ILIRIADA PORTAL

Shqipėria dyert e hapura drejt BE-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08092009

Mesazh 

Shqipėria dyert e hapura drejt BE-sė




Presidenca suedeze konfirmon miratimin e shpejtė tė kėrkesės sė Shqipėrisė pėr marrjen e statusit-kandidat pėr nė BE.

Presidenca suedeze ka konfirmuar vendosmėrinė e lidershipit evropian pėr ta kaluar procesin e afrimit tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor me BE-nė nė njė stad tė ri dhe tė pakthyeshėm. Gjatė samitit tė ministrave tė punėve tė Jashtme tė Unionit, u publikua njė deklaratė zyrtare ku u theksua se “Procesi i anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian duhet tė vazhdojė, ndėrsa Suedia, si kryesuese e radhės, do tė pėrpiqet, qė i gjithė Ballkani Perėndimor, tė futet nė njė fazė tė re tė afrimit me BE-nė”. Deklarata u bė dje nga zyrtarėt e lartė tė Bashkimit Evropian dhe tė Suedisė. “Dėshiroj qė Suedia tė jetė nė gjendje, qė gjatė kryesisė sė BE-sė, gjatė disa muajve tė ardhshėm, gjithė Ballkanin Perėndimor ta sjellė nė njė etapė tė re tė procesit pėr anėtarėsim nė BE”, tha ministri i Jashtėm suedez, Karl Bildt, tė shtunėn nė Stokholm, pas njė takimi tė ministrave tė jashtėm tė vendeve tė BE-sė. Pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr politikė tė jashtme dhe siguri, Javier Solana, tha dje se takimi i i ministrave tė jashtėm tė BE-sė, me vendet kandidate, Kroacinė, Maqedoninė dhe Turqinė ishte shumė i frytshėm, ndėrkohė mėsohet se ēėshtja e shqyrtimit tė kėrkesės sė Shqipėrisė pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat, ėshtė ēėshtje javėsh.
Bota Sot
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi