ILIRIADA PORTAL

Topi: Deputetėt tė ngrihen mbi interesat e partive, nuk ėshtė tradhti ndaj votuesve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07092009

Mesazh 

Topi: Deputetėt tė ngrihen mbi interesat e partive, nuk ėshtė tradhti ndaj votuesve




BLEDAR HOTI

Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, i bėn apel partive politike qė tė bashkėpunojnė nė Parlamentin e ri pėr hir tė interesave madhore tė integrimit evropian. Kreu i shtetit ka lėshuar dje njė apel publik nė adresė tė partive politike me rastin e fillimit tė punimeve parlamentare. Nė momentin kur PS-ja, partia mė e madhe e opozitės ka deklaruar se nuk do tė marrė pjesė nė Kuvend, kreu i shtetit ka lėshuar apele nė tė cilat lėnė tė nėnkuptojnė se ėshtė kundėr njė veprimi tė tillė. “Kauza euroatlantike dhe e ardhmja e vendit mund tė kėrkojnė qė, pėr interesa shumė tė rėndėsishme kombėtare, ju tė ngriheni mbi interesat e partive qė pėrfaqėsoni, por tė keni ndėrgjegjen e qetė se nuk keni tradhtuar interesat e qytetarėve qė ju kanė besuar tė ardhmen e tyre, duke kontribuar kėshtu edhe pėr rikthimin e besimit tė humbur te politika e politikanėt”, tha Topi nė mesazhin e tij. Duke iu drejtuar deputetėve, kreu i shtetit thekson se “Kuvendi i Shqipėrisė ėshtė tempulli kombėtar i debatit politik, ku ju duhet tė zhvilloni angazhimin qytetar dhe kushtetues pėr tė forcuar mė tej demokracinė parlamentare pluraliste, pėr tė ballafaquar politikisht vizionet, pėr tė ndarė publikisht pėrgjegjėsitė e respektin pozitė-opozitė, por sidomos pėr tė bashkėbiseduar me njerėzit me pėrgjegjėsinė e madhe politike, pėr t’u shėrbyer atyre nė katėr vjetėt e ardhshme”. Topi nė mesazhin e tij drejtuar Kuvendit, thekson se “Shqipėria nuk duhet tė humbasė asnjė rast drejt rrugės sė prosperitetit. Populli shqiptar pret me padurim njė tė ardhme akoma mė tė mirė. Sfidat, sikurse pėrgjegjėsitė, janė tė mėdha si nė angazhimet politiko-institucionale, ashtu edhe nė ato ndėrkombėtare”. “Sė bashku, duke iu larguar interesave tė ngushta, duke menduar si shtetarė tė pėrgjegjshėm, duhet tė punojmė qė Shqipėria tė mbyllė pėrfundimisht vitet e vėshtira tė tranzicionit politik dhe tė forcojė themelet e qėndrueshme tė njė shoqėrie demokratike ku liria, respekti ndaj vlerave e meritave, tė kthehen nė ēelėsin e suksesit dhe sigurinė pėr tė ardhmen e kėtij vendi. Vetėm vullneti i pėrbashkėt mund ta kthejė Kuvendin e Shqipėrisė nė njė terren debati profesional e konstruktiv dhe jo nė arenė beteje politike shterpė”, theksoi Presidenti.
Vlerėsimi pėr zgjedhjet
Kreu i shtetit pėr herė tė parė ka folur publikisht edhe pėr procesin e 28 qershorit, nga ku u formatua dhe Kuvendi i ri. Pėr vetė numrin njė tė shtetit shqiptar “mė 28 qershor, nė kėtė ditė tė shėnuar, qytetarėt e vendit tonė dėshmuan pėrgjegjėsi politike, pjekuri, menēuri tė admirueshme nėpėrmjet pjesėmarrjes sė lartė, e sidomos mėnyrės civile e demokratike tė sjelljes, me shpresėn e besimin se pėrfaqėsuesit nė Kuvendin e Shqipėrisė do tė mishėrojnė interesat e tyre dhe do tė luftojnė mė mirė pėr t’i mbrojtur ato”. “Duke i pėrgėzuar, shpreh edhe njė herė mirėnjohjen e thellė pėr gjithė popullin shqiptar, i cili 28 qershorin e memorizoi si ditėn e qytetarisė, tė denjė pėr njė vend anėtar tė NATO-s dhe kandidat pėr nė Bashkimin Evropian”, deklaroi Topi.
Sfida e Parlamentit
Nė mesazhin tij publik kreu i shtetit ka orientuar deputetėt e Kuvendit pėr punė e tyre nė katėr vitet e ardhshme pėr realizimin e reformave nė interes tė procesin tė integrimit euro-atlantik. Ato lidhen si “shpejtėsia integruese nė Bashkimin Evropian varet nga vazhdimi i reformave tė guximshme pėr shtetin ligjor, pėr barazinė e vėrtetė politike, pėr njė drejtėsi tė standardeve evropiane, pėr tė luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, pėr tė zgjidhur pėrfundimisht ēėshtjen e pronės, pėr tė pėrsosur institucionalisht ndarjen dhe respektin e ndėrsjellė tė pushteteve e pavarėsinė e tyre, pėr tė ndėrtuar ligje qė zgjidhin probleme nė mėnyrė tė drejtė, profesionale dhe efektive”. “Sigurimi i jetės sė qytetarėve, forcimi i rendit, arsimimi cilėsor i fėmijėve tanė, reformimi bashkėkohor i sistemit shėndetėsor, pėrballja me efektet negative tė krizės ekonomike globale dhe lufta kundėr varfėrisė janė disa nga betejat ligjore qė Kuvendi duhet tė fitojė gjatė mandatit tė tij. Kuvendi i Shqipėrisė ka nevojė pėr kontributin e menjėhershėm tė tė gjithė tė zgjedhurve politikė. Duke ju uruar suksese nė misionin tuaj fisnik, mbetem me besimin se Kuvendi i Ri i sapozgjedhur, do tė pėrmbushė me pėrgjegjėsi detyrimin e tij kushtetues, ligjor, kombėtar dhe qytetar nė shėrbim tė popullit shqiptar”, thekson Presidenti.
panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22558
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi