ILIRIADA PORTAL

Zyrtarizohet fraksioni i ri brenda PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11092009

Mesazh 

Zyrtarizohet fraksioni i ri brenda PS




Denis Dedej
Ne Partine Socialiste prej dites se sotme lind "Levizja per Mendimin Ndryshe". Kjo levizje njeh si themelues te saj deputete te partise me te madhe ne opozite, Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Kastriot Islami. Nismetaret e kesaj levizje jane te pozicionuar kunder vendimit te marre nga kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama. Nepermjet nje komunikimi me mediat, nje nga anetaret e kesaj levizje, Arben Malaj, beri te ditur se "Levizja per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste", ka ne thelbin e saj modernizimin e Partise Socialiste. Sipas tij, momenti i pare eshte nje opozite brenda institucioneve, qe ne thelbin e saj do te thote edhe jo bojkotit. "Sot do te kemi nje takim me publikun, per te qartesuar te gjitha angazhimet qe do te kete kjo levizje, e cila nuk eshte nje levizje e personalizuar, por eshte nje pergjegjesi qe duhet maksimizuar, si Partia Socialiste duhet te plotesoje misionin e saj ne opozite, si duhet te vazhdoje kontributet modernizuese ne politiken shqiptare. Dhe duke filluar nga momenti i pare, qe eshte pikerisht nje opozite e forte brenda institucioneve te shtetit shqiptar dhe nje bojkot i qarte ndaj bojkotit te saponisur nga Partia Socialiste", shpjegoi arsyen e nismes "Levizja per Mendimin Ndryshe", Arben Malaj. Per sa i perket qendrimit per marredheniet me Parlamentin, anetari i Kryesise socialiste, beson se do te mund te kishin nje mundesi te plote, te benim nje opozite te plote, per qeverine e krijuar pikerisht ne Parlament, aty ku kane dhe mandatin e tyre. "Sapo te na jepet kjo mundesi, kjo opozite do te jete e plote, e qarte per te gjitha risqet dhe per te gjitha defektet qe kjo qeveri, mund te sjelle ne qeverisjen shqiptare", perfundoi fjalen e tij, deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj. Ky i fundit, pak kohe me pare dha doreheqjen nga kandidimi per postin e kryetarit te Partise Socialiste. Per kete vendim, ai kritikoi garen e pabarabarte qe po zhvillohet ne partine me te madhe, ne opozite. Nje pike tjeter, e kundershtimit te tij eshte edhe rikandidimi i zotit Rama ne krye te selise roze, gje qe sipas Malajt, nuk eshte e moralshme, pasi kryetari do te mbaje pergjegjesite e tij per humbjen. Kohet e fundit ka pasur debate te ndryshme dhe mosperputhje te qendrimeve me kryetarin ne detyre te socialisteve, Edi Rama. Nje nga pikat kryesore, ka te beje me marredhenien qe ka kushtezuar deputetet socialiste, me Parlamentin. Bojkotimi i Parlamentit dhe mosnjohja e zgjedhjeve, si nisme e mbrojtur nga kryetari socialist, ne detyre, Edi Rama, nuk ka gjetur perkrahjen e socialisteve, ne te gjitha nivelet e strukturave te partise. Prandaj, zyrtaret e larte te Partise Socialiste, te cilet kane nje mendim ndryshe nga ai kryetarit ne detyre te socialisteve, Edi Rama, do te mblidhen diten e sotme, bashke me socialistet e thjeshte ne ambientet e Akademise se Arteve. Mbledhja do te zhvillohet rreth ores 18:00 ne keto ambiente, ku do te sqarohet per socialistet, te te gjitha kategorive qe do te marrin pjese ne kete bashkebisedim, qendrimi i "Levizjes se Mendimit Ndryshe", fraksion tashme i konturuar brenda Partise Socialiste.

Blushi: "Qellimi yne, reforme brenda PS"

Nje tjeter zyrtar i larte dhe shume i rendesishem ne Partine Socialiste, Ben Blushi, sqaroi dy dite me pare se, ky proces qe do te vijoje prej dites se sotme, vijon per shkak te deformimeve te Kongresit te fundit dhe nevojen, per t'u konsultuar me anetaresine e Partise Socialiste, per disa ndryshime ne statut. "Luftojme per nje reforme brenda Partise Socialiste. Ka shume arsye per t'u konsultuar me socialiste, te cilet mendojne si ne", sqaroi objektivin e mbledhjes se mbeshtetesve te tij, Ben Blushi. Ai shprehu bindjen se numri i atyre qe mendojne se nuk ka arsye qe Partia Socialiste te dale nga Parlamenti dhe ka shume me shume arsye qe Partia Socialiste te reformohet dhe te ndryshoje, per te ardhur ne pushtet, do te shtohet. Ne te njejten kohe, prej dy ditesh kryetari ne detyre i Partise Socialiste, ka nisur takimet e tij ne baze dhe me ane te mbeshtetesve te tij, po u sqaron bazes pse ndodhi bojkoti i Parlamentit. Nga ana tjeter, Blushi, mohoi se kjo nisme politike qe po ndermerr, te jete anti-fushate ndaj Rames.
koha jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22723
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi