ILIRIADA PORTAL

Zbulohet dėshmia e gruas sė Dajtit nė polici, Ekspertiza: Oficerėt u vranė nga e njėjta armė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11082009

Mesazh 

Zbulohet dėshmia e gruas sė Dajtit nė polici, Ekspertiza: Oficerėt u vranė nga e njėjta armė




Fatos Mahmutaj

Pas pyetjes sė dy tė arrestuarve me Dritan Dajtin, organi i akuzės pėr tė plotėsuar hetimet paraprake pėr masakrėn e Durrėsit ka marrė nė pyetje familjarėt e Dajtit, bashkėshorten e tij dhe familjarėt e saj. Po kėshtu janė shoqėruar nė polici shumė persona, tė cilėve pasi u janė marrė deklarimet janė lėnė tė lirė. Burime pranė hetimit tė ēėshtjes pohojnė se Dorela Dajti, bashkėshortja e Dritanit, ka dhėnė shpjegime tė hollėsishme menjėherė pas ngjarjes. Sipas tyre, mėsohet se ajo ka pohuar: “Me Dritanin kam bėrė njė jetė si me njė tė kėrkuar”, ndėrkohė sipas dėshmisė sė saj, dhėnė nė organet e hetimit, mėsohet se ka pohuar qė ditėn e ngjarjes kishte udhėtuar nga Tirana pėr nė Durrės nė banesėn e familjes sė tyre nė pallatin, para tė cilit ndodhi ngjarja. Sipas hetimit, ajo kishte udhėtuar e vetme me njė makinė tip BMW dhe kishte mbėrritur nė Durrės rreth njė orė pas ngjarjes, pasi ishte informuar nga televizioni pėr masakrėn. Hetuesit pohojnė gjithashtu se prania e bashkėshortes sė Dajtit nė Durrės u kishte lehtėsuar punė, pasi ajo ka pranuar qė ka jetuar me Dajtin, duke bėrė qė ata tė ezauronin punėn pėr mbledhjen e fakteve qė do tė provonin bashkėjetesėn e tyre gjatė arratisė sė 38- vjeēarit. Mėsohet se gjatė deklarimeve nė polici, ajo e cila sipas ligjeve pėrjashtohet nga pėrgjegjėsia penale, ka pohuar se: “Puna e policisė ėshtė ta kapė, ndėrsa halli i tij tė fshihej”. Po kėshtu, shoqėrimet dhe marrjet nė pyetje tė familjarėve tė Dajtit kanė vazhduar edhe gjatė ditės sė djeshme. Gjatė mesditės policia e kryeqytetit ushtroi kontroll nė banesėn e vjehrrit tė Dajtit, pasi mė parė kishte marrė nė pyetje familjarėt e bashkėshortes sė tij. Ata u shoqėruan pėr disa orė nė polici dhe pas marrjes sė deklarimeve u lanė sėrish tė lirė pėr t’u kthyer nė banesė. Ndėrkohė hetuesit gjatė marrjes nė pyetje tė tė arrestuarve dhe dėshmitarėve tė tjerė janė pėrpjekur tė gjejnė emra tė tjerė bashkėpunėtorėsh tė Dritan Dajtit, qė nė fakt mendohet se kanė qenė tė shumta. Tė njėjtat burime pohojnė se mendohet se tė tjerė persona e kanė ndihmuar Dritan Dajtin nė lėvizje gjatė kohės sė qėndrimit nė Shqipėri, pėr tė cilėt pritet vetėm sigurimi i provave materiale pėr tė kryer prangosjet e tyre dhe dėrgimin nė paraburgim. Gjithashtu bėhet e ditur se dy tė prangosurit si bashkėpunėtorė tė Dajtit kanė dhėnė mjaft hollėsi nė lidhje me ngjarjen se si ndodhi ajo, duke u pėrpjekur tė shfajėsojnė veten nga krimi i rėndė i sė premtes. Mėsohet se vetė i akuzuari kryesor ka kundėrshtuar t’iu pėrgjigjet pyetjeve tė grupit hetimor.
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi