ILIRIADA PORTAL

MERO SERBI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

14082009

Mesazh 

MERO SERBI




Edison Ypi
As nuk ka pasur, as kurre nuk ka per te pasur shqiptar, me serb se Mero serbi!

Pashe dje ne mengjes titujt e gazetave ne televizor. Mero serbi e kishte thurur titullin e editorialit me jo me pak se tre emra te shquar dhe nje date te rendesishme; Berisha, Haradinaj, Demaci, '96-ta. Pra, qe nga titulli, rast i mire per ta pare edhe nje here sa serb eshte mero serbi. Po vete ta marr gazeten t'i hedh nje sy, thashe, ta shoh cfare ka llangosur mero serbi, ai qe ben punen e serbit dhe vjedh paren e shqiptarit. Dhe pak pas mesdites vajta bleva nje TemA tek pika e shitjes se gazetave prane ures se Dajtit. Pra rreze trotuarit mbi te cilin nga mengjesi deri ne ate ore duhej te kishin kaluar jo me pak se, per te qene brenda, te themi, 2 mije shqiptare.

- I sati jam qe po e blej sot kete gazete? pyeta shitesin.

- I dyti, tha shitesi.

- Si ishte ai i pari, i thashe, cfare pamje kishte, a kishte pes' kembe, tre koka, nente sy, shtatembedhjete duar, se un' e di qe shqiptar normal nuk lexon mero serbin? Nejse, me fal, kot te pyeta, dhe kot e bleva, ciao.

U ula diku me nje caj perpara dhe nisa te lexoj mero serbin.

Ne mes te faqes se pare foto e madhe e nje eksponenteje legjendare te Partise Socialiste qe paska thene se; "Berisha bashkepunoi me krimin". Kjo, ne veshtrimin e pare, mu duk si; "Berisha bashkepunoi me mero serbin", dhe u tmerrova, por pasi e pashe mire, u qetesova.

Ne nje qoshe po te faqes se pare pisi mero serbi pergojonte ne menyren me te felliqet miqte e deridjeshem me te cilet ka ngrene e ka pire, shtepite e tyre ne plazh, ku ne ato shtepi kushedi se sa here do kete qene duke pire kafe dhe duke i lajkatuar.

Ja dhe redaksionali,

Ta lexosh redaksionalin e mero serbit te kap nje deshperim pa fund. Te duket sikur shkrimi eshte shpikur kot. Sikur pergjegjshmeria shoqerore, intelektuale, patriotike, jane rraqe te pa vlefshme qe s'i hyne ne pune kurrkujt. Profesioni i gazetarit s'ka asnje vlere. Prandaj edhe gazetar mund te jete kushdo. Cilido rrugac, mjaft te dije shkrim e kendim.

Tjeter aq te afte sa mero serbi, ketij banditi te shtypit qe tamam si vrases i paguar, pa i levizur as qerpiku i transferon turbullimet e veta psikike duke ja mbivene ato turbullime nje terreni krejt tjeter, nuk ka ne bote.

Sipas editorialit te mero serbit, LDK ka derguar "dy - tre" drejtues te saj ne Tirane tek Berisha. O mero serbi; Si ore ti qe s'le skute pa i futur turinjte s'ja paske marre vesh emrin te tretit?!

"Berisha dhe Zoti Haradinaj nenshkruan nje memorandum bashkepunimi...".

Ku e sheh te keqen ti o mero serbi qe Partia Demokratike e Shqiperise te bashkepunoje me partine e Haradinajt ne Kosove?! Pse u dashka qe Partia Demokratike e Sali Berishes te bashkepunoje vetem me aleaten tradicionale LDK dhe jo me parti te tjera te Kosoves?!

"Sali Berishes i eshte dashur te beje fushate kunder tyre (enveristave kosovare) dhe te mbroje Rugoven dhe njerezit e tij nga perpjekjet per eliminimin fizik prej ketij mentaliteti enverist"

Fol te drejten o mero serbi; Po ty a te eshte dashur ndonjehere te besh fushate kunder enveristave kosovare? Dhe kujtohu mire, ka qene Sali Berisha qe te ka yshtur ty ne te tilla fushata, apo ti Sali Berishen, qe ti pastaj t'i vazhdoje ato fushata me vullnet te pa permbajtur prej serbi?! Ndonje lek, dinar a dollar, a perlave gje gjate atyre fushatave? Si mbrohet nga "eliminimi fizik" Rugova nga nje gje qe, si e thua dhe vete, s'eshte me teper se "mentalitet"?!

"Nuk besoj se Sali Berisha ka gjetur ndonje aleat te ri ne Kosove"

Dhe, pak me poshte,

"Dyshoj se nje nga arsyet pse Berisha nenshkroi me Haradinajn eshte nje lloj hakmarrje e fshehte per xhestin e Sejdiut per te mos vene "kokoren" elektorale tek tuneli i pambaruar i Kalimashit".

E para, shenje e mire qe ti gjeniu i dyshimit dhe mosbesimit paske nisur te mos besoke dhe dyshoke te Berisha dhe po perton ta zevendesosh dyshimin dhe mungesen e besimit me ndonje gje te fantazuar si e ben rendom. Bravo per kete ngathtesi pozitive! Se, me aq kohe sa ke ndejtur afer Berishes, po te mos dyshoje por vetem te besoje, merre me ment me cfare deliresh do ia shurdhoje ythen publikut tani. Edhe kjo mire, se tregon qe nuk e kaloke nje cak.

E dyta, e ke pyetur ti o mero serbi Sejdiun lidhur me kapelen elektorale? Se mund te kete ndodhur qe Sejdiut t'i jete dukur qe me kapele i demtohet look-u per shembull.

E treta, para disa ditesh, duke kaluar neper tunelin e Kalimashit, une ika piva kafe ne Prizren dhe u ktheva ne Tirane kur Diellit i duheshin edhe pese hostene te perendonte. Kurrkush nuk e ka thene se tuneli ka perfunduar plotesisht. A nuk eshte genjeshtra jote per tunelin tamam genjeshter serbi?

"(Sali Berisha) nuk di a te gezohet qe s'ka humbur, a te mos merzitet qe s'ka fituar"

Do s'do ti o mero serbi, Sali Berisha vetem ka fituar. Dhe fitorja e tij me e madhe, a e di cila eshte? Ja ku po ta them; Qe ty o mero serbi s'te ka as ka per te pasur kurre me prane! Sa per imbarracot e Sali Berishes, as per ato mos u bej merak. Nis e shih dyshimet e tua. Se pari ate nese je shqiptar a serb.

Aty nga fundi, ne nje paragraf te gjate, mero serbi nis e rreshton punet e Berishes duke i quajtur ato pune "probleme serioze". Po lere thuaj, kush rri e merret me te gjitha perversitetet e mero serbit.

Sa i poshter llafazani, intriganti, thashethemexhiu, shpifaraku, mero serbi!

Mero serbi s'ka lene kosovar pa pergojuar; Nga shitesi i hamburgerave tek biznesmeni me i madh, nga me i padituri tek akademiku me i shquar, nga me fukarai tek me pasunari, nga me modesti tek me te shquarit e politikes dhe pushtetit. Nje cilido prej tyre duhet pyetur ta thote sa serb eshte mero serbi.

Mos u merr me enveristat kosovare o mero serbi! Enveristat kosovare jane me miliona here me te mire se ti. Enverist, maoist, stalinist, cegevarist, me i ndyri, me i flliquri, me i peshtiri ne bote, eshte vetem nje, dhe ai je ti qe emrin e ke mero serbi.

Nje nga ironite me te medhaja eshte se, si ne kete fare editoriali, mero serbi, pergojon emrat me te shquar per paqendrueshmeri. O Perendi ku je?! Po a ka paqendrueshmeri me katastrofike se ajo e mero serbit qe kaloi nga Partia Demokratike tek berja fushate per partine Socialiste?!

Jam plotesisht i ndergjegjshem per zbehtesine me te cilen e paraqes une mero serbin. Sa serb eshte mero serbi duhet te kesh nge te degjosh kosovaret te ta thone ata, se ata e dine, se ata e kane vuajtur ne lekure Serbine e mero serbit.

J'a lejova vetes t'i futem leximit te pjesshem te editorialit te mero serbit sepse mero serbi edhe mund edhe duhet te lexohet ndonjehere ne te rralle. Se s'eshte keq te hedhesh ndonjehere syte ne pusin e coftinave te shqiptareve. Por per t'u analizuar apo per t'u marre seriozisht me te, kurre! Sepse eshte e pa denje, e pa rezultat, dhe ne fund te fundit e pa mundur. Te merresh seriozisht me editorialin e mero serbit eshte njelloj si te marresh seriozisht nje traktat shkencor shkruar nga nje hajdut si e qysh hajduti vodhi nje banke.

Sepse mero serbi, jo vetem editorialin, por gjithcka qe shkruan e shkruan ketu dhe tani, pa asnje pergjegjesi, pa u menduar fare, pa respektuar asnje norme morale, profesionale, patriotike, qytetare, intelektuale.

O mero serbi, o ti qe je i embel vetem me Serbine, dhe i hidhur vetem me Shqiperine, sa lehte gjinden mallkimet per ty o burr' i dheut, m'fal, o serb i Shqiperise!

O te qorrofte vetetima, o te shurdhofte bubullima, o te rafte rrufeja te cafte ne pesqint copa, o t'u befte kompjuteri bombe dhe te shperthefte ne turi, o ta shtypte koken nje enverist i Kosoves me rrahesin metalik te biftekut, o te rrembefshin ndonje dite ata cilindrat e rrotatives se shtypshkronjes qe e ke blere me pare te vjedhura dhe nen ata cilindra u befsh leter cingari.
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

MERO SERBI :: Komentet

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi