ILIRIADA PORTAL

Matjanet perzene hetuesit e Del Pontes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11082009

Mesazh 

Matjanet perzene hetuesit e Del Pontes




Aleksander Ndoja
MAT- Banoret e Gurres se Vogel, nje nga fshatrat malore te Matit, nuk kane lejuar dje qe hetuesit nderkombetare te KE-se, te kryejne hetime ne nje banese te ketij fshati, ku pretendohet se jane kryer transplantime organesh nga ana e UCK-se, ndaj civileve dhe ushtarakeve serbe. Ne krye te ketij misioni verifikimi ka qene zvicerani Dik Marti, i cili eshte bllokuar ne afersi te baneses dykateshe te familjes Katuci, ne mesdite. Hetues nderkombetare kishin ardhur edhe nje vit me pare ne Gurre te Matit, por nuk zbuluan asnje prove qe vertetonte te dhenat e librit "Gjuetia" te ish-kryeprokurores se Hages, Karla del Ponte, se ne vitin 1999 ne kete banese ishin bere transplantime. Shkaku i moslejimit te eksperteve te KE-se diten e djeshme, ka qene mungesa e nje urdher-kontrolli banese nga Prokuroria e Matit apo Prokuroria e Pergjithshme.

Ne momentin qe misioni hetues i huaj, ishte bere gati te zbriste nga makinat per t'iu drejtuar kesaj banese, kane qene banore e fshatit qe kane rrethuar makinat dhe kane kerkuar te njihen me perfaqesuesit, te shihnin dokumentet e identifikimit dhe mandatin e ketij kontrolli, si dhe kush i shoqeronte nga pala shqiptare. Mesohet gjithashtu se banoret kerkuan qe ata te kishin mandat-kontrollin, duke i mbajtur miqte e huaj per dy ore ne hyrje te fshatit. Madje mes paleve ka pasur debate te ashpra qe per pak nuk kaluan ne konfrontime fizike. Ka qene oficeri i policise se zones qe ka shmangur perplasjet fizike, duke qetesuar gjakrat.

Vetem pas mberritjes ne fshat te policise vendore, eshte bere i mundur zhbllokimi i makinave te misionit te KE-se, por pa mundur t'i drejtojne ata per tek banesat e fshatit, ku dhe jane hedhur akuzat serbe per transplant organesh. Kjo ka bere qe hetuesit e KE-se ne makinat e Ministrise se Drejtesise, te kthehen per ne Tirane, pa arritur te shkojne tek banesat e shenjuara si vend trafikimi.

Behet e ditur se kryefamiljari Abdulla Katuci ka kerkuar nga Presidenti, kryeministri shqiptar dhe ai kosovar, qe te mos lejohet marrja neper kembe e dinjitetit te familjes se tij. Madje ai eshte keshilluar qe te gjeje edhe avokat privat per ta bere kete pune.

Akuzat e Del Pontes ne liber

"Ne shtepine dykateshe, u gjeten pajisje dhe shenja gjaku"

Sipas pales akuzuese, ne kete rast qeveria serbe dhe Karla del Ponte, behet fjale per serbe te Kosoves, te mbajtur te burgosur, qe u zhduken gjate apo pas bombardimeve te vitit 1999. Sipas ketyre burimeve, nje numer i pacaktuar trupash jane trafikuar ne Shqiperi. Gjykatesja Del Ponte, ne librin e saj "The Hunt" te botuar ne Itali, i meshon ketyre rasteve. Per kete qeveria e Kosoves ka reaguar ashper, duke hedhur poshte cdo akuze. "Disa hetues te UNMIK dhe gazetare kane zbuluar shtepine ne Burrel, (pikerisht banesa ne fshatin Gurre), ku beheshin keto operacione", ben te ditur gjykatesja Del Ponte.

"Hetuesit gjeten pajisje mjekesore te perdorura gjate operacioneve, si dhe shenja gjaku ne muret e shtepise dhe ne dysheme", rrefen ajo. Me pas, Del Ponte shtone se keto hetime u mbyllen, sepse po beheshin gjithnje e me te veshtira, thuajse te pamundura. Kosova dhe Shqiperia, i kane konsideruar akuzat e Del Pontes te pabaza.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi