ILIRIADA PORTAL

Ringjallja e idese se madhe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23082009

Mesazh 

Ringjallja e idese se madhe




Nga Dafina Myrtaj
A duhet te unifikohet sistemi i taksave mes Shqiperise dhe Kosoves? Apo te hiqen doganat? Ose te mos kete kontroll policor ne pikat kufitare? Te pergatitet legjislacion qe i trajton njesoj shqiptaret si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi? Apo te angazhohen Tirana dhe Prishtina qe te bejne edhe bashkim territorial dhe Kosova e Shqiperia te funksionojne si nje shtet i vetem? Jane keto vetem disa nga pyetjet qe ngjalli ideja e Sali Berishes per bashkimin e shqiptareve. Reagimet nuk kane munguar. Perkundrazi. Jo vetem ne Kosove, por edhe jashte kufijve te saj. Derisa disa parti ne Qeveri te Kosoves deklaraten e Berishes, te dhene per media pak dite me pare - i cili thote se projekti i dy qeverive eshte bashkimi i kombit, ne kuptim te zhdukjes se kufijve dhe lehtesimit te bashkepunimit mes bizneseve te te dyja vendeve - e shohin vetem ne kuptimin e afrimit te bashkepunimit te ngushte te dy shteteve, disa te tjera kete e interpretojne si nje hap qe con drejt bashkimit kombetar. "Ne do te punojme, sapo te krijohet qeveria e re, qe t'i zhdukim te gjitha dallimet qe i mundojne qytetaret shqiptare kur vijne ne Shqiperi apo kur te shkojne ne Kosove. Ne kete kontekst, me z. Thaci ne kemi nje projekt dhe ky projekt eshte qe t'i bejme shqiptaret te ndjejne bashkimin ne cdo gje", ka deklaruar Berisha.

Kryetari i Levizjes per Integrim dhe Bashkim, qe eshte pasardhese e LKCK-se, Smajl Latifi, mendon se deklarata e kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, fillimisht nenkupton integrim i Kosoves dhe i Shqiperise ne te gjitha rrafshet e jetes dhe punes ne te dyja vendet, e i cili me ne fund do te coje drejt bashkimit kombetar te Kosoves e Shqiperise. "Integrimi duhet te jete ne rrafshin kulturor, sportiv, ne te gjitha sferat e jetes dhe te punes. Me kete duhet te krijohen kushtet qe integrimi te jete nje proces intensiv dhe kjo strategji e con perpara procesin e bashkimit te kombit shqiptar ne nje shtete te vetem kombetar ne Ballkan", thote Latifi.

Sipas tij, bashkimi i ketyre dy vendeve eshte nje proces historik i pandalshem dhe se ky eshte nje projekt madhor gjithekombetar. "Ne si Levizje per Integrim dhe Bashkim, edhe dikur si LKCK, vazhdimisht kemi pasur qendrimin ne drejtim te realizimit te projektit madhor gjithekombetar te bashkimit te popullit shqiptar ne nje shtet te vetem kombetar ne Ballkan. Eshte proces i pandalshem historik i bashkimit te kombit shqiptar ne nje shtet", shtoi ai.
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ringjallja e idese se madhe :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Aug 25, 2009 6:05 pm nga nardlushnja

Po te pyesesh te gjithe shqiptaret ....idea e bashkimit te dy shteteve eshte nje gje qe do te vi gradualisht ....vetvetiu,por kjo arrihet me deshiren e politikaneve.Pse e them kete :- Kohet e fundit historia ka treguar qe karrigja eshte e ngrohte dhe e dashur.Shqiptarit i pelqen pak vetja...per tu dukur ose me mire per pak post.Do te ishte e veshtire qe te ishte vetm nje president apo vetem nje kryeminister.Lufta e pare do te ishte se presidenti do te ishte prej Kosove apo prej shqiperie dhe anasjelltas

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Aug 26, 2009 2:15 pm nga ADMIN

I vetmi problem qe une nuk jam shume optimis eshte bashkimi i trojeve shqiptare,jo se nuk ma don zemra ,por jo tani ne kete situate sepse do te krijonte shume probleme tek nderkomtaret duke marre parasyshe dekumentat qe jane firmosur nga politikanet Kosovar ne marrveshje per tu shkeputur nga Serbia

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi