ILIRIADA PORTAL

Agjentėt dėshmorė: Bandat qė shkatėrruan nė 4 vjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16082009

Mesazh 

Agjentėt dėshmorė: Bandat qė shkatėrruan nė 4 vjet




VLADIMIR KARAJ

Ndėrsa ne flinim, ndėrsa ne festonim me familjet apo ndiqnim ndeshje futbolli, njė grup prej 20 personash, katėr prej tė cilėve njė javė mė parė ranė dėshmorė nė luftė me krimin, ishin jashtė pėr tė siguruar qė ne tė mund tė vazhdonim tė flinim, tė festonim dhe shihnim tė qetė futboll. Pak prindėr mund ta kenė parė me kėtė sy, por ndėrsa tė premten e shkuar ata pushonin me fėmijėt e tyre nė plazh, katėr prej njerėzve qė bėnin ē’ishte e mundur tė mbronin fėmijėt e tyre nga droga dhanė jetėn. Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duēkollari, Altin Dizdari nuk ishin thjeshtė agjentė policie, megjithė respektin pėr kėdo qė vesh uniformėn, ata ishin njerėzit e Operacioneve Speciale.

Bėnin pjesė nė atė grup efektivėsh qė realizonte ato operacione qė mund t’i keni parė vetėm nė filma. Infiltrim, pėrgjim pėr ditė tė tėra, ndjekje dhe gjithēka tjetėr duhej qė ne tė mund tė shihnim pas hekurave krerėt e grupeve kriminale mė tė fuqishme shqiptare. Qindra kilogramė heroinė dhjetra kokainė dhe miliona euro pasuri e vėnė apo qė do vihej mbi tregtinė e drogės dhe trafiqeve u penguan nė saj tė punės sė kėtyre burrave. Vetėm nė 2008 ata ēuan nė pranga 113 persona, 19 prej tė cilėve u arrestuan nė operacione ndėrkombėtare nė bashkėpunim me grupet speciale tė policisė italiane, gjermane dhe amerikane. Dhe kjo nuk ėshtė thjeshtė njė statistikė, dhjetra jetė u shpėtuan me siguri nė saj tė bllokimit tė minave tė telekomanduara, sasive tė mėdha tė drogės apo armėve tė destinuara pėr krimin nė Shqipėri dhe jashtė saj.

SOS (Sektori i Operacioneve Speciale) nuk ishte njė sinjal ndihme, por ndihma qė na vinte qė tė kishim mė pak drogė nė gjimnaze, mė pak vrasje nė rrugė, mė pak mina tė telekomanduara dhe ndoshta nė fund, sepse ne shqiptarėt shpesh shqetėsohemi pėr imazhin, mė pak Shqipėri nė kronikat e zeza tė Italisė, Greqisė apo kujdo vendi tjetėr. Njė tė premte mė parė ata treguan edhe se ishin njė grup burrash qė nuk kishin frikė. Qė luftėn me krimin e kishin serioze dhe jo fjalė qė i merr era.

Ndėrsa sot shumė merren me arsyet se si dhe ēfarė ndodhi njė javė mė parė, ndėrsa biografia e gjithēka tjetėr pėr personin qė kreu mėnzyrėn janė tashmė tė stėrpublikuara, pak njerėz janė kujtuar tė shohin nė historinė e viktimave. Njė histori qė nuk shkruhet lehtė. Tė fshehur pas maskave dhe emrin tė grupit, njerėzit e SOS pėrfshi edhe katėr dėshmorėt e tyre, nuk ishin tipa tė publicitetit edhe pse puna e tyre bėnte jo pak bujė. Operacionet si “Spitalla 2”, “Eureka”, “Eagle”, “Vjosa 2007” apo duke filluar nga ai “Harem” i vitit 2005 ishin pėr ditė me rradhė tituj tė bujshėm tė gazetave dhe lajme tė para tė televizioneve. Pas hekurave pėrfundonin persona tė shumė kėrkuar si Ilir Paja, i arratisur nga burgu nė Itali dhe autori i disa vrasjeve, Indrit Taullai, njė nga tė akuzuarit si krerė tė “Bandės sė Durrėsit”, krerė tė grupeve kriminale tė kryeqytetit dhe dhjetra kilogramė narkotikė. Edhe pse dikur titull kryesorė, pak duhet tė mbajnė sot mend njė operacion tė koduar “Harem”. Edhe pse ai nuk ishte njė histori pėr t’u lėnė nė harrėsė. Rreth 80 persona u arrestuan nė Shqipėri, Itali e vende tė tjera, tė gjithė pjesė e njė grupi mafioz nė varėsi tė famėkeqes “ndragheta”.

Kolegėt e tyre nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė thonė se janė tė paktėn 32 operacione ndėrkombėtare tė kėsaj natyre, tė gjitha tė pėrfunduara me sukses madje edhe mė mirė se homologėt e tyre nė Itali e gjetkė, e bėjnė SOS dhe katėr dėshmorėt e tyre njė nga grupet e pakta tė policisė shqiptare qė mund tė bashkėveprojė me agjenci tė ngjashme perėndimore, pėrshi FBI apo SOCA-n britanike. Kryeministri ndėrsa vizitonte familjet, pėrmendi se ata “ishin mė tė mirėt”dhe pa diskutim ata ende sot janė mė tė mirėt edhe pse me katėr kolegė mė pak dhe tė shokuar nga tragjedia.

“Pothuajse 100 pėr qind tė sukseshėm”, tė thonė nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė. Njė sukses qė matet me sasitė gjithnjė e mė tė vogla tė drogės qė kalojnė pėrtej Adriatikut. Nė dy vitet e fundit homologėt italianė kanė sekuestruar gjithmonė e mė pak drogė nga ajo qė kryesisht identifikohej si “e ardhur nga Shqipėria”. SOS ka pa diskutim kontribut nė rėnien me mė shumė se 100 herė tė sasisė sė heroinės dhe drogave tė tjera qė kalonin nga Shqipėria nė Itali, e pėrllogaritur me statistikat e policisė italiane. Njė sasi qė i kalonte tė 1 mijė kilogramėt nė vitet 2003 dhe 2004 dhe ishte vetėm 10 kilogramė nė vitin 2008. E gjithė kjo falė punės sė Fatosit, Altinit, Kastriotit. Saimirit dhe kolegėve tė tyre. Njė punė qė “tė katėrtit” e vulosėn me gjak, po nė luftė me krimin, nė arrestimin e njėrit prej supertėkėrkuarve, tė akuzuar veē vrasjes edhe pėr trafik droge, gjobvėnie dhe dhjetra aktivitete tė tjera kriminale.

standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Agjentėt dėshmorė: Bandat qė shkatėrruan nė 4 vjet :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Aug 16, 2009 2:46 pm nga ADMIN

Vertete keta paskan bere nje pune shume te mire qe jo te gjithe policet jane ne gjendje ta bejne,pushoshin ne paqe ,dhe ngushdhimet e mija te perzemerta familjeve te tyre

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi