ILIRIADA PORTAL

Malaj: Ja arsyet pse u tėrhoqa nga gara pėr kreun e PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31082009

Mesazh 

Malaj: Ja arsyet pse u tėrhoqa nga gara pėr kreun e PS




Tiranė – Deputeti Arben Malaj ka shpjeguar sot arsyet pse u tėrhoq nga gara pėr tė kandiduar pėr kreun e Partisė Socialiste. Malaj ka bėrė para pak momentesh publikisht vendimin pėr tėrheqjen nga kjo garė.Sipas Malajt gara do tė krijonte mė tej pėrēarje nė PS, ndėrsa ka shtuar se kandidimi i Ramės ka cenuar kredibilitetin. “Nuk u ofrua bashkėpunim brenda Partisė Socialiste”, theksoi Malaj para gazetarėve. Sipas tij, brenda partisė disa persona po pėrdoren nga kryetari nė detyrė Edi Rama.

“Tė zgjasėsh mandatin kur ke humbur, ėshtė njė mentalitet diktatorial. Detyra jonė ėshtė tė paralajmėrojmė, qė gjithnjė e mė tepėr shqiptarėt tė jenė tė qartė qė ky lloj lidershipi ėshtė njė rrezik pėr tė ardhmen e Partisė Socialiste”, tha mė tej deputeti Arben Malaj.

Duke folur pėr idenė e bojkotit tė Parlamentit e hedhur nga Edi Rama nė konferencėn pėr shtyp tė sė dielės, Malaj tha se kjo nuk ėshtė rruga e duhur dhe se bojkoti nuk duhet tė ketė njė objektiv. “Ėshtė e qartė se ideja e bojkotit, ėshtė ideja e kryetarit dhe e njė grupimi pėrkrah tij. Pėr zgjedhjet kemi tė gjithė ide tė njėjtė, qė ato ishin tė cunguara. Opozita e vėrtetė bėhet vetėm nė Parlament dhe brenda institucioneve. Cili ėshtė objektivi i bojkotit? Sa do tė zgjasė?”, tha mė tej ai.

Nė konferencėn pėr shtyp ishte i pranishėm edhe Ben Blushi, i cili deklaroi se Kongresi i Jashtėzakonshėm, i cili zhvilloi punimet tė shtunėn, nuk ishte transparent. Edhe Blushi ka kundėrshtuar idenė e bojkotit tė Parlamentit.

Blushi ka kundėrshtuar ashpėr rikandidimin e Ramės, duke e vlerėsuar si njė shaka, qė e beson vetėm ai, ndėrsa ka sqaruar se me rizgjedhjen e Ramės, ai do tė ketė njė mandat 6-vjeēar ndryshe nga sa ndodh zakonisht.

“Kryetari i Partisė Socialiste nė detyrė ėshtė zgjedhur nga njė anėtar njė votė. Ky mandat ėshtė ndėrprerė, pasi statuti thekson se mandati ndėrpritet kur kryetari i partisė humbet zgjedhjet. Kjo ėshtė kontradita e Edi Ramės. Statusi i PS-sė, po shkelet nė mėnyrė sistematike. Ky njeri nuk ka aftėsi pėr tė menaxhuar kėtė parti politike. Ne nuk kemi fituar sepse Shqipėria nuk ka pasur mundėsi tė votojė njė parti tė majtė. PS ėshtė njė parti e majtė dhe tė gjithė ata qė janė atje janė tė majtė pėrveē Ramės, i cili nuk ėshtė as i majtė dhe as i djathtė”, tha Blushi.
start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22558
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi