ILIRIADA PORTAL

Ohėr, 15 tė vdekur nga mbytja e anijes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06092009

Mesazh 

Ohėr, 15 tė vdekur nga mbytja e anijes




Ohėr – Numri i tė vdekurve nė tragjedinė e njė dite mė parė nė liqein e Ohrit, ėshtė 15 persona, ndėrsa 42 persona kanė arritur tė mbijetojnė.Ministria e Brendshme bėri tė ditur se nga 42 tė mbijetuarit janė edhe dy anėtarė tė ekuipazhit, ndėrsa gjashtė persona konsiderohen tė lėnduar. Sipas kėsaj ministrie, nė anije kishte 57 persona, tė gjithė shtetas bullgarė. Tre persona pėr tė cilėt u konsiderua se janė tė zhdukur nuk kanė qenė aspak nė anije.

Tragjedia ka ndodhur tė shtunėn rreth orės 10.30 nė afėrsi tė autokampit “Eleshec”, kur anija “Ilinden”, pas njė shpėrthimi tė vogėl pėr rreth 4 minuta ėshtė fundosur. Fundosja e anijes ėshtė xhiruar nga njė pjestarė i policisė EULEX, Zherar Gite, i cili i pari ka vėrejtur fundosjen dhe gjatė tėrė kohės e kishte xhiruar tragjedinė.

Mbrėmė tė gjithė trupat e pajetė janė dėrguar pėr obduksion nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Shkup, ku kanė marrė pjesė edhe ekspertė tė mjekėsisė ligjore nga Bullgaria.Ndėrkohė, nė Ohėr mbrėmė ka mbėrritur presidenti bullgar Georgi Prvanov pėr t`u njohur nga afėr me tragjedinė. (ina/start)
start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ohėr, 15 tė vdekur nga mbytja e anijes :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Sep 06, 2009 10:05 am nga ILIRI

Tiranė - Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha i ka dėrguar njė telegram ngushėllimi kryeministrit tė Bullgarisė Bojko Borisov pėr tragjedinė e ndodhur tė shtunėn nė liqenin e Ohrit, ku humbėn jetėn 15 turistė bullgarė. “Lajmi i vdekjes tragjike sė turistėve bullgarė nė ujėrat e liqenit tė Ohrit, nė datėn 5 shtator, ka tronditur thellė mua, qeverinė shqiptare dhe popullin e vendit tim. Duke ju shprehur Ju, qeverisė bullgare, kombit tuaj mik dhe familjeve tė viktimave simpatinė, solidaritetin dhe ngushėllimet e mia mė tė sinqerta dhe tė qeverisė shqiptare, unė lutem bashkė me ju qė shpirtrat e viktimave tė tragjedisė tė liqenit tė Ohrit tė gjejnė paqen e merituar”, shkruan Berisha nė telegram.

Ndėrkohė, telegram ngushėllimi Berisha i ka dėrguar edhe kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ku thekson se humbja e jetėve, “ėshtė njė ngjarje tragjike qė ka tronditur jo vetėm Ju, qeverinė tuaj dhe popullin mik maqedonas, por ka tronditur thellė edhe mua, qeverinė shqiptare dhe popullin shqiptar. Me kėtė rast nė ėmėr tė qeverisė shqiptare ju pėrcjell Ju, qeverisė tuaj dhe familjeve tė viktimave ngushėllimet e mia mė tė sinqerta dhe lutem sėbashku me tė gjithė ju, qė shpirtrat e viktimave tė pafajshme qė mbetėn nė ujėrat e liqenit tė Ohrit tė gjejnė paqen e merituar”.
start

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Sep 06, 2009 4:52 pm nga lidabica

Mad me vjen shume keq per cka ju ka ndodhur,u prefshin ne paqe keta te gjore!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi