ILIRIADA PORTAL

Peza, aty ky argetimi nuk njeh kufij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17092009

Mesazh 

Peza, aty ky argetimi nuk njeh kufij




Sonila Isaku
Makina, autobuze dhe njerez qe ecin me kembe te tregojne rrugen per ne Peze, ne vendin ku behet festa. Te gjithe, te organizuar me ate menyren e tyre i drejtohen vendit per te lapidari, aty ku argetimi premtohej te vazhdonte deri agimin e sotem. Policia te udhezon se ku duhet te shkosh, por edhe se ku te parkosh makinen. E ndersa zbret nga makina shikon nje are te ciles i eshte prishur jonxha vetem e vetem per t'u bere parking ne kete dite feste, ndersa pronari i saj nuk nguron te kerkoje 200 lekeshin. Grupet e njerezve te tregojne se ku behet festa e ndersa skena behet gati per kengetaret, duket sikur pezaket por edhe te ardhurit nga kryeqyteti mbijne si kerpudhat pas shiut. E ndersa drejtohesh per tek qendra e fshatit sheh se jo vetem qe aty paska jete, porse njerezit qenkan aq te "ngrehur", a thua se Peza na qenka fshati me i zhvilluar qe na kane pare syte. Qindra te rinj, e sidomos te reja, kane "punuar" nje vit rresht me look-un e tyre, qe me 16 shtator te duken aq bukur. Dhe, me aq sa kane pasur mundesi, ia kane arritur. Fustane me tyle gjithfarelloj ngjyre, xixa qe nuk merret vesh ku nisin e ku mbarojne, dhe nje tualet i rende ne fytyre, deshmon se pervjetori i konferences se Pezes nuk mund te kaloje pa u vene re nga pezaket.

Koncerti

Skena ka perfunduar se rregulluari dhe nje mbishkrim i madh "Peza on dhe rock" te tregon se aty do te behet nje feste e vertete, nje feste qe nuk dihet se ku do ta kete fundin. Por, atmosfera deri ne oret e vona te nates duket se eshte shume e vaket, ndersa te gjithe kane menduar se ajo do te ndizej me grupet e rrokut dhe pas ore te para te mengjesit. Ndersa te gjithe familjaret kane pritur me padurim koncertin, ndersa kohen e kane kaluar duke bere xhiro verdalle ne Peze, deri sa t'u vinte radha kengetareve tane, nder me populloret. Dhe radha erdhi.

Festimet ne Peze nisen rreth ores 18:00 ne nje skene gjigante prej 200 meter katrore te mbuluar, ku kengetare te muzikes se lehte, turbo folk e pop kane interpretuar kenge te ndryshme per te gjithe te pranishmit. Kengetaret si Arjela Krasniqi, Mariza Ikonomi, "Produkt 28", Stine, Rosela Gjylbegu dhe Rezarta Skurta kane performuar per publikun, per disa ore, duke i argetuar sa te mundeshin spektatoret dhe me nga nje "tufe" kengesh secili. Me pas kane qene grupet e rrokut te cilet me ritmin e tyre e kane ndezur atmosferen ne Peze.

Masat

Si ne cdo vit tjeter, Bashkia e Tiranes kishte marre masat per transportin e qytetareve falas dhe prane Korpusit Universitar, autobuset jane nisur ne drejtim te Pezes. Ne te vertete, ne drejtim te Pezes moren rrugen autobuset e linjes se Unazes, te vene ne dispozicion posacerisht per pjesemarresit ne koncert, duke transportuar mjaft banore edhe nga periferite e tjera te Tiranes. Me se shumti, ata i perkisnin moshave te reja, ndersa veteranet, mund te numeroheshin me gishta.

"Peza on the Rock", eshte nje veprimtari e pervitshme ne kujtim te 16 shtatorit, dite kur u be konferenca antifashiste. Te pakten per nje here ne vit, Peza ndodhet ne statusin e "kryeqytetit", per shkak se e gjithe vemendja eshte drejtuar nga ky fshat. Shkelqimi i kesaj feste vjen duke u zbehur per nga simbolika, por jo per nga pjesemarrja plot zell e te rinjve.

Xhevati: Ne kohen e diktatures kishte nje organizim te mire

I vetem qendron poshte nje peme dhe kerkon te shohe dicka andej nga skena, nepermjet kokave te njerezve. Duket se nuk eshte shume i kenaqur me ate cfare po jepet, por mendon se me kalimin e oreve do te kete me shume organizim, ashtu sikurse edhe vite me perpara kur ccdo gje kishte vendin e vet. Keshtu mendon Xhevat Qefalia i cili eshte rikthyer ne Festen e Pezes pas disa viteve. "Dajat e mi jane nga Peza dhe para 20 viteve vija gjithmone per feste, por atehere ka qene shume bukur. Cdo gje ka qene e organizuar bukur, gjithsecili kishte nje vend ku do te shihte ate cka ishte pergatitur, ndersa keto pergatitje fillonin per muaj e muaj me radhe" tregon per gazeten "Koha Jone", Xhevat Qefalia. Kete vit, 65 vjecari ka vendosur te rikthehet i vetem ne fshatin e dajave te vet per te pare se cfare ka ndryshuar me festen, me menyren e organizimit te saj. E njeh shume mire historine e Konferences se Pezes dhe mundohet qe t'ua percoje edhe femijeve te tij, megjithate, prezenca e tij ne ate koncert rok-u ku pjesa derrmuese e pjesemarresve jane te rinj dhe femije, nuk ka te beje me kete fakt. Me se shumti, nata e 16 shtatorit, eshte nje nate ku mund te kalohet bukur, e per me teper, krejt ndryshe nga te gjitha ditet e tjera te vitit. Xhevat Qefalia tregon se ne ate zone nuk zhvillohet asgje tjeter dhe se do ishte mire qe Peza mos te ishte "viktime" e harreses se te gjitheve. "Ketu infrastruktura eshte shume e dobet, as rruge nuk ka. Do ishte mire qe te behej dicka per Pezen, e cila lidhet me nje pjese te historise", perfundon Xhevati. E ndersa, kerkon qe gjerat te ndryshojne perseri kujton me entuziazem vitet e meparshme kur cdo gje ishte e organizuar.

Banoret harrojne konferencen e para 67 viteve per nje feste

Turma njerezish qe ecin te gjithe drejt nje destinacioni te caktuar. Nese i pyet banoret e Pezes pse po mblidhen ne koncertin e madh, veshtire qe pergjigja e tyre te lidhet sado pak me simboliken qe ka kjo dite. Te gjithe tregojne me sinqeritet se "ky eshte aktiviteti i vetem qe ndodh ne vit, dhe fale Zotit qe ekziston edhe ky". Jo vetem pezaket e brishta qe e shohin 16 shtatorin si diten e vetme ku mund te nxjerrin ne pah bukurine dhe elegancen e tyre, por edhe te moshuarit e pohojne kete fakt. Edhe nese te sinqertet e Pezes nuk do ta pohonin arsyen e vertete te pjesemarrjes ne koncertin e madh, ajo duket sheshit. Nena te reja kane marre foshnjat ne krah ndersa kembet gati sa nuk u thyhen nga takat shume te larta. Kostumet prej atllasi, te kombinuara me kepuce domosdoshmerisht lustrafini, per te mos prishur uniformitetin e veshjes, shkelqejne disa metra larg. Edhe pse nata ka rene me kohe, ne fshat. Ajo eshte nje feste dhe duhet shijuar. Te gjitheve u lexohet kjo shprehje ne sy. Ne oren 19, te dates 16 shtator, veshtire te gjesh ndonje shtepi qe nuk eshte kycur ne Peze. Dhe me te drejte, asnje prej banoreve te ketij fshati nuk mund ta lere kete rast t'u shkase nga duart, pa takuar pak njerezi, pa shkembyer veshtrime romantike, nen tingujt muzikes, ndersa per sa i perket Konferences se Pezes ajo tashme eshte harruar, ka ikur me vitet.



Kengetaret pjesemarres

Arjela Krasniqi

Mariza Ikonomi

"Produkt 28"

"Stine"

Rosela Gjylbegu

Rezarta Skurta

koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24291
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Peza, aty ky argetimi nuk njeh kufij :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Sep 17, 2009 11:07 am nga ad

Konferenca e Pezes shenoi hedhjen e themeleve te diktatures komuniste ose e thene ndryshe, shenoi inagurimin e fillimit te venies ne zbatim te planit makaber per shfarosjen e mijera shqiptareve te pafajshem por qe i perkisnin ideve te tjera politike. Konferenca e pezes shenoi paralajmerimin e luftes civile qe do te ndodhte ne fund te 44. Pra nuk kuptoj se ēfare festojne kta te rinj apo te vjeter atje, a kane aresye te ndjehen krenare per kete dite te zeze ne historine kombetare?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi