ILIRIADA PORTAL

Termetet dhe pallatizimet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08092009

Mesazh 

Termetet dhe pallatizimet




Nga Isidor Koti
E morem edhe nje leksion. Termeti qe ra para dy ditesh ne vendin tone ishte nje paralajmerim alarmant per te gjithe ne qytetaret shqiptare qe te nisim e te mesojme seriozisht se cfare mund te na ndodhe kur toka dhe kapriciot e saj na sulmojne per te na vene ne prove vetedijen. U befasuam kur e pame njeri-tjetrin te tmerruar brenda pak sekondave sa nga njeri cep i shtepise ne tjetrin. E me pas kerkonim te gjenim fajtoret, por me se pari lavdi Zotit qe shpetuam koken. Nese do te ishte edhe pak me e larta shkalla e termetit, me siguri qe do te binte edhe me rende ne ndergjegjen tone fatkeqesia dhe kambanat e qortimeve do te binin me fort ne te gjithe veshet e pergjegjshem. Por ky nuk eshte nje moment per te vene me shpatulla pas murit ca njerez qe kane pergjegjesine, sepse c'eshte bere s'kthehet me. Eshte koha per te analizuar me seriozisht situaten e ndertimeve pa kufi dhe rreziqeve qe ato sjellin si rezultat i mungeses se studimit ne nje pjese te mire te tyre te kriterit gjeologjik.

Mania e fitimit i ka nxitur shqiptaret te ndertojne pallate me shume kate ne dy dekadat e fundit. Ne kete prirje, shumica e syve kureshtare nuk parashohin asgje shqetesuese. Banoret i gezohen nje apartamenti te ri, mirepo nuk eshte keshtu per specialistet e gjeologjise, qe shohin pertej peizazhit dhe bilanceve ekonomike te castit. Trualli yne eshte pushtuar nga ndertimet me apo pa leje dhe sidomos nga pallatet me qindra banore. Normalisht, ky shkrim nuk ka lidhje me problematiken e rreziqeve natyrore qe u kanosen ketyre ndertimeve, vecse me ceshtje te menyres se ndertimit te tyre pa zbatuar ligjet e urbanistikes. Per kete shqetesim, pushtetaret, ndertuesit madje edhe vete banoret qe i kane bere hesapet per harxhime te shumefishta, kujtohen kur toka rreshket dhe shtepite e tyre vidhisen tutje. Keshtu ka ndodhur ne shume qytete te vendit dhe rastet jane te perseritura. Eshte ngritur perhere i njejti shqetesim dhe asnjehere nuk eshte vene dora ku dhemb plaga.

Ekspertet shprehen te alarmuar per sistemin e ndertimeve dhe urbanizimin e zonave,qe sipas tyre pas viteve '90, nuk jane kryer mbi bazen e hartave te rreziqeve sizmike dhe mikrozonimit sizmik. Mungesa e ketyre dy hartave eshte nje alarm per ndertimet ne Shqiperi. Ekspertet vleresojne se vendi yne hyn tek terrenet me aktivitet te dendur sizmik. Shqiperia, se bashku me Turqine, Greqine dhe Italine, gjithmone jane prekur nga termete te fuqishme, e perpos ketyre ne vazhdimesi toka jone regjistron lekundje. Gjithsesi aktivitetet e nentokes jane shume te veshtira per t'u parashikuar, e per pasoje nuk dihet se ku dhe kur mund te jete lekundja e radhes.

Pak kohe me pare sizmologet shqiptare lajmeruan se nje termet i nje shkalle mesatare mund te shkaktonte shume deme materiale dhe morale te banoret. Ata kane bere gjithmone apel se pallatet po ndertohen pa nje studim nga inxhinieret gjeologjike, per te vleresuar numrin e kateve dhe lekundjet e tokes. Mjaft pallate shumekatesh jane ndertuar pa studim gjeologjik te nentokes, proces qe ne shume vende eshte i detyrueshem. Injorimi i kesaj procedure mund te sjelle pasoja te paparashikueshme ne te ardhmen per shkak se shume zona ne vendin tone qendrojne mbi pllaken transversale te zones aktive sizmike. Studimet sizmike kane arritur ne perfundimin se ky brez ndodhet ne kapacitetin kufitar rezistues dhe qe me pas shoqerohet me lekundje sizmike qe mund te arrijne deri ne nente balle. Sigurisht qe ne brendesi te tokes levizjet e materialeve shkembore akumulojne deformime relative te shoqeruara me tensione (ndarje) te medha.

Tashme eshte e nevojshme te behet mikrozonimi i qyteteve, per te percaktuar me sakte kushtet gjeologo-inxhinierike dhe gjeoteknike te sheshit te ndertimit si dhe klasifikimin e truallit me Kodin Shqiptar te Projektimit.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24576
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi