ILIRIADA PORTAL

Rama kunder Blushit: Zgjedhjet jane te reja, mandati kryetarit 4-vjecar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31082009

Mesazh 

Rama kunder Blushit: Zgjedhjet jane te reja, mandati kryetarit 4-vjecar




Denis Dedej
Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, del kunder deputetit socialist Ben Blushi per ceshtjen e mandatit te kryetarit, duke thene se flitet per nje mandat 4-vjecar per drejtimin e selise roze. Pak kohe me pare, Blushi deklaroi se konkurrohet ne fakt per nje mandat te nderprere dy vjecar dhe per cdo kandidat, perjashto Edi Rames, eshte e pamundur qe te kete nje filozofi drejtimi per nje mandat dy vjecar. Sipas tij, konkurrohet vetem per mandatin e nderprere, per tepricen e ketij mandati. Por nje gje te tille nuk e ka shprehur dhe kryetari me mandat te nderprere, Edi Rama, i cili tha dje se po hyhet ne nje proces te rendesishem per Partine Socialiste, ne zgjedhje te reja. "Keto jane zgjedhje te reja ne PS dhe mandati i Kryetarit te PS eshte 4-vjecar", u shpreh Rama. Sipas tij, hyrja ne zgjedhje te reja eshte nje proces i rendesishem per te diskutuar dhe shkembyer me anetaresine e PS te gjitha shqetesimet per kete situate dramatike ku ndodhet vendi dhe njekohesisht per te konverguar sebashku fale mundesise qe secili te shprehet ne te gjithe larmine e pikepamjeve dhe qendrimeve lidhur me kete situate. Duke folur per zgjedhjet ne seline roze, Rama i pyetur per komentin e tij mbi terheqjen e Arben Malaj, u shpreh se nuk ishte ne dijeni per nje gje te tille. "Por do me vinte shume keq nese kjo eshte e vertete. Ne kete moment nuk mund te bej asnje koment pasi nuk jam ne dijeni te kesaj terheqjeje", vleresoi ai. Duke folur per hyrjen e PS ne kuvend me celjen e sesionit, kryetari socialist ne detyre sqaron se kjo eshte nje ceshtje te cilen, Kongresi, ka percaktuar nje qendrim politik refuzues ndaj procesit zgjedhor dhe refuzues ndaj institucioneve qe prodhon ky proces, e ka lene ne doren e institucioneve te tjera te partise qe te konsiderojne raportin me parlamentin dhe momentin kur PS duhet te kthehet dhe nese do te kthehet ne parlament. "Qendrimi i Kongresit ndaj zgjedhjeve eshte i qarte dhe i prere. I tille eshte edhe qendrimi ndaj parlamentit dhe ndaj qeverise qe do te thote se PS nuk mund te kete nje marredhenie normaliteti me parlamentin dhe se per natyren e kesaj marredhenieje dhe njekohesisht per te gjithe procesin e trajtimit te kesaj marredhenieje do te vendosin ato institucione qe Kongresi ka mandatar", sqaroi Rama. Sipas tij, ne rezoluten e miratuar eshte percaktuar qartesisht nje qendrim ndaj zgjedhjeve dhe kjo do te thote qe vendimmarrja e PS per marredheniet me kete parlament me legjitimitet thellesisht te cunguar eshte nje vendimmarrje qe Kongresi ia ka lene institucioneve te tjera te PS.

Ben Blushi: Konkurrohet per mandatin e nderprere, tepricen

Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, deklaroi pak dite perpara Kongresit se nje nga arsyet qe nuk do te kandidonte per kreun e PS eshte se behet se konkurrohet ne fakt per nje mandat te nderprere dy vjecar. "Per cdo kandidat, perjashto Edi Rames, eshte e pamundur qe te kete nje filozofi drejtimi per nje mandat dy vjecar. Konkurrohet vetem per mandatin e nderprere, per tepricen e ketij mandati", sqaroi Blushi. Prandaj, vijoi ai, ne keto zgjedhje ka vendosur te mos jem kandidat, por do te jete nje votues i thjeshte si 60 mije anetare te PS. Deri me tani, kandidat per kreun e PS eshte Edi Rama dhe Maqo Lakrori.
Koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi