ILIRIADA PORTAL

Rrezohet vagoni, plagoset minatori ne Bulqize

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17092009

Mesazh 

Rrezohet vagoni, plagoset minatori ne Bulqize




Bulqize-Aksidentet ne pune ne minierat e vendit regjistrojne incidentin e radhes. Nje minator i minieres se Bulqizes, ka marre plage te renda ne trup, pas rrezimit te nje vagoni te mbushur me krom. Ngjarja ka ndodhur ne nje nga galerite e minieres se Bulqizes, kur vagoni me mineral, eshte rrezuar dhe ka zene poshte kemben e minatorit Rasim Suroci, 33 vjec. Ai punonte ne nje nga galerite e menaxhuara nga firma ruso-austriake dhe nga nje pakujdesi e vogel gjate shtyrjes se vagonit, eshte permbysur dhe gjithe ngarkesa e mineralit i ka rene ne njeren kembe. Mesohet se demtimet qe ka pesuar 33-vjecari kane qene te medha, por pa rrezik per jeten. Koleget e minatorit, kane shkuar menjehere ne vendin e aksidentit dhe jane munduar te nxjerrin shokun e tyre, nga ngarkesa e mineralit qe e kishte zene. Njekohesisht eshte lajmeruar dhe policia se bashku me sherbimin e urgjences se qytetit te Bulqizes. Nje ekip mjekesor ka mberritur menjehere dhe pasi i eshte dhene ndihma e pare, minatori i plagosur eshte derguar ne spital, ku mesohet se gjendja e tij eshte permiresuar. Aksidentet e ndodhura ne galerite e minierave ne vend, jane shtuar se tepermi vitet e fundit. Vetem ne minieren e Bulqizes, jane regjistruar gjate 3 viteve te fundit, 14 minatore te vdekur. Minatoret fajesojne drejtuesit e firmave, per kushtet e renda te punes dhe mungesen e masave te sigurise per jeten e tyre. Ne kete zone numerohen rreth 60 firma te ndryshme private, qe germojne ne stoqet e mineralit per te gjetur krom. Por ka edhe nga minatore qe punojne privatisht, per te nxjerre buken e gojes.
koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24466
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi