ILIRIADA PORTAL

Tėrmeti nė Peshkopi, helikopterė me ndihma pėr banorėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07092009

Mesazh 

Tėrmeti nė Peshkopi, helikopterė me ndihma pėr banorėt




TIRANĖ- Shtabi i Emergjencave Civile garanton se janė marrė tė gjitha masat pėr tė ndihmuar me materiale dhe ushqime banorėt e dėmtuar.
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Pėrgjithshme e Emergjencave Civile, nė bashkėpunim me drejtues tė pushtetit vendor, po bėn verifikimet e dėmeve tė shkaktuara nga tėrmeti nė qarkun e Dibrės.
Aktualisht mėsohet se ėshtė gati ndihma qė do tė nevojitet nė materiale dhe ushqime pėr banorėt e dėmtuar. "Ministria e Brendshme ka vėnė nė dispozicion edhe dy helikopterė pėr transportin e ndihmave pėr banorėt e kėsaj zone"- thonė tė njėjtat burime.
Tė dhėnat paraprake pėr pasojat e tėrmetit raportojnė pėr dėme materiale, por jo njerėz tė lėnduar. "Janė konstatuar disa shtėpi tė dėmtuara plotėsisht nė komunėn e Gjoricės dhe Ostrenit si dhe dėmtime tė rėnda e tė lehta nė disa banesa nė komunat Gjoricė, Shupenzė, Ostren dhe Trebisht, nė qarkun e Dibrės"- thanė burimet ministrore.
Zyrtarisht konfirmohet se dje nė orėn 23: 49 u regjistrua njė tėrmet i fortė me magnitudė 5.2 Shkalla Rihter, me epiqendėr nė koordinatat 41.51 veri dhe 20.50 lindje, koordinata kėto qė i pėrkasin zonės midis fshatrave Shupenzė dhe Gjoricė e Sipėrm, tė Qarkut tė Dibrės. Lėkundjet e tėrmetit janė ndjerė nė zonėn veriore si dhe atė tė qendrore tė vendit, pėrfshi Tiranėn.


11.00
Tėrmeti 7 ballė nė Peshkopi, njė fėmijė i lėnduar. Mblidhet Shtabi i Emergjencės
DIBER- Mblidhet Shtabit i Emergjencės pėr tė bėrė bilancin e dėmeve dhe planin e masave qė do tė merren nė ndihmė tė banorėve, shtėpitė e tė cilėve janė dėmtuar nga tėrmeti i fuqishėm qė u regjistrua mbrėmė vone.
Sipas tė dhėnave tė para, njė fėmije ėshtė lėnduar si pasojė e tėrmetit. Pėr tė ėshtė raportuar gjatė mbledhjes sė Shtabit tė Emergjencės nga kryetari i komunės Tomin. Ai ka thėnė se fėmija i lėnduar ėshtė nga fshati Catush dhe aktualisht ndodhet i shtruar nė spitalin e Peshkopisė, por gjendja e tij nuk paraqitet e rėndė pėr jetėn.

Sipas qendrės sizmologjike tėrmeti ka qenė me magnitudė 5.2 shkalla Rihter dhe
intensitet nė epiqendėr mbi 7 ballė. Tė paktėn 59 lėkundje me intensitet tė vogėl janė shėnuar pas lėkundjes sė parė qė u regjistrua 19 km nė juglindje tė qytetit tė Peshkopisė, nė verilindje tė vendit. Sipas Institutit Sizmiologjik, lėkundja e fundit ėshtė shėnuar nė orėn 06.30 minuta tė mėngjesit tė sotėm nė fshatin Gjoricė.
Lėkundje tė forta janė ndjerė nė qytete tė tjera, Shkodėr, Tiranė, Durrės, Elbasan, Kavajė, Berat.

Lėkundja e parė ėshtė regjistruar nė orėn 23.49 tė natės dhe ka zgjatur rreth 15 sekonda.
Pėr fat nuk ka tė dhėna pėr persona tė lėnduar, ndėrkohė qė dėmet kanė qenė tė shumta, sidomos rreth epiqendrės. Kėshtu mėsohet se nė fshatrat e Peshkopisė shumė shtėpi janė plasaritur, ndėrkohė qė tė tjera janė bėrė thuajse tė pabanueshme.
Dėme ka pasur nė Bulqizė, nė Shupenzė, Ostren, Zergan dhe Gollobordė, zona ku gjatė natės ka munguar edhe energjia elektrike.
Nė Tiranė lėkundja ėshtė ndjerė deri nė 5.4 ballė, ndėrkohė qė paniku ka mbėrthyer sidomos banorėt e kateve tė sipėrme tė pallateve.
shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tėrmeti nė Peshkopi, helikopterė me ndihma pėr banorėt :: Komentet

Mesazh prej Mon Sep 07, 2009 6:04 pm nga i persekutuari

fatmirsisht pa viktima

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Sep 07, 2009 11:45 pm nga lidabica

di Zoti hallet ,ishalla te sistemohen sa me pare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi