė reaguar pikėrisht nė atė ēast. Vendimi ėshtė marrė pasi ai ishte parė si mundėsia mė e mirė pėr tė arrestuar tė shumėkėrkuarin.

Dinamika

Menjėherė pas marrjes sė vendimit, njė nga skuadrat qė merrnin pjesė nė operacion, i ėshtė afruar dhe ka bllokuar lėvizjet e mundshme tė makinės nė tė cilėn ndodhej Dajti. Njė person ėshtė vendosur nė njė pikė nga mund tė kontrollonte lėvizjet e tė kėrkuarit, ndėrsa drejtuesi i operacionit, Fatos Xhani, dhe njė efektiv tjetėr i forcave speciale, si kanė dalė nga makina, i kanė bėrė thirrje Dajtit tė dorėzohej dhe e kanė njoftuar se ishin pjesėtarė tė policisė. Edhe pse tė maskuar, efektivėt kishin tė veshur jelek, qė kishin shenjėn e policisė dhe megjithėse e kishte vėnė re kėtė, Dajti u ka qėlluar njėkohėsisht me tė dyja armėt qė kishte, duke u favorizuar nga xhamat e zinj tė makinės. Plumbat e armėve tė tij kanė rrėzuar menjėherė dy prej efektivėve qė i ishin afruar makinės. Efektivi qė ndodhej nė pritje me armė, ka qėlluar vetėm njė herė, ndėrsa arma e tij ėshtė bllokuar dhe ai nuk ka qenė nė gjendje tė neutralizojė Dajtin. Ndėrkohė, efektivėt e GOS janė gjendur edhe mė pas nėn fatin e keq, skuadra e dytė qė ishte pak metra mė tutje, menjėherė pas kthesės, kishte neutralizuar dhe vėnė pėrtokė dy shoqėruesit e Dajtit, por ky moment ka qenė fatal pėr ta, pasi Dajti ėshtė afruar menjėherė nga pas dhe i ka qėlluar nga afėr. Pikėrisht, nė kėtė moment, duket se njė nga plumbat qė i ka marrė jetėn punonjėsit tė policisė ka tejpėrshkuar trupin e tij dhe ka vrarė edhe tė afėrmin e Dajtit, 23-vjeēarin Ledion Mara. Policia thotė se arsyetimi se nuk i kishte njohur punonjėsit e policisė bie poshtė, pasi edhe nėse nuk kishte pasur mundėsi tė shihte nė fillim se me cilėt kishte tė bėnte, kur ka kryer dy vrasjet e fundit, Dajti i kishte tė gjitha mundėsitė tė lexonte fjalėn ‘policia’ nė jelekėt e GOS. Dajti pas kėsaj ka vrapuar sėrish nė rrugė, por kėtu ėshtė qėlluar dhe neutralizuar nga punonjėsit e tjerė tė policisė. Policia thotė se ka njė arsye kryesore qė e favorizonte Dajtin: ishte fakti qė ai ishte pėrgatitur pėr tė vrarė, ndėrsa viktimat e tij ishin aty pėr ta arrestuar.





Ekspertiza: Tė pestė tė vrarėt, viktima tė armėve tė Dajtit



Dritan Dajti ėshtė, sipas ekspertizės balistike, autor i tė pesta vrasjeve tė ndodhura tri ditė mė parė nė Durrės. Balistika duket se ka provuar jo vetėm qė Dajti ka qėlluar dhe ekzekutuar 4 punonjėsit e policisė, por edhe qė pėr shkak tė afėrsisė, ėshtė njė plumb i lėshuar nga armėt e tij qė i ka marrė jetėn edhe njeriut tė tij tė afėrm, Ledion Mara. Ekspertiza ka zbuluar se Mara ėshtė qėlluar aksidentalisht nga njė plumb qė ka pėrshkuar tejpėrtej trupin e njėrit prej punonjėsve tė policisė e qė pėr shkak se ndodhej afėr i ka marrė jetėn edhe atij. Balistika tregon se ai qė ka kryer ekzekutimet, ėshtė pikėrisht i shumėkėrkuari. Burime nga policia thonė se ekspertiza ka zbardhur se plumbat e gjetur nė trupat e pajetė tė katėr punonjėsve tė policisė, por edhe ai qė i ka shkaktuar vdekjen 23-vjeēarit Ledion Mara, qė thuhet se ėshtė i afėrm i Dajtit, kanė dalė tė gjithė nga pistoletat “Bereta” qė pėrdorte i shumėkėrkuari. Tė dhėnat e policisė flasin pėr disa dhjetėra tė shtėna, por tashmė ėshtė e sigurt qė Dajti nuk ka gabuar nė asnjė moment nishan. Nėse vrasjen e dy punonjėsve tė policisė ai e ka kryer i favorizuar nga situata dhe xhami i errėt i makinės “Tuareg” nė tė cilėn udhėtonte, dy tė tjerėt janė ekzekutuar nga prapa nė momentin qė po ndalonin bashkėpunėtorėt e Dajtit. Ndėrkohė, edhe pse ka pasur shkėmbim zjarri dhe mendohej qė vrasja e Marės ishte kryer nga agjentėt e policisė, ekspertiza ka zbuluar se plumbi vdekjeprurės ka ardhur nga e njėjta “Beretė” qė ka qėlluar edhe punonjėsit e policisė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Aug 11, 2009 2:13 pm nga ADMIN

Atehere kesaj i them nje operacion shume i dobet i policise sado i rrezikshem te jete kriminneli

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Aug 11, 2009 3:51 pm nga bulqizaku

po tishte per ta vra e kishin vra ndor e kan pas
haram si sja kan fut i plum kokes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi