ILIRIADA PORTAL

Ceka: Do te shkrihemi me PD

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29082009

Mesazh 

Ceka: Do te shkrihemi me PD




Fatjona Mejdini
Mos ndryshimi i Kodit Zgjedhor do te beje qe Partia Aleanca Demokratike e drejtuar nga Neritan Ceka te shkrihet me Partine Demokratike. Presidenti i kesaj partie ne nje prononcim per mediat diten e djeshme foli ne lidhje me te ardhmen e partise qe ai drejton dhe qe prej disa muajsh eshte pjese e koalicionit te djathte qe fitoi zgjedhjet e 28 qershorit. Por sipas Neritan Cekes, partia e te cilit nuk arriti te merrte deputet ne zgjedhjet e qershorit, perpara se te merret vendimi zyrtar per shkrirje, kjo parti duhet ta provoje veten ne zgjedhjet lokale te vitit 2011. "Dalja si te vetem ne zgjedhje besoj se kjo do te kete vlere edhe per zgjedhjet e ardhshme vendore. Ne nuk mendojme qe procesi i shkrirjes, integrimit do kryhet para ketyre zgjedhjeve. Pas atyre zgjedhjeve, ne qofte se do qendroje po ky Kod qe kemi atehere natyrisht qe zgjidhja me e mire per Aleancen Demokratike eshte integrimi ne Partine Demokratike", theksoi Ceka. Sipas tij, ideja e shkrirjes me partine me te madhe te koalicionit, ate Demokratike ka ekzistuar edhe perpara zgjedhjeve, por ishte kodi i ri zgjedhor ai qe ndihmonte koalicionin per te mbledhur sa me shume vota. Kryetari i PAD-se theksoi se si rezultat i kesaj manovre elektorale, shkrirja e partise qe ai drejton me PD pritet te ndodh ne nje kohe te dyte. "Ky ka qene nje opsion edhe para zgjedhjeve, por duke pare se sistemi favorizon partite qe futen ne front, pra sa me shume parti te merrnin pjese ne fushate elektorale aq me shume shanse kishte koalicioni qe te fitonte, Aleanca Demokratike qendroi me vete. Ajo ruajti pavaresine e saj", deklaroi Ceka. Nga ana tjeter Neritan Ceka deklaroi se kontakte me kryeministrin Berisha kane qene te shpeshta, per sa i perket perfshirjes se perfaqesuesve te partise se tij ne qeverisjen qendrore. Por sipas Cekes, ndarja e pushtetit mes PD-se dhe PAD-se do te behet publike vetem ne momentin kur te mbarojne negociatat e partive te tjera te koalicionit, qe arriten te perfitonin deputet ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Natyrisht qe negociatat kane filluar perpara. Kemi pasur kontakte me kryeministrin Berisha. Nuk i kemi lene te gjitha gjerat per ne fund, por natyrisht qe per sa i perket vendeve te sakta keto do percaktohen bashke me kontribuuesit e tjere te koalicionit", sqaroi Ceka per mediat. Ditet ne vazhdim pritet te jene intensive per sa i perket negociatave per krijimin e qeverise se re mes Partise Demokratike dhe aleateve te saj. Bashkimi i Levizjes Socialiste per Integrim per qeverisje pritet ti shtoj surprizat ne kabinetin e ardhshem te drejtuar nga kryeministri Berisha.

Partia Demokrate e Re qe drejtohej nga Genc Pollo u shkri me PD te kryeministrit Berisha, pa nisur fushata zgjedhore per zgjedhjet parlamentare te qershorit. Aktualisht Pollo, eshte zevendeskryeminister dhe ka fituar mandatin e deputetit.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi