ILIRIADA PORTAL

“Burimet nga turma” dhe tallja me Prokurorinė e Pėrgjithshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12092009

Mesazh 

“Burimet nga turma” dhe tallja me Prokurorinė e Pėrgjithshme




Dy ditė mė parė, ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu shumė i kujdesshėm, zbuloi ekzistencėn e mundshme tė njė prove pėr dosjen Gėrdeci. Nė njė intervistė tė tijėn te “Alsat” TV, Mediu saktėsisht u shpreh nė ligjėratė tė drejtė se, “Ē’mund tė them unė pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm i cili nuk vlerėson njė material konfidencial i ardhur nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė i cili thotė se janė vendosur 2 mina me sahat nė Gėrdec”.
Mė tej Mediu, duke mos “i vėnė vulėn” ekzistencės sė kėsaj prove tė mundshme, brenda kujdesit pėr tė mos abuzuar nuk linte pa shprehur dyshimet e tij, pėr faktin se “njė material i cili mund tė qėndrojė edhe tė mos qėndrojė”, por qė gjithsesi sipas tij, “nė fund ėshtė njė material bazė i cili duhet t’i bėjė njerėzit tė gjykojnė realisht pėr atė qė nuk ėshtė interesi i Fatmir Mediut, por interesi i sigurisė sė kėtij vendi”.
E pra, deklaratat e mėsipėrme dhe tė tjera, janė bėrė nga Fatmir Mediu dhe kush nuk ka pasur mundėsi ti dėgjojė e ti shohė me zė e me figurė, tė artikuluara nga ish-Ministri i Mbrojtjes te “Alsat” TV, i lexoi dje nėpėr gazeta dhe nuk kishte dyshime se ato ishin shqiptuar nė ligjėratė tė drejtė, prej Mediut, pėr faktin e thjeshtė nė dukje se ato ishin vendosur mes thonjėzave (“...”).
Por ē’ndodhi po dje, pasi titujt “bombastik” tė gazetave kishin “goditur” ata qė nuk kishin mundur tė dėgjonin Fatmir Mediun nė intervistėn e tij te “Alsat” TV.
Nėpėr televizione tė njohura pėr “dashamirėsinė” e tyre pėr Fatmir Mediun, nė masėn e “dashamirėsisė” pėr Maqo Lakrorin, thuajse nė tė njėjtėn kohė (nė edicionet e tyre tė lajmeve midis orės 15.00 dhe 16.00), “rrėzonin” pa zėrin dhe pa figurėn e askujt nga Prokuroria e Pėrgjithshme, apo Prokuroria e Tiranės, deklaratat e Fatmir Mediut.
Saktėsisht, ajo qė ndodhi dje midis orės 15.00 dhe 16.00 dhe qė natyrisht vazhdoi edhe nė tė gjitha edicionet e radhės tė tė njėjtėve televizione, ishte as mė shumė e as mė pak, “kundėrshtimi” i zėrit dhe i figurės sė Fatmir Mediut, nga “zėri” dhe “hija” e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, por qė diku shfaqej me tė njėjta pamje arkivore, tė cilat prej 15 marsit 2008 bėjnė tė njėjtėn xhiro nėpėr tė njėjtat televizione dhe diku shfaqej me zėra gazetarėsh. Edhe sot, gjithsesi ato deklarata nėpėr gazeta, nė shkrimet e mundshme pėr kėtė “argument”, nuk do tė mund tė jenė tė futura nė thonjėza (“...”).
Pse?!
Sepse, me aq sa dėgjuam dje nėpėr kėto televizione tė njėjta, nuk pamė me figurė dhe nuk dėgjuam me zė “tė kundėrshtonin” Fatmir Mediun, ish-Ministrin e Mbrojtjes, qoftė Ina Ramėn, Prokuroren e Pėrgjithshme, apo qoftė ndonjė nga prokurorėt e dosjes “Gėrdeci”, qė tė besojmė se “kundėrshtitė” e televizioneve janė bindėse. Pėr “forcė zakoni” apo “pėr traditė”, ndėrsa pritet qė gazetat sot tė ēahen me “nxirjen” e faqeve tė tyre, nga “zbardhjet” e kronikave tė djeshme tė televizioneve, e sigurt, qė nuk do tė kemi fraza nė thonjėza (“...”), qė tė besojmė qė “kundėrshtimin” me zė e figurė tė deklarimeve tė Fatmir Mediut, ish-Ministri i Mbrojtjes, ta kenė bėrė qoftė Ina Ramėn, Prokuroja e Pėrgjithshme, apo qoftė nga prokurorėt e dosjes “Gėrdeci”, pėr faktin e thjeshtė dhe banal se askush nuk i pa dhe dėgjoi ata dje me zė e figurė nėpėr televizione qė ti shoh sot “tė konvertuar” mes thonjėzash (“...”) nėpėr faqe gazetash.
Po atėherė kush foli dje realisht, aq sa disa televizione tė sajonin kronika pėr tė hapur edicionet e tyre tė lajmeve?
Askush nuk foli.
Mė saktė folėn “burimet nga turma”.
Fraza “burimet nga turma”, ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė vitin 1997, nga njė korrespodente e mediave nė Vlorė, e cila raportonte se “burimet nga turma, bėjnė tė ditur se SHIK-u, do tė ndėrhyjė me forcė pėr tė nxjerrė studentėt grevistė tė Universitetit tė Vlorės”.
Pas kėsaj ndodhi ajo qė dihet, turmat e motivuara nga “burimet nga turma”, rrethuan dhe sulmuan degėn e SHIK-ut nė Vlorė, ku pėrgjakėn deri nė kufijtė e vrasjes efektivė tė kėtij shėrbimi.
Duket terminologjia “burimet nga turma” ėshtė zhvendosur nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, kur “turmat” e kėtij organi qendror tė akuzės, mė e pakta veprojnė si burrecė, duke dezinformuar nė mėnyrėn mė tė ulėt dhe mė tė shėmtuar nėpėrmjet keqpėrdorimit tė disa televizioneve dhe mė e shumta kėto “turma” apo “burime nga turma” ka dhėnė nė pėrdorim (as me qira jo), frazėn “burime konfidenciale, qė nuk duan tė identifikohen tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme deklaruan se...”, dhe kaq duhet qė tė njėjtat televizione tė shpėrndajnė lajme pa zė e pa figurė, tė gatuara nė tė njėjtėn kuzhinė.
Ēfarė i ngelet Prokurorisė sė Pėrgjithshme pas kėsaj?!
Natyrisht asgjė...!
Nuk ėshtė ēudi, qė sot, nesėr e mandej, tė dėgjojmė versionin “remix”, tė anekdotės qė u pėrhap, pas hapjes sė “hetimeve” tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme, pėr tė gjetur se kush e shpėrndau dosjen “Gėrdeci”, nėpėr gazeta.
E pra, kur “turma” tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, bridhnin redaksi mė redaksi, gjatė xhiros “ekskluzive” qė dosja “Gėrdeci” bėnte gazetė mė gazetė, pėr tė gjetur “burimin nga turma” qė ju kishte dhėnė dosjen pėr botim gazetave, njė kryeredaktor gazete, “interesimit” tė prokurorit “se ku e gjeti dosjen ‘Gėrdeci’ qė botonte nė gazetėn e tij”, iu pėrgjigj, “nė njė kosh plehrash”.
Ndoshta dje jo, por sot, qoftė Ina Rama, Prokurorja e Pėrgjithshme, apo qoftė prokurorėt e dosjes “Gėrdeci”, duhet tė dalin, sigurish me zė dhe figurė, e tė deklarojnė se ai lajm pa zė e pa figurė qė “kundėrshtonte” deklaratat e Fatmir Mediut, ish-Ministrit tė Mbrojtjes, qė u transmetua dje nė disa televizione, ishte gjetur sėrish nė njė kosh plehrash, ndryshe do tė na duhet tė besojmė se vėrtet dosja “Gėrdeci” ka pėrfunduar nė njė kosh plehrash, plehra tė cilat “riciklohen” nga “turma” nė Prokurorinė e Pėrgjithshme apo nė media...
55
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24171
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi