ILIRIADA PORTAL

"Xhindi", dyshohen te afermit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06092009

Mesazh 

"Xhindi", dyshohen te afermit




Tirane- Vrasja e ish-deputetit Fatmir Xhindi mund te jete kryer edhe nga vete te afermit e tij. Ne kete rezultat ka arritur grupi hetimor pas nje analize te kryer, pas shqyrtimit te te gjitha provave. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve te Renda pas venies ne diskutim te te gjitha provave eshte arritur ne perfundimin se autoret e krimit dyshohet te jete banor mes zones se Roskovecit dhe te Kurjanit. Kete dyshim organi i akuzes e ngre duke u bazuar ne faktin se autoret i njihte mire rruget e kesaj zone, duke e favorizuar qe te afrohet dhe te largohet pa u vene re nga fqinjet e ish-deputetit. Duke u mbeshtetur ne kete argumentim akuza ka ngritur dyshohet e saj se autoret mund te jete jo vetem banore ne kete zone, por edhe te afermit e tij. Burimet shtuan se jane ne verifikimin e provave ne menyre te tille qe te arritur ne ndonje prove e cila mund te identifikoje autoret e kesaj ngjarjeje. Deri me sot akuza ka ne cilesine e proves materiale disa prova duke perfshire ketu gezhojat dhe disa gjurme te gjetura ne vendin e ngjarjes, deshmi te banoreve te zones, tablate telefonike te ish-deputetit si dhe skemen qe mendohet se ka ndodhur krimi. Burimet shtuan se nuk eshte shtuar asnje piste e re ne lidhje me kete ngjarje, por po hetohet paralelisht ne tre pistat qe kane mbetur pas seleksionimit qe nga momenti i nisjes se hetimeve. Pista qe jane duke hetuar grupi hetimor ka te beje me vrasje per shkak te vecanta deputetit, ceshtje personale ose ndonje konflikt i momentit. Fatmir Xhindi u ekzekutua me daten 3 maj te ketij viti, teksa kthehej per ne banesen e tij ne fshatin Roskovec. Sipas hetimeve autoret, dyshohet te jene mbi dy persona. Keta te fundit dyshohet ta kene ndjekur Xhindin, teksa ka dale nga lokali ku ishte duke pire kafe, duke e qelluar tek dera e baneses se tij. Po sipas hetimeve, Xhindi eshte qelluar fillimisht nga nje distance e larget dhe me pas nga nje distance shume e afert. Autoret dyshohet se e kane pritur ate jo me shume se 30 minuta prane baneses, e kane qelluar disa here nga larg me kallashnikov dhe me pas nga afer drejt e ne koke. Sipas burimeve mbi ish deputetin eshte qelluar 15 here, kjo nga numri i gezhojave te mbledhura ne vendin e ngjarjes.
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

"Xhindi", dyshohen te afermit :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Sep 06, 2009 1:39 pm nga lidabica

Atij ju prefte shpirti ne paqe,por cdo te thone ata politikane te majte qe u munduan te politizojne vrasjen e tij,qe besoj se do te jete nje vrasje banale.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Sep 06, 2009 4:23 pm nga ad

Qe kjo vrasje nuk ka karakter politik kjo qe e qarte qe ne fillim. Sidoqofte do te ishte shume mire qe e verteta te zbardhej pasi te pakten ne kete menyre do te behej e mundur venia e drejtesise ne vend.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi