ILIRIADA PORTAL

Ndarja e posteve, Godo: Mediu mė mėnjanoi, PR meriton mė shumė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07092009

Mesazh 

Ndarja e posteve, Godo: Mediu mė mėnjanoi, PR meriton mė shumė




Intervistoi: Bardhi Quku
TIRANĖ - Ndarja e posteve pėr PR-nė nė qeverinė e re Berisha-Meta, ka sjellė pėr herė tė parė pėrēarjen mes dy figurave kryesore tė PR-sė, Sabri Godo dhe Fatmir Mediu. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli", kryetari i Asamblesė Republikane, Sabri Godo, thekson se ėshtė ndjerė i mėnjanuar nga negociatat mes PR-sė dhe PD-sė pėr qeverinė e re. Godo evidenton gjithashtu faktin se ai nuk u pyet nga kryesia si anėtar i saj dhe, pėr pasojė, nuk mori dot pjesė nė mbledhjen e kryesisė, pėr tė pranuar ose jo propozimin e Berishės, qė Partia Republikane tė drejtojė Ministrinė e Mjedisit, nė krye tė sė cilės do tė jetė ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Godo vė nė dukje gjithashtu se Partia Republikane duhet tė merrte njė post ministror tė rėndėsishėm dhe jo vetėm Ministrinė e Mjedisit. Madje, Godo pretendon se Partia Republikane duhet tė kishte tre zėvendėsministra dhe poste drejtorėsh nė qeverinė e re, duke e justifikuar me faktin se PR-ja ka dhėnė kontributin e saj nė koalicionin fitues.
[b]Z. Godo, si e vlerėsoni marrėveshjen midis PD-sė dhe LSI-sė pėr bashkėqeverisje?[/b]
E kam thėnė qė nė fillim qė kjo ishte zgjidhja mė e mirė, e diktuar nga koha.

[b]Sa efektive mendoni se do tė jetė kjo qeveri?[/b]
Unė besoj se do ta ēojė mandatin deri nė fund, mendoj se kėtu bashkohen interesat e dy palėve pėr tė pasur njė vijimėsi dhe bashkėpunim.

[b]A ndjeheni tė mėnjanuar nga ndarja e posteve ministrore?[/b]
Unė besoj se po. Ne kemi dhėnė njė kontribut tė mirė dhe, si parti, praktikisht, me pėrqindjen e votave qė morėn jemi partia e katėrt. Ne duhet tė merrnim njė ministri me peshė nė jetėn e vendit. Tani negociatat janė shumė tė vėshtira, sepse PD-sė iu bėnė shumė partnerė, si LSI-ja dhe partia e ēamėve, mund tė ketė zgjerime tė tjera.

[b]Ju si parti keni marrė Ministrinė e Mjedisit, e pranoni kėtė dikaster apo jo?[/b]
Unė nuk kam marrė pjesė nė negociata. Kam mbetur i mėnjanuar, pėr arsye qė pėr mua janė tė pashpjegueshme dhe pėr kėtė arsye nuk mora pjesė nė mbledhjen e kryesisė. Zhvillimi i kėtyre negociatave pa mė vėnė nė dijeni, ka qenė njė gjė e pakuptueshme pėr mua. Dje pasdite (pardje) u lajmėrova pėr mbledhjen e Kryesisė sė Partisė Republikane, dhe nuk mund tė shkoja nė kėtė mbledhje pėr tė dhėnė votėn time pėr gjėra qė nuk jam pyetur. Dua tė sqaroj pozicionim tim nė parti, sepse shpesh nė masmedia mė bėhen cilėsime tė ndryshme. Unė jam kryetar i Asamblesė Kombėtare dhe anėtar i Kryesisė sė Partisė Republikane, dhe me statut mė takon vendi i dytė nė parti. Si i tillė, duhet tė isha konsultuar dhe pyetur qė nė fillim dhe gjatė kohės sė negociatave dhe kjo mė habiti. Prandaj nuk mora pjesė nė kėtė mbledhje tė fundit tė kryesisė, ku thuhet se ėshtė votuar me unanimitet. Megjithatė, unė jam njė njeri qė u pėrmbahem fort parimeve tė demokracisė. Njė vendim qė merret nė forume, qoftė edhe me njė votė mė tepėr, bėhet i detyrueshėm pėr tė gjithė.

[b]Nė kryesinė e Partisė Republikane, pėrveēse ėshtė vendosur qė Fatmir Mediu tė marrė postin e Ministrisė sė Mjedisit, ėshtė kėrkuar gjithashtu edhe pėr dy zėvendėsministra. Si ju duket kjo ndarje?[/b]
Ne i kemi dy zėvendėsministra nė qeverinė aktuale, dhe nuk ka pse tė kemi mė pak nė qeverinė e ardhshme. Unė do tė kėrkoja tre zėvendėsministra dhe disa poste drejtorėsh, pasi na takon nė bazė tė kontributit qė kemi dhėnė.

[b]A ėshtė e moralshme qė zoti Mediu tė jetė sėrish ministėr?[/b]
Pėr mua zoti Mediu nuk ka asnjė pėrgjegjėsi penale dhe kam bindjen pėr kėtė. Megjithatė, do tė shikojmė se si do tė ecė procesi. Gjykata ėshtė i vetmi institucion, qė mund tė japė pafajėsinė. Partia Republikane gjykon se zoti Mediu mund ta pėrfaqėsojė nė qeveri, dhe meqė u mor njė vendim, unė u nėnshtrohem vendimeve tė forumeve.


6 shtator
[b]Debatet nė PR, Alibali: Mediu te Mjedisi. U votua unanimisht [/b]
TIRANĖ- Pas debateve qė u ndezėn brenda republikanėve pėr votimin e kreut tė partisė nė krye tė Ministrisė sė Mjedisit ka reaguar sot nėnkryetari Neritan Alibali.
Gjatė njė deklarate pėr mediat ai ka theksuar se kryesia e Partisė Republikane ka pranuar unanimisht qė Kryetari i saj Fatmir Mediu, edhe i vetmi qė do tė pėrfaqėsojė PR-nė nė Kuvendin e Shqipėrisė, tė marrė postin e Ministrit tė Mjedisit, tė propozuar nga Kryeministri Berisha pak ditė mė parė, pėr formatimin e qeverisė sė re.
"Pas mbledhjes sė kryesisė sė vogėl tė Partisė Republikane, ėshtė pranuar unanimisht qė Kryetari Fatmir Mediu tė marrė postin e Ministrit tė Mjedisit tė ofruar nga negociatat me Kryeministrin Berisha"- tha ai.
Sipas Alibalit, kėto negociata kanė parashikuar edhe dy poste pėr zv/ministra dhe pėrfaqėsime nė pushtetin vendor si rrjedhojė kėto edhe kontributit politik qė do tė ketė PR-ja
"Marrėveshja ndėrmjet Partisė Demokratike dhe asaj Republikane pėr bashkėqeverisje do tė nėnshkruhet gjatė ditės sė nesėrme", bėri me dije Alibali
PR, njė nga aleatėt mė tė ngushtė tė PD-sė, nė zgjedhjet e 28 qershorit mundi tė sigurojė njė mandat deputeti pėr Kuvendin e ardhshėm.
Sabri Godo ka deklaruar se mbledhja e kryesisė ėshtė shoqėruar me debate dhe nuk ka qenė aq votim unanim sa ėshtė thėnė.

5 shtator
[b]Mediu ministėr Mjedisi, demokratėt kundėrshtojnė[/b]
Fatmir Mediu do tė jetė ministri i ri i Mjedisit. Ai do tė kthehet sėrish nė qeveri, pas dorėheqjes sė detyruar nga posti i Ministrisė sė Mbrojtjes, si rezultat i tragjedisė sė Gėrdecit, ku humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosen mbi 300 tė tjerė.
Pikėrisht pėr kėtė ngjarje mjaft tė rėndė, zyrtarė tė lartė tė Partisė Demokratike, pėr herė tė parė, e kanė parė me rezerva pėrfshirjen e tij nė kabinetin e ardhshėm qeveritar, duke e cilėsuar tė pamoralshėm rikthimin e tij nė kabinetin qeveritar.
Burime nga PD-ja deklaruan pėr gazetėn se njė fakt i tillė i ėshtė pėrcjellė edhe vetė atij gjatė takimit tė zhvilluar dje me Kryeministrin Sali Berisha. Por, vetė Mediu, pas takimit tė zhvilluar me Berishėn, nuk e ka vėnė nė dyshim pėrfaqėsimin politik tė tij.
"Fatmir Mediu ėshtė vetėm kryetar i republikanėve, deputet i republikanėve, dhe nuk mendoj qė ndonjė njeri vė nė dyshim pėrfaqėsimin politik tė Fatmir Mediut. Ne diskutuam me Kryeministrin pėr disa propozime konkrete, megjithatė do tė mblidhet kryesia e PR-sė qė do tė marrė qėndrimin e saj nė raport me propozimet e Kryeministrit, kėrkesat e PR-sė dhe pastaj me vendimet e nevojshme qė janė pėr pėrfaqėsimin e tė gjithė individėve",- tha Mediu.
Ndėrkohė, pas njė orė e gjysme mbledhje tė kryesisė, tė zhvilluar mbrėmė nė ambientet e selisė, republikanėt, pavarėsisht rezervave tė PD-sė, votuan kandidaturėn e Mediut, pėr drejtimin e Ministrisė sė Mjedisit.
Burime nga kryesia e PR-sė deklaruan mbrėmė pėr "Shekulli"-n se duke qenė se pozicioni i ministrit ėshtė politik, atėherė, sipas tyre, i takon kryetarit tė partisė qė tė pėrfaqėsojė kėtė forcė politike nė drejtimin e Ministrisė sė Mjedisit.
Gjatė mbledhjes sė kryesisė ėshtė rėnė gjithashtu dakord pėr propozimin tjetėr tė Berishės, qė PR-ja tė ketė nė qeveri edhe dy zėvendėskryeministra. Por, pėr kėta tė fundit, republikanėt janė shprehur se nuk ėshtė vendosur ende se nė cilat dikastere do tė pėrfshihen, duke mbetur pjesė e negociatave tė mėtejshme.
Formula e pėrfaqėsimit tė PR-sė nė qeveri ėshtė servirur dje nga kryetari i PD-sė, Sali Berisha, gjatė takimit tė zhvilluar me kryetarin e PR-sė, Fatmir Mediu. Ndėrsa partisė tjetėr aleate me PD-nė, qė pėrfaqėsohet po me njė mandat deputeti nė Kuvend, Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, do ti ofrohet post zv-ministri.



[b]
Republikanėt pranojnė ftesėn e Berishės. Mediu, kreu i Mjedisit [/b]

[u]
dt, 4 shtator, ora 23:00
[/u]

TIRANĖ- Partia Republikane do tė pėrfaqėsohet nė qeverinė e re me kreun e saj, Fatmir Mediu, i cili do tė jetė ministri i ri i Mjedisit.
Vendimi ėshtė marrė pak mė parė, gjatė mbledhjes sė kryesisė sė PR-sė, e cila u lajmėruar qė nė mesditė nga Mediu.
Pėrcaktohet kėshtu njė tjetėr ministri qė do t'i takojė aleatit natyror tė Berishės, pas tre ministrive qė iu dhanė LSI-sė, ajo e Jashtme, e Shėndetėsisė dhe e Energjetikės.
Nė mesditė u takuan kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu dhe kryeministri Sali Berisha, njėkohėsisht kryetar i Partisė Demokratike. Pas takimit dypalėsh tė zhvilluar nė selinė e Kryeministrisė, Mediu tha pėr mediat "se i paraqiti kryeministrit kėrkesat e PR-sė lidhur me formatimin e kabinetit tė ri qeverisės.
"Ne do tė ecim nė logjikėn e proporcioneve tė votave, si ka deklaruar dhe kryeministri, por nė vlerėn qė pėrfaqėson PR brenda koalicionit tė djathtė. Ende nuk ėshtė vendosur asgjė dhe para se t'i bėj tė qarta vendimet nė opinion publik do t'i diskutoj ato me kolegėt e kryesisė sė PR-sė", tha Mediu pėr gazetarėt, pa pranuar tė japė detaje tė tjera rreth takimit.
Ai ėshtė treguar i rezervuar, duke theksuar se gjithēka qė do tė vendoset do tė jetė vendim qė do tė dalė nga kryesia e partisė qė drejton. "Ne do tė mbledhim kryesinė e cila do tė marrė qėndrimin e saj pėr propozimin e kryeministrit pėr t'u pėrfaqėsuar nė qeveri"- tha mė tej ai.
PR, njė nga aleatėt mė tė ngushtė tė PD-sė, nė zgjedhjet e 28 qershorit mundi tė sigurojė njė mandat deputeti.
shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ndarja e posteve, Godo: Mediu mė mėnjanoi, PR meriton mė shumė :: Komentet

Mesazh prej Mon Sep 07, 2009 6:07 pm nga i persekutuari

Godo, mediu ta beri mire perderida e mbajtet kur duhej te futej ne burg.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Sep 07, 2009 11:47 pm nga lidabica

mediun s'mund ta duroj qe na del dhe fajin e ka Sala,perse duhet te jete ai ne post ministror,ne vend te gjeje nje vrime dhe te mos dale qe andej....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi