ILIRIADA PORTAL

Blushi: Shqipėria rrezikon tė mbetet pa opozitė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12092009

Mesazh 

Blushi: Shqipėria rrezikon tė mbetet pa opozitė




Tiranė – Kundėrshtarėt e Edi Ramės nė Partinė Socialiste, Arben Malaj dhe Ben Blushi kanė nisur “betejėn” e tyre kundėr bojkotit tė Parlamentit, njė vendim i marrė nga kryetari nė detyrė.Gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Akademinė e Arteve nė Tiranė, Malaj dhe Blushi nisėn lėvizjen e tyre pėr mendim ndryshe.

“Ne jemi ketu sonte sepse Shqipėria rrezikon tė mbetet pa opozitė. Shqipėria ka tė paktėn dy muaj qė pret qė PS t’i thotė tė vėrtetėn, por e vėrteta pėr fat tė keq, jo vetėm qė ėshtė mohuar por edhe ėshtė fshehur. PS po zgjedh njė kryetar por nuk ndryshon, PS po bojkoton por nuk po lufton, PS po i ikėn betejės dhe njė ushtri qė braktis frontin i largohet cdo minutė fitores”, tha Blushi para mbėshtetėsve.

Ai shtoi se Edi Rama, tashmė pėrbėn rrezik pėr Partinė Socialiste dhe jo mė pėr Sali Berishėn. “Nuk ka shėrbim mė tė mirė qė PS mund t’i bėnte Berishės dhe tė djathtės, vecse duke mos luftuar. Nuk ka qeveri qė nuk do donte tė mos kishte opozitė. Disa ditė mė pas qeveria do vijė nė parlament dhe aty prapė nuk do ketė opozitė, nuk do ketė opozitarė qė tė thonė se kjo qeveri nuk ka shans pėr reforma. Opozita nuk ėshtė nė parlament por mblidhet nė salla qytetesh duke u pėrpjekur tė kuptojė se ku ndryshon Edi Rama nga Edi Rama”, theksoi Blushi.

Ndėrsa deputeti Arben Malaj tha se zhvillimet nė Partinė Socialiste pas zgjedhjeve janė akoma mė shqetesuese. “Partia Socialiste ka filluar tė cenojė rėndė disa parime jetike pėr suksesin e saj politik. Demokracia e brendshme ėshtė cenuar dhe deformuar rėndė. Aktivitetet partiake janė bėrė mė tė mbyllura, mbledhjet nė forume mė tė tensionuara, solidariteti njerėzorė ėshtė zėvendėsuar me servilizmin solidarė”, theksoi Malaj.

Sipas Malajt, sa mė gjatė tė qėndrohet jashtė institucioneve aq mė pak mundėsi do tė ketė pėr t’u pėrqėndruar tek zgjedhjet e ardhshme vendore. “Ne nuk jemi kėtu thjesht pėr njė mendim ndryshe, ne nuk synojmė zėvendėsimin e Ramės me nje model po Rama, jemi pėrballė jush pėr njė vizion ndryshe, pėr njė strategji ndryshe, se si sa mė parė tė mund tė bėhemi tė suksesshėm politikisht. Ne duhet te pėrballemi nė parlament dhe nė institucione me maxhorancėn, ne duhet ta mundim publikisht kėtė maxhorancė ballėpėrballė dhe jo me deklarata nė distancė”, vijoi anėtari i kryesisė sė selisė rozė.

Malaj shtoi se Partia Socialiste duhet tė ndalė bojkotin dhe tė kthehet nė parlament.
start
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24576
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi