ILIRIADA PORTAL

Ish-tė pėrndjekurit, gati lista me 1 mijė persona pėr dėmshpėrblim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09092009

Mesazh 

Ish-tė pėrndjekurit, gati lista me 1 mijė persona pėr dėmshpėrblim




SONILA MESAREJA

Ministria e Drejtėsisė ka gati listėn me 1 mijė emra tė ish-tė pėrndjekurve politikė qė kanė kryer njė dėnim penal tė padrejtė dhe ndodhet nė tryezėn e ministrit Alibeaj pėr firmė. Kėta shtetas do tė jenė nė listėn e tretė tė pėrfituesve, e cila, qė nga ky institucion kalon pėr miratim nė Kėshillin e Ministrave dhe mė pas pėr tė vijuar procedurat nė Ministrinė e Financave. Fakti bėhet i ditur nga burime zyrtare pranė institucionit tė drejtėsisė, i cili merret drejtpėrdrejt me kėrkesat e pėrfituesve tė dėmshpėrblimeve pėr dėnimet e padrejta tė regjimit komunist, dhe mė pas listėn ia dėrgon pėr firmė mbledhjes sė qeverisė. Lista dhe njė memo qė e shoqėron kėtė listė i janė dėrguar ministrit tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, pėr firmė dhe brenda njė muaji ajo do tė dėrgohet nė Kėshillin e Ministrave pėr miratim. Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se kėsaj liste deri nė dorėzimin pėr miratim nė qeveri mund t’i shtohen emra tė tjerė pėrfituesish. Tashmė, me listėn qė pritet tė kalojė pėr miratim nga qeveria e re, numri i pėrfituesve tė dėmshpėrblimit financiar pėr dėnimet e regjimit komunist arrin deri nė 6 mijė persona. Lista e parė e pėrfituesve u miratua nga Kėshilli i Ministrave mė 30 dhjetor tė vitit tė kaluar, dhe nė tė kishte rreth 1400 pėrfitues tė dėmshpėrblimit financiar. Kėtij numri iu shtuan edhe ata tė listės sė dytė, qė u miratua disa muaj mė parė, nga e cila pėrfituan rreth 3.200 ish-tė pėrndjekur.



Dorėzimet

Afati pėr dorėzimin e kėrkesave me shkrim pėr pėrfitim tė dėmshpėrblimit financiar pėr dėnim tė padrejtė ka pėrfunduar mė 1 korrik tė kėtij viti. Pas kėsaj date, Ministria e Drejtėsisė nisi rakordimet me postėn. Ligji nr. 10111, datė 2.4.2009, pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 9831, datė 12.11.2007 “Pėr dėmshpėrblimin e ish-tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist” ka caktuar se afati i dorėzimit tė kėrkesave me shkrim pėr pėrfitimin e dėmshpėrblimit financiar, pėr dėnimin penal tė padrejtė nga ana e ish-tė dėnuarit apo familjarėve tė tij ka pėrfunduar nė datėn 01.07.2009. Kėrkesat e paraqitura pas kėsaj date nuk merren nė shqyrtim nga Ministria e Drejtėsisė. Deri mė 1 korrik nė protokollin e Ministrisė sė Drejtėsisė u regjistruan rreth 20 mijė kėrkesa tė personave qė pretendojnė tė pėrfitojnė dėmshpėrblimin financiar, pėr dėnimin penal tė padrejtė. Siē edhe parashikon ligji nr. 9831, datė 12.11.2007 “Pėr Dėmshpėrblimin e ish-tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist”, Ministria e Drejtėsisė kryen shqyrtimin e ēdo kėrkese, tė pėrcjellė nga ish-tė dėnuarit politikė, nėpėrmjet Postės Shqiptare sh.a. dhe Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.



Pėrfituesit



Ndryshimi i ligjit qė bėri Parlamenti ka bėrė tė mundur qė tė shtohen pėrfituesit me disa mijėra. Sipas ndryshimit nė ligj, pėrfitojnė dėmshpėrblim pasardhėsit, si vėllezėr dhe nipėrit e tė gjithė atyre qė janė pushkatuar apo qė kanė vuajtur nė kampet me gjemba. Ndryshimi i dytė ka tė bėjė me shtyrjen e afatit tė kėrkesave pėr tė kėrkuar dėmshpėrblim, tė cilat u shtynė deri mė 1 korrik tė kėtij viti. Tashmė, dorėzimet e kėrkesave prej 2 muajsh kanė pėrfunduar. Ligji rregullon dy situata problematike tė nxjerra nė pah nga zbatimi i ligjit bazė, si dėmshpėrblimi financiar i tė ekzekutuarve pa gjyq dhe dokumentacioni provues pėr tė internuarit nė kampe me rrethim me tela me gjemba. Pra, mjaft tė eliminuar gjatė regjimit qė s’kanė pasur pasardhės direkt, si kleri, pasardhėsit e tyre si vėllezėr, motra dhe nipėr do tė pėrfitojnė kėtė dėmshpėrblim. Pasi emri del nė listėn e miratuar nga Kėshilli i Ministrave vijohet me procedurat e tjera, atė tė hapjes sė numrit tė llogarisė nė bankat e pėrcaktuara nga Ministria e Financave, dorėzimi i dokumentacionit qė provon se pėrfituesi ėshtė trashėgimtari i ligjshėm i pėrfitimit tė dėmshpėrblimit dhe nė pėrfundim tė dorėzimit tė kėtij dokumentacioni nė institucionin pėrkatės, nė bazė tė renditjes, shuma e pėrfituar derdhet nė llogaritė e individėve qė pėrfitojnė.

Standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi