ILIRIADA PORTAL

Pėr herė tė parė 6 gola, Shqipėria mund mund vetveten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13082009

Mesazh 

Pėr herė tė parė 6 gola, Shqipėria mund mund vetveten




ALTIN VORPSI

Kuzhe merr fitoren e parė nė pankinėn kuqezi

Qipro pėson humbjen e dytė tė turpshme pas asaj me Gjermaninė

12 gushti, natė magjike pėr Shqipėrinė. Kombėtarja jonė mundi mbrėmė vetveten. Ekipi i drejtuar nga kroati (Josip Kuzhe), nė miqėsoren qė zhvilloi dje ndaj Qipros, arriti qė tė thyejė rekordin e saj personal (pėrsa i pėrket golave tė shėnuar nė njė ndeshje, pasi asnjėherė mė parė kuqezinjtė nuk kishin shėnuar gjashtė gola nė njė ndeshje) dhe shkatėrron pėr herė tė parė ishullorėt e Qipros (ku nė tri takimet direkt nuk kishte arritur ti mundte asnjėherė). Triumfi i mbrėmshėm ishte i pari pėr Kuzhenė nė pankinėn kuqezi.


Pjesa e parė

Topin e parė e luajti ekipi ishullorė. Por reagimin e parė e dha ekipi jonė. Pasi nė minutėn e parė ishte Erjon Bogdani ai qė dha sinjalin e parė duke fituar edhe goditjen e parė nga kėndi. Pas, disa pėrpjekjeve tė qipriotėve, ishte sėrish shtatlarti i Chievo-s qė goditi me kokė nė tė 15’, por pa mundur tė shėnojė. Mesfushori i Krivbasit, Ansi Agolli goditi nga larg nė kuadrat nė tė 21’, duke ngacmuar sėrish portėn e mbrojtur nga Sofronis Avgousti, portierit qė mbron ngjyrat e Ael Limasolit nė kampionatin qipriot. Nė minutėn e 25-tė “mbėrriti” nė “Qemal Stafa” edhe momenti i golit tė parė tė Shqipėrisė. Sulmuesi i Chievo-s, Erjon Bogdani, bėri njė veprim tė jashtėzakonshėm, duke mbajtur topin mbi vijėn e 16-shes midis dy mbrojtėsve qipriotė, lėshoi me thembėr sferėn nė drejtim tė Hamdi Salihit, ky i fundit pengohet nga Pareskevas Kristu dhe gjyqtari turk, Bylent Ildirim, nuk mund tė bėnte gjė tjetėr vetėm tė akordonte penallti. Kapiteni Ervin Skela u tregua mjeshtėror nga pika e bardhė, duke shėnuar pėr Shqipėrinė nė minutėn e 26-tė, njėherėsh edhe goli i tij i 11-tė i 33-vjeēarit me Kombėtaren. Qipriotėt u zgjuan, dhe nė minutėn e 37-tė, mesfushori i Apoel Nilosias, 27-vjeēari Konstandinos Ēaralambis shėnoi nga afėr golin e barazimit 1-1. Pas pesė minutash, nė tė 42’ Hamdi Salihi ishte pranė golit tė dytė, kur shmangu brenda zonės ndėryhjene portierit Sofroni Agusti, por mbrojtėsi Okaridis nuk i lejoi shėnimin e golit tė avantazhit. Gjithsesi, goli nuk vonoi. Njė minutė para pėrfundimit tė pjesės sė parė, Klodian Duro, i vetmi lojtar i Kombėtares sonė qė luan nė Qipro me Apollon Limasolin, gjeti njė hapėsirė pėr Hamdi Salihin, sulmuesi i Riedit “pėrsėriti skemėn”, duke fituar penalltinė e dytė. Te pika e bardhė u shfaq pėrsėri Ervin Skela, i cili shėnoi golin e dytė pėr Shqipėrinė, duke mbyllur pjesėn e parė 2-1.



Pjesa e dytė

Avantazhi i krijuar i lejoi Josip Kuzhe-sė ta orientojė skuadrėn tė shtyhet akoma mė pėrpara nė drejtim tė mesfushės qipriote, pėr tė qenė mė shpejtė nė zonėn mbrojtėse tė kundėrshtarit. Pas harkimit tė Klodian Duros, Bogdani rrezikoi me njė goditje me kokė nė minutėn e 52-tė, por pa mposhtur dot 32-vjeēarin qipriot, Avgousti. Skuadra jonė ishte pranė golit tė tretė nė tė 56’, Skela i dhuroi njė top Bogdanit, ky i fundit u fut nė zonė, por diagonalja e tij e fuqishme ishte jashtė kuadratit. Nė minutėn e 60-tė, trajneri Kuzhe hodhi nė fushė mesfushorin e Maincit nė Gjermani, Jahmir Hykėn nė vend tė mbrojtėsit tė Arisit, Kristi Vangjeli, duke i dhėnė mė shumė frymėmarrje veprimeve ofensive. Nė tė 65’ erdhi radha e Erjon Bogdanit tė shkruajė edhe ai emrin nė miqėsoren mė tė bujshme tė Shqipėrisė. Pas njė kombinimi Duro-Salihi, ky i fundit goditi, portieri qipriot grushtoi dhe aty Bogdani, i ndodhur pranė portės shėnoi golin e tretė tė pėrfaqėsueses sonė dhe tė 11-n historik tė tij, duke barazuar sulmuesin kavajas Altin Rraklli. Emiljano Vila e Gilman Lika zėnė vendin e Ervin Skelės dhe Erjon Bogdanit, autorėve tė golave tė deriatėhershėm tė Shqipėrisė (3-1). Nė minutėn e 68-tė, Armend Dallku i rrėmbeu njė top mesfushori Aleksis Garzopis, nė afėrsi tė mbrojtjes qipriote, u fut nė zonė duke fituar penalltinė e tretė nė kėtė takim tė dhėnė nga turku Ildirim. Nė mungesė tė Skelės, gjuajti Klodian Duro, por topi i goditur nga mesfushori u grushtua nga nga portieri kundėrshtar, dhe nė tentativėn e dytė tė elbasanasit, Kristostumos devijoi topin nė portėn e tij. 4-1.

Goleada kuqezi nuk pati tė ndalur. Mesfushori i majtė, Ansi Agolli, realizoi njė eurogol, kur me njė diagonale nga 20 metra “vulosi” golin e pestė tė Shqipėrisė nė tė 70’, njėherėsh edhe “kryevepra” e mbrėmjes mė magjike tė futbollit shqiptar. Goli i dytė i Agollit, duke pėrfshirė dhe atė shėnuar nė miqėsoren me Gjeorgjinė (1-1), dhe tė dy nga distanca. Radha e golit nuk i mungoi as mesfushorit sulmuesi tė talentuar Emiljano Vila. Durrsaku, i transferuar gjatė kėsaj vere te Dinamo e Zagrebit, por i huazuar te skuadra satelite e kampionėve tė Kroacisė, Lokomotiva Zagreb, realizoi nė minutėn e 75-tė golin e gjashtė tė Shqipėrisė, nė rezultatin tenistik tė saj. Humbja mė e thellė e Qipros ėshtė ajo kundėr Gjermanisė, 12-0, mė 21 maj 1969, por pa dyshim edhe kjo ndaj Shqipėrisė do tė regjistrohet e do tė mbahet mend si njė nga mė tė turpshmet e futbollit qipriot.



Formacioni

Trajneri kroat, Josip Kuzhe, ashtu siē edhe premtoi gjatė njė konference pėr shtyp, hodhi nė fushė njė formacion sulmues. Kroati praktikoi skemėn 4-4-2. Nė mbrojtje Kuzhe hodhi nė tė majtė K.Vangjelin ndrėrsa dyshja e qėndrės formohej nga Lorik Cana dhe Debatik Curri. Ndėrsa nė krahun e djathtė tė mbrojtjes luajti Armend Dallku. Nė mesfushė Kuzhe aktivizoi E.Bulku, E.Skela, A.Agolli dhe K.Duro ndėrsa dyshja e sulmit ishte e formua nga E.Bogdani dhe H.Salihi. Nė portė Kuzhe preferoi Ujkanin (portierin e Novarės) pėr Hidin.



Tabu

Qipro pėr ekipin tonė ishte kthyer nė njė mace tė zezė. Kundėr ishullorėve ekipi Shqipėrisė nė tė tri takimet qė kishte zhvilluara nuk kishte mundur qė tė merrte asnjė fitore. I pari ka qenė mė 19 gusht tė 1998. ku kuqezinjtė nėn drejtimin e Astrit Hafizit munden nė Qipro me rezultatin e ngushtė 3-2. Ndėrsa Takimi i dytė ndaj qiprtiotėve daton mė 15 gusht 2000. N stolin kuqezi ishte trajneri Medin Zhega. Nėn drejtimin e shkodranit ekipi ynė mori njė barazim pa gola nė takmin qė u zhvillua nė Shqipėri. Takimi i tretė midis dy klubeve u zhvillua mė 19 gusht tė 2004-ės. Nė atė periudhė trajeri i kombėtares sonė ishte gjermani , Hans Peter Brigel. Nė atė takim kuqezinjtė tanė u mundėn me rezulton, 2-1.



Fitorja mė e thellė

6-1 ėshtė dhe rezultati mė i thellė i arritur nga ekipi ynė kombėtarė. Miqėsoret ku ekipi ynė kishte arritur qė tė shėnonte mė shumė gola ishin ato kundėr Vietnamit (5-0) nė turneun e Norēias, mė 12 shkurt tė vitit 2003 dhe ajo kundėr Turqisė nė Gaziantep, mė 21 janar 1998, me rezultatin e thellė 4-1.

Standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi